Ja, dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në dyer



Ja, dhjetë ditët e fundit të Ramazanit në dyer, këto janë fundi i Ramazanit, janë ajka e tij, dhe kurora e tij, e si ti presim këto ditë?!

Pejgamberi s.a.v.s. i veçonte këto ditë me disa punë.

Në koleksionin e Buhariut dhe Muslimit transmetohet hadithi i Ajshes r.h. që thotë: "Pejgamberi s.a.v.s. kur hynte në dhjetë ditshin e fundit u izolonte nga gratë e tij, e gjallëronte natën, dhe e zgjonte familjen". Gjithashtu tek Buhariu dhe Muslimi transmetohet se: "Pejgamberi s.a.v.s. në dhjetë ditshin e fundit hynte në I'tikaf, kështu vazhdoi derisa vdiq". Ndërsa tek koleksioni i Muslimit transmetohet se: Në ditët e fundit të Ramazanit, Pejgamberi s.a.v.s. sakrifikonte shumë sa nuk sakrifikonte jashtë tyre. Gjithashtu në dy koleksionet e vërteta nga Ebu Hurejreja transmetohet të ketë thënë: "E ka ndaluar Pejgamberi s.a.v.s. të vazhduarit në agjërim (dy ose më shumë ditë agjërim pa ndërpre), i tha një njeri: ti po i vazhdon o Pejgamber i Zotit? Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: Ju nuk jeni sikur unë, unë e kalojë natën tek Zoti im, Ai më ushqen mua dhe ma shuan etjen".

Nga këto hadithe shohim se Pejgamberi s.a.v.s. sakrifikonte me disa punë:

E para: I zgjonte familjen e tij - këtë e bënte nga mëshira e tij që të mos i humbë familjes së tij kjo e mirë e madhe që gjendet në dhjetë ditët e fundit.

E dyta: E gjallëronte natën e tij - kur vinte Ramazani Pejgamberi s.a.v.s. flinte por edhe u falte natën, ndërsa në dhjetë ditshin e fundit u falte tërë natën ose shumicën e saj. Transmetohet nga Ebu Dherri të ketë thënë: "Agjëronim me Pejgamberin s.a.v.s. dhe nuk na falte namazin e natës derisa erdhën shtatë netët e fundit, kur erdhëm në shtatë netët na falte namazin derisa vinte pjesa e tretë e natës, pastaj kështu vazhdonte ... në natën e tretë (të parafundit) e zgjojë edhe familjen e tij dhe i tuboi njerëzit dhe na i fali namazin e natës derisa u frikuam se po ik shpëtimi. Thash: Çfarë është shpëtimi? Tha: syfyri".

E treta: Largohej nga familja - Sufjan E-thewri thotë: "d.m.th. u largonte nga kontaktet intime me bashkëshortet e tij".

E katërta: I'tikafi - "Itikafi është qëndrimi në xhami me nijet që të madhërohet e të adhurohet Allahu".

E pesta: Të vazhduarit - d.m.th. Pejgamberi s.a.v.s. ndonjëherë vazhdonte agjërimin e tij pa ngrënë dhe pa pirë dy e më shumë ditë, e cila është nga veçoritë speciale vetëm për të. "Në dy koleksionet e vërteta transmetohet nga Ibni Omer se Pejgamberi s.a.v.s. vazhdonte agjërimin e tij në Ramazan dhe vazhduan në këtë mënyrë edhe njerëzit, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. i ndaloi ata. Ata i thanë: ti po e vazhdon o i Dërguar i Zotit?! Pejgamberi s.a.v.s. u tha: Unë nuk jam sikur ju, ushqehem dhe më shuhet etja. Ndërsa në transmetimin e Ebu Hurejres: Ju nuk jeni sikur unë, unë e kalojë natën tek Zoti im, Ai më ushqen mua dhe ma shuan etjen". Nga këto hadithe kuptojmë se Pejgamberi s.a.v.s. e vazhdonte agjërimin me ditë të tëra, gjithashtu kuptojmë edhe dëshirën e madhe të shokëve të tij për ta pasuar atë. Ndërsa tek fjala "më ushqen Zoti im dhe ma shuan etjen", është për qëllim ushqimi i tij me dituri, dhe zemra e tij të mbushet me gëzim e mbështetje tek Zoti i tij dhe afërsia e tij ndaj Zotit të tij, mbushja e zemrës me dashuri ndaj Krijuesit, dhe vazhdueshmëria në kësi gjendje është ushqimi i zemrës, kënaqësi e shpirtit e cila është ushqimi më i madh dhe më i dobishëm sesa edhe vet ushqimi i trupit i cili ndodhë në pjesë të caktuar të kohës. Këtë mund ta vëren çdo njëri që ka provuar këtë ushqim të zemrës e shpirtit ...!

