Përkthimi i Lidhëzave



Lidhëzat "و" -(Vav) dhe "ف" - (Fa)

Shkronja "و" - (Vav), [1] e cila është lidhëz në esencë është lidhëz e përgjithshme dhe absolute, që do të thotë gjatë përkthimit nëse kjo shkronjë (lidhëz) përkthehet si "dhe", "e" dhe "edhe", është në rregull, sepse kuptimi i kësaj lidhëze "është lidhja e dy gjymtyrëve të një fjalie ose lidhja e dy fjalive, dhe shprehmarrëdhënie të pjesëve pa marrë parasysh renditjen apo lidhjen".

Ndërsa, te shkronja - lidhëza "ف" - (Fa) ndryshon çështja, nuk mund të përkthehet me "dhe", "e" dhe "edhe" në shumë raste, por patjetër duhet të shikohet se ajo shkronjë (lidhëz - "ف") çfarë roli kryen në atë rast.

Shkronja (F - "ف") - (Fau) është shkronjë (lidhëza) e dytë. Kjo shkronjë bën lidhjen e gjymtyrëve në fjali ose lidhjen e fjalive.

Lidhjen e gjymtyrëve në fjali e bën si në aspektin abstrakt ashtu edhekonkret. Kur të përkthehet kjo shkronjë (lidhëz) nuk mjafton të përkthehet me "dhe", "e" dhe "edhe", por duhet t'i bashkëngjitet edhe fjala "menjëherë".

Esenciale e domethënies së shkronjës (lidhëzës) "Fa - ف" ështëndërlidhja e menjëhershme, përpos nëse vjen si metaforë me domethënien e "و - Vavit" të shkakut ose të kushtit. [2]

Pra të përdoret kështu: "dhe menjëherë".

Në përkthimin e ajetit të 18-të të suretu El-Bekare, shohim: صُمٌّ بُكْمٌ عُمْيٌ فَهُمْ لَا يَرْ‌جِعُونَ

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "Janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, 'prandaj' nuk kthehen pas".

Sherif Ahmeti e ka përkthyer kështu: "(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, 'andaj' nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe)".

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: "Ata janë të shurdhër, memecë, e të verbër; 'prandaj' nuk kthehen (nga e keqja në të mirë)".

Në këtë ajet përkthyesit në gjuhën shqipe e kanë kuptuar qëllimin e "Faut sebebije" - e lidhëzës së shkakut. Mirëpo, përkthyesi në gjuhën angleze e ka përkthyer me "dhe":

"Deaf, dumb und blind, and they return not" - "Të shurdhër, memec dhe të verbër, dhe ata nuk kthehen".

Pra, përkthimi i "فَاء - Faut" me "dhe" (and) nuk e tregon qëllimin e ajetit, sepse ajeti tregon se ata nuk kanë mundësi të kthehen në rrugë të vërtetë vetëm "për shkak se" "ف" janë të shurdhër, memecë dhe të verbër.

Mirëpo, në këtë rast nuk jemi duke treguar gabimin në gjuhën angleze, por atë se përkthyesit në gjuhën shqipe në këtë ajet e kanë kuptuar qëllimin e fjalës ndihmëse "فَاء" - (Faut), por në dy ajete më herët nuk e kanë kuptuar.

Pra, nëse shohim ajetin e 16-të të suretu El-Bekare: أُولَـٰئِكَ الَّذِينَ اشْتَرَ‌وُا الضَّلَالَةَ بِالْهُدَىٰ فَمَا رَ‌بِحَت تِّجَارَ‌تُهُمْ وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: 16. "Ata janë, të cilët japin fitimin për humbje; tregtia e tyre nuk u sjellkurrfarë dobie ...".

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: 16. "Ata janë prej atyre që kanë blerë (zgjedhur) rrugën e gabuar në vendtë së vërtetës. Tregtia atyre nuk u solli kurrfarë dobie ...".

Njëri përkthyes e ka ndërprerë fjalinë me ";" (pikëpresje), ndërsa tjetri me "." (pikë). Ndërsa asnjëri nuk e ka përdorur lidhëzën përmbyllëse "prandaj" si domethënie e "فَاء - Faut" si në ajetin e 18-të, pra dy ajetet më pas.

Në suretu El-Kamer, ajeti i 11-të: فَفَتَحْنَا أَبْوَابَ السَّمَاءِ بِمَاءٍ مُّنْهَمِرٍ‌

Feti Mehdiu e ka përkthyer kështu: "'Dhe' i hapëm dyert e qiellit krah me krah për ujin që rrodhi pa u ndalur".

Hasan Nahi e ka përkthyer kështu: "'Dhe', Ne ia kemi hapur dyert e qiellit me ujë (shi) të rrëmbyeshëm". Në këtë rast ka qenë dashtur të përkthehet "dhe menjëherë", sepse kështu është "Fau Tertibë" - Lidhëza e menjëhershme, e jo "vavi" - Lidhëza e përgjithshme. Për këtë arsye shohim se Sherif Ahmeti e ka përkthyer "atëherë".



Autor: Dr. Musli Vërbani, Kaçanik 2006,
shkëputur nga: (Pa)mundësia e përkthimit të Kur'anit, faqe 37-39.



_________________________

[1] - Shkronja "و - (V)" ka këto role: fillestare, shtese, ndajfolje dhe lidhëz.
[2] - Ndonjëherë shkronja "ف - (F)" vjen si filluese e fjalisë.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...