Lufta shfarosëse kundër muslimanëve



Armiqtë e Islamit janë bindur se nuk mund t'i nënshtrojnë muslimanët për derisa të ekzistojë halifati islamik osman. Ata e dinë rëndësinë e shërbimit të cilin ua ka bërë halifati muslimanëve, i mjafton për nder fakti se ai i është kundërvënë pasioneve të shteteve perëndimore për t'i okupuar vendet islame. Ushtritë e halifatit kanë depërtuar në zemër të Evropës dhe atyre u janë frikësuar mbretërit dhe sunduesit evropianë një kohë të gjatë.

Halifi i madh sultan Abdul-Hamidi i dytë, ka luajtur rol të madh në ruajtjen e qenies së ummetit islam, veçanërisht në kohën kur u është kundërvënë përpjekjeve çifute në Palestinë dhe i ka refuzuar ofertat e tyre joshëse si kompenzim për lejimin e formimit të shtetit çifut në Palestinë, siç ka refuzuar t'u jep të krishterëve shtetin në Liban, ndërsa sot shumë muslimanë përserisin akuzat të cilat ia kanë mveshur armiqtë tonë. [1] Pastaj vjen Mustafa Kemal Ataturku, i cili e suprimon hilafetin islam në vitin 1924 dhe kështu e realizon për armiqtë e Islamit atë që ata kanë ëndërruar një kohë të gjatë. Nga ajo periudhë muslimanët i janë ekspozuar luftës së gjenocidit çfarë nuk e mban mend historia për nga tmerri dhe për nga mbytjet masovike. Ja disa shembuj nga kjo luftë e tmerrshme:


Komunistët në Rusi kanë mbytur 20 milionë muslimanë

Pas shpërthimit të revolucionit komunist në vitin 1917 në Rusi, për muslimanët kanë filluar masakra të tmerrshme. Në periudhën prej 50 vjetëve janë mbytur njëzet milionë muslimanë. Sipas shënimeve statistikore të vërtetuara nga rusët, është konfirmuar se vetëm Stalini, udhëheqësi dhe masakruesi rus, i ka mbytur njëmbëdhjetë milionë muslimanë. [2]


Një milion e gjysmë viktima të agresionit komunist në Afganistan

Pas hyrjes së ushtrisë komuniste ruse në Afganistan në bashkëpunim me qeverinë komuniste, fillojnë masakrat për muslimanët të cilët e kanë refuzuar komunizmin. Sakrificat që i kanë përjetuar afganët e tejkalojnë shifrën mbi njëmilion e gjysmë të mbytur dhe pesë milionë të dëbuar, pleq, gra dhe fëmijë. [3]


Gjithashtu edhe në Jugosllavi

Në Jugosllavi muslimanët i janë ekspozuar një terrorizmi të brendshëm i cili ka për qëllim zhdukjen e qenies islame nga ai vend. Numri i muslimanëve aty arrin shifrën në pesë milionë. Nuk i konsiderojnë vendas, por i konsiderojnë ardhacakë, kolonizues, të cilët duhet rregulluar në çfarëdo mënyre qoftë. Komunistët shumicën i kanë mbytur, kurse shumë të tjerë i kanë futur në burgje. Të përmendim vetëm se në xhaminë e madhe të Foçës i kanë mbytur më se dymbëdhjetë mijë (12 000) muslimanë dhe gjashtë mijë i kanë masakruar në urë. [4]


Në Bullgari

Bullgarët me prejardhje turke i janë ekspozuar luftës shfarosëse. Janë më tepër se një milion. Në vitet e fundit pushteti bullgar i ka mbytur me qindra muslimanë gjatë aksionit të tyre të detyrimit për shlyerjen e identitetit të tyre islam. [[5] Gjëra të ngjashme po ndodhin edhe në vendet tjera ku ka sunduar komunizmi, si në Rumani, Shqipëri dhe Kinë.


