Namazi i teravisë dhe Umeri r.a.



Sikur të ishte gjallë hazreti Umeri r.a., njerëzit që falin teravinë vetëm me 8 reqate, ai do ti pyeste pse nuk falni 20 reqate?! Ata do të thonin se teravia sipas sunetit falet me 8 reqate dhe jo me 20-të!!!

Hazreti Omeri do ti qortonte duke u thënë vallë ju e dini më mirë se unë dhe shokët e mi sunetin e Pejgamberit a.s.?! Duke e njohur rigorozitetin dhe zellin e tij për sunetin e Pejgamberin a.s. druaj se nuk do të mjaftohej vetëm me qortim!

Prandaj, të mos thotë dikush se teravia sipas sunetit falet me 8-tetë reqate! Mos e vini në pikëpyetje përpikmërinë dhe respektin e Umerit dhe sahabëve të tjerë për sunetin e Pejgamberit a.s..

Askush prej sahabinjëve nuk i tha Umerit r.a. pse kërkon të falet teravia me 20 reqate, sakohë që sunet është të falet me tetë!!! Prandaj, le të falim teravinë me 20 reqate ashtu si e kemi falur për qindra vjet. Sepse, jemi brenda sunetit të Pejgamberit a.s..

Ne jemi ehli suneti, pra pasues të sunetit të Pejgamberit a.s.. Nëse ka, përkundër asaj që përmenda më lart, që insistonjnë në 8 reqate, atëherë ata vlerësojnë se janë më të kujdesshëm ndaj sunetit se Umeri dhe sahabinjtë tjerë.

Përdore trurin o besimtar dhe mos lejo të të hyj vetja në qejf duke menduar se je më korrektë ndaj sunetit se hazreti Umeri dhe sahabet. Se ata që shoqëruan Pejgamberin a.s..



Autor: Ajni SINANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...