A e shihni Pejgamberi s.a.v.s. pse e vazhdonte agjërimin e tij?!!

Ai kërkon shkëlqimin e një nate, një natë të ndritshme, natën e Kadrit, natën e shpalljes së Kur'anit, nata e cila është më e mirë se një mijë muaj.

Po, ajo është nata e Kadrit, në të cilën kush falët dhe lutët me besim dhe vetëllogaritje do ti falën mëkatet e kaluara, siç ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejres: "Ajo është nata e Kadrit nëse tu mundësohet për lutje e falje në të, tu llogaritet se ke adhuruar Allahun xh.sh. më shumë se 83 vjet".

Ajo është nata e Kadrit; nata e lirimit dhe salltanetit, nata e shërbimit dhe kërkimeve, nata e afrimit dhe solidaritetit.

Ah, mjerë për ne, nëse na ikë kjo natë!

E si mos të jetë i mjerë atij që i humbë falja e mëkateve, atij që i humbë adhurimi i më shumë se tetëdhjetë e tri vjet, vërtet atij që i humb kjo natë është i humbur dhe i larguar nga mëshira e Allahut xh.sh. Transmetohet nga Ibn Maxhe të ketë thënë: "Vërtet në këtë muaj është një natë më e vlefshme se një mijë mua, kujt i humb kjo natë, veç i ka humbur e tërë e mira, e nuk i humb kjo natë përveç të humburit. Kjo është nata e Kadrit për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i nxiste shokët e tij që ta arrijnë atë".

Vëllezër dhe motra të nderuar:

Arritja e natës së Kadrit, pasha Zotin, është lehtë, për atë që Allahu ia ka lehtësuar, nuk kërkohet gjë tjetër përveç që të sakrifikosh nga vetja dhjetë ditët e fundit, me namaz nate e lutje, etj.. Dhe do ta arrish me lejen e Allahut xh.sh..

Të falurit natën është rruga e të sinqertëve, shenja e të devotshmëve, kurora e asketëve, sa e sa ajete dhe hadithe janë që flasin për mirësinë e namazit të natës, por nëse kjo ndodhë në Ramazan? E posaçërisht në dhjetë ditët e fundit, atëherë kur është edhe nata e Kadrit?!!

Vërtet ka humbur shumë ai që i humbë kjo natë, a nuk posedojmë interesim që të garojmë me pasuesit e shokëve të Pejgamberit s.a.v.s. siç është Hasani e Fudajli e Sufjani e shumë të tjerë ?!!!

A nuk posedojmë interesim siç kishin Tabiinët, të cilët u falnin aq shumë derisa u endeshin këmbët e tyre dhe thoshin: "Për Allahun, do të garojmë edhe me shokët e Muhammedit s.a.v.s. derisa ta dinë se kanë lënë pasardhës burra".

Ah, të ngratët ne, po ti shihnim burrat e gjeneratave të para të cilët e lanë ëmbëlsinë e gjumit dhe fituan natën e Kadrit, e tani ata në varret e tyre begatohen, e nesër me hyrijat e xhenetit do martohen, e në xhennetet e Allahut përgjithmonë do të qëndrojnë e do gëzohen.

Ah, nëse i sheh ata që lanë namazin e natës, në varret e tyre janë mes mjerimit dhe ankthit.

O rob i Allahut, le krevatin, sepse nesër do ta kesh përpara (do banosh në varr).

O rob i Allahut, nëse doni të arrini kënaqësinë, lëreni butësinë e jastëkut.

O gjumërëndë, a nuk po ke kujdes, xheneti mbi ty është zbukuruar, e zjarri nën ty është ndezur, e varri afër teje po hapet, e ndoshta edhe qefini është bërë gati.

O rob i Allahut, para teje është xhevahiri e kristali, nata e Kadrit, pse humbë kohë në këtë botë?!! O ti që fle shumë, nxito para se të humbë "ata ngrihen nga dysheku", (Sexhde-16), dhe vjen në ditën e gjykimit e nuk gjen "Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin si shpërblim për atë që kanë punuar", (Sexhde-17).

Vëlla i dashur, motër e nderuar; jeta e njeriut është e shkurtër, e çfarë thua për dhjetë ditët e fundit?! A nuk meriton nata e Kadrit të sakrifikojmë vetëm dhjetë net për të?!

Nesër, o rob i Allahut, kur të dorëzohen punët e njerëzve, namazi e agjërimi yt do të të lavdërojnë.

Nesër, o rob i Allahut, do të gëzohesh me namazin tënd, atëherë kur do mjerohen të pakujdesshmit.

Të lutemi o Allah që të na mundësosh ta arrijmë natën e Kadrit, Ti je më Fisniku, më Bujari.



Përshtati nga Arabishtja: Jasir Krasniqi

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...