Masakra të pandërprera të Palestinezëve

Populli musliman i Palestinës tashmë një kohë të gjatë i është ekspozuar masakrave të shumta nga ana e çifutëve. Masakrat në Derjasin, në Kabih, në Mesxhidul-Aksa dhe shumë të tjera janë vetëm hallka në zinxhirin e pandërprerë. Çifutët kanë vazhduar t'i shfarosin palestinezët, dhe atë me sulme në kampet e refugjatëve në Liban, kurse tash bijtë e popullit palestinez u janë ekspozuar masakrave të përditshme e të pandërprera nga ana e ushtrisë çifute. Ne nuk guxojmë ta harrojmë atë që ka deklaruar udhëheqësi i tyre Ben Gorion: "Arabët në Izralë i kanë tri mundësi":

1. Përqafimin e fesë hebreje,
2. Dëbimin jashtë shtetit,
3. Zhdukjen e tërësishme.

Golda Mejr, ish kryeministresha e tyre, ka deklaruar: "Do të vijë koha, ata që nuk e vënë në kokë kapelen çifute, do të dimë se si do t'i pamundësojmë (nuk do t'i lëmë), të jetojnë me ne". [6]


Një milion shehidë në Algjeri

Franca në Algjeri ka ndërmarrë masakra më mizore kundër muslimanëve. Ajo ka konsideruar se Algjeria është pjesë e Francës e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shkëputet prej saj. Pas disfatës së françezëve dhe daljes së tyre nga Algjeria një orientalist i njohur në Madrid ka mbajtur ligjëratën me titull: "Përse kemi tentuar të mbetemi në Algjeri", në të cilën thotë: "Ne nuk i kemi angazhuar gjysmë milion ushtarë për hir të rërës algjeriane, për shkretëtirën apo ullishten e tyre. Kemi konsideruar se ne duhet të jemi mur i cili do ta mbrojë Evropën nga depërtimi i mundshëm islam të cilin algjerianët dhe vëllezërit e tyre muslimanë do ta ndërmerrnin përmes Mesdheut për ta rikthyer Spanjën të cilën e kanë humbur, e me ne të hyjnë në zemër të Francës me luftë të re në Poatje në të cilën do të fitonin dhe do ta rrafshonin Evropën e dobësuar dhe kështu do ta mbaronin atë që e kanë filluar Emevijët, në mënyrë që Mesdheun ta bëjnë liqe islam. Për këtë arsye ne kemi zhvilluar luftë në Algjeri".


Masakrimi i muslimanëve nga ana e Hindusëve

Ushtria indiane ka mbytur një çerek milioni muslimanë të Indisë të cilën janë përpjekur të shpërngulën prej Indisë në Pakistan para luftës e cila ka shpërthyer në vitin 1971 me Pakistanin, kurse pas fitores së tyre në këtë luftë i kanë mbytur njëqind mijë studentë dhe nëpunës të univerziteteve islame si dhe i kanë mbytur dhjetë mijë alima muslimanë. [7] India e ka okupuar krahinën Kashmir shumica e banorëve të së cilës janë muslimanë. Ata janë të ekspozuar keqtrajtimit të pandërprerë indian të cilin e zbatojnë organizata të armatosura indiane. Kështu në vitin 1960 dy organizata indiane i kanë detyruar dyqindë gra muslimane, t'i heqin rrobat, e pastaj i kanë detyruar që lakuriq të ecin nëpër rrugët e qytetit. Pas kësaj fillojnë t'i dhunojnë dhe çnderojnë në prani të shumë indianëve të cilët këtë e dëshmonin. Në mbrëmje kanë tubuar sasi të mëdha të druve, e ndezin zjarrin dhe fillojnë t'i hudhin muslimanet një nga një në zjarr duke i përcjellë vazhdimisht me qeshje e brohori indianësh. [8] Në qytetin Grandos në vitin 1963, disa indianë kanë hyrë në xhaminë më të madhe të qytetit, e urdhërojnë muezinin që ta thërrasë ezanin për namaz, nën kërcënimin se do ta mbysin nëse këtë nuk e bën, pastaj njerëzit, në thirrje të ezanit, vijnë në xhami dhe, kur hyjnë brenda, rrethohen nga indianët dhe fillojnë t'i masakrojnë, derisa i mbysin të gjithë. Pastaj i tubojnë mus'hafët dhe i sjellin gratë muslimane në xhami dhe i dhunojnë mbi mus'hafe e pastaj i mbysin. Pastaj e sjellin imamin e asaj xhamie, e vjerrin imamin në qafë dhe për koke ia vjerrin mus'hafin, pastaj duke u tallur i thonë: "Tash fillo ta mbash hutben tënde". [9]


Në Eritre

Në kohën e imperatorit Haile Selasi, etiopianët kanë bërë masakra të përgjakshme kundër popullit të Eritresë. Pas tij vjen komunisti Mengisto i cili ka qenë edhe më i keq në zhdukjen e eritrejasve. Pasi që merr ndihmë ushtarake dhe njerëzore nga vendet komuniste, mbyllën të gjitha shkollat muslimane, kurse muslimanët detyrohen që fëmijët e tyre t'i shkollojnë nëpër shkolla krishtere.


