Haxhi dhe vizita e varrit të Pejgamberit a.s.



Haxhi, njëri prej kushteve të Islamit është ndër përjetimet më madhështore në jetën e besimtarit që e kryen atë. Gjatë haxhit, haxhitë i vizitojnë Qaben, Arafatin, Safane e Merven, Minanë, Muzdelifen, vendet e betejave të para në Medine, Varet Beki e sidomos Xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe varrin e tij, Allahu na faltë shefatin e tij Ditën e Gjykimit.

Mirëpo, ka ca dijetarë që mendojnë se vizita e varrit të Pejgamberit a.s., ashtu si edhe pejgamberëve tjerë, nuk është e ligjshme. Për këtë arësye, me rastin e Haxhit do të cekim disa hadithe të cilët vërtetojnë mendimit e shumicës së dijetarëve, veçanërisht mendimin e medhhebit tonë hanefi se vizita e varrit të Pejgamberit është mendub nga më të vlefshmit dhe afër vaxhibit për atë që ka mundësi.


Hadithi i parë

Nga Musa ibën Hilal el-Abdi, nga Ubejdullah ibën Umer, nga Nafiu, nga Ibni Umeri r.a.: "Muhammedi a.s. thoshte: "Kush viziton Varrin tim i bëhet obligim shefati im""! Hadithin e shënon Darkutni. Hafidh Ibën Ali Es-Sukni e njeh këtë hadith si të shëndoshë për këtë e shënon në librin e tij të haditheve të shëndosha - "Sunen Es-Sihah". Njësoj mendon edhe Abdulhakku duke heshtur lidhur me të pasi e shënon në librin e tij "El-Ahkam" dhe Tekijjuddin Es-Subki mbështetur në tërësinë e rrugëve përmes të cilave përcillet.


Hadithi i dytë

Përcillet nga ibni Umeri me një hadith merfu' se Muhammedi a.s. ka thënë: "Kush vjen të më vizitojë mua pa patur ndonjë qëllim tjetër, e kam obligim t'i bëhem shefatxhi-ndërmjetës". Këtë hadith e përcjell Taberani dhe Ibën Sukni e pranon si të shëndoshë-sahih. Kështu thotë Hafidh Irakiu në librin e tij - "Sherhu'l-Ihjai".


Hadithi i tretë

Nga Harun ibën Kaz'ah nga një njeri nga familja e Hatibit nga Hatibi r.a.: "Kush më viziton mua pas vdekjes është sikur të më ket vizituar i gjallë. Kush të vdes në njërin prej dy qyteteve të shenjta ringjallet në Ditën e Gjykimit me ata që janë të siguruar". E përcjellë Darkutni dhe dijetarë të tjerë. Dhehbiu thotë se zinxhiri i tij është i mirë (xhejjid).


ImageHadithi i katërt

Ibën Adiu përcjell në librin e tij "El-Kamil" përmes Muhammed ibën Nu'manit, nga i gjyshi i tij nga Nafiu nga ibni Umeri r.a.: "Pejgamberi a.s. thoshte: "Kush bën haxhin dhe nuk më viziton më ka lënduar""!


Hadithi i pestë

Suvar Ibën Mejmuni thotë se i ka treguar një njeri nga familja e Umerit se Uemri r.a. pat thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin a.s. duke thënë: "Kush viziton varrin tim", apo, - Kush më viziton mua, i bëj atij shefat dhe jam dëshmitar për të. Po kush vdes në njërin nga dy qytetet e shenjta, në ditën e kijametit e ringjall Allahu me ata që janë të siguruar".


Hadithi i gjashtë

Përcjell Darkutni dhe Taberani në "El-Kebir" dhe në "El-Euset", po edhe dijetarë të tjerë përmes Hafs ibën Davud El-Kariut, nga Lejthi, nga Muxhahidi, prej ibni Umerit r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë: "Kush e bën haxhin dhe viziton varrin tim pas vdekjes, është njësoj sikur ai që më viziton mua duke qenë gjallë". Këtë hadith e përcjell edhe Ibën Xheuziu po edhe Ibën Adiu në librin "El-Kamil".



Përgatiti dhe përshtati: Ahmed M. Mehmedi
(Përshtatur nga Libri i çmueshëm "I'lau Sunen",
i imamit dhe shejhut gjenial Ahmed Dhafër Uthmani Et-Tehanevi.)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...