Përse i Dërguari i Allahut nuk ishte engjëll?



Shkruan: Shejhu, Edukatori i madh, dijetari i famshëm, Eshref Ali Ettehanevij, i njohur si "I urti i Ummetit", i vdekur në vitin 1362 hixhri/1943:

- (٢١) لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا - 21. "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun", (El-Ahzab, 21). Ky ajet thekson se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem, është shëmbëlltyrë e mirë, por, ku ishte qëllimi i Allahut të Madhëruar që e dërgoi të Dërguarin e Tij shëmbëlltyrë?

Qëllimi ishte që të ketë persona të formuar në formën e "shëmbëlltyrës". Kisha lexuar në lidhje me këtë, një tekst të një hoxhe studiues, që thoshte se shembulli i të Dërguarit - Salallahu alejhi ve selem dhe shembulli ynë, është sikurse shembulli i një njeriu që i ka dhënë rrobaqepësit një beze të bëjë një xhybe "Achkan", (Achkan: veshje indo-pakistaneze). Bashkë me bezen i ka dhënë edhe një xhybe te