Në Ugandë

Forcat krishtere të Tanzanisë, të cilat e okupojnë Ugandën pas ramjes së kryetarit Idi Amin, kanë bërë masakër të tmerrshme mbi muslimanët. Lajmet e agjensive kanë theksuar se mbi pesëdhjetë mijë muslimanë kanë ikur në Sudanin Jugor për shkak të mbytjeve masive dhe vjedhjeve të cilat i kanë organizuar kundër tyre. [10]


Në Filipine

Më tepër se pesë milionë muslimanë atje kanë poseduar tokat nga të cilat janë dëbuar në jug. Ata janë të ekspozuar gjenocidit të cilin kundër tyre ka ndërmarrë qeveria filipine veçanërisht në kohën e sundimit të Markosit. Luftëtarët muslimanë në jug të Filipineve kanë shpallur xhihad kundër pushtetit pabesimtar dhe kanë sakrifikuar pesëdhjetë mijë shehidë, por, po ashtu kanë ra edhe viktima të pafajshme në masakrat mizore të cilat i ka bërë qeveria, e cila ka shkuar aq larg, sa që ka rrënuar xhamitë duke qenë xhemati në to.


Në Tajlandë

Pushteti budist zbaton gjenocidin e zhdukjes së muslimanëve në krahinën Fatani. Ka mbytur mijëra të pafajshëm dhe ka kryer procesin e paaftësimit të femrave për shtatëzëni, në mënyrë që t'i çrrënjosë muslimanët. Ka zhvilluar fushatë të madhe për ndërrimin e emrave muslimanë në emra budistë, siç ka bërë edhe shtrembërimin e ajeteve kur'anore në përkthimin e tij në gjuhën tajlandeze. [11]


Në Liban

Muslimanët i janë ekspozuar luftës së rreptë nga ana e krishterëve dhe ithtarëve të disa sekteve shiite. Në vitin 1982, Menahim Begini ka shpallur se Izraeli u ka dhënë forcave krishtere në Liban armatim në vlerë të njëqind milion dollarëve. [12] Kjo për arsye se këto forca po kontribuojnë për çifutët më tepër se që janë në gjendje të bëjnë vetë çifutët. Masakrat kundër muslimanëve janë të pandërprera në shumë vende. Plani për shfarosjen e muslimanëve është në vepër, e nuk ka kush që t'i kundërvihet këtij plani. [13]



Nga gjuha boshnjake: Miftar AJDINI, [14]
(Shkëputur nga broshura: "Plani i shkatërrimit të Islamit dhe zhdukjes së muslimanëve në kohën më të re").



_________________________

[1] - Të shiqohet vepra e Enver El-Xhuvdijit: "Sultan Abdul-Hamid vel-hilafetul-islamijjeh", fq. 196.
[2] - Fethi Jekin: "El-Alemul-islami vel mekaidu devlijjeh", fq. 98.
[3] - Muhamed Kutub, El-xhihadul-afganij ve delalatuhu", fq. 66.
[4] - Dr. Abdullah Azzam, "Ed-difau an eradil-muslimin ehemmu furudil-'ajan", fq. 67, mendohet në urën e Vishegradit.
[5] - Ibid, fq. 83.
[6] - Dr. Ali Xherishe, "Hadirul- alemil-islami, fq. 125.
[7] - Muhamed Halilullah, "Me'satu bangladesh", fq. 23.
[8] - Muhamed Mustafa Ramadan, "Esh-shu'ubijjetul-xhedide", fq. 108.
[9] - Gazeta saudite "En-Nedve, e datës 08. 03. 1967.
[10] - Revista "El-Muhtarul-islami", nr. 20, Rebijul-evvel, 1401 h..
[11] - Dr. Xhemil Abdullah El-Misri, "Hadirul-alemil-islamij", fq. 605.
[12] - Revista "El-Muhtarul-islami, nr. 33, e muajit xhumadel-ula, 1405 h..
[13] - Shih: "Hadirul-alemil-islamijj", nga Ali Xherishe, "Hadirul-alemil-islamijj", nga Xhemil el-Misri dhe veprën "El-Ekallijjatul-muslime fil-alemi", në botim të En-nedvetul-alemijje lish-shebabil-islami".
[14] - Kjo broshurë është përgatitur nga përkthimi i saj në gjuhën boshnjake të përkthyer nga Hasan Makiq, Travnik, e cila është e publikuar edhe në internet në: www.islambih.org\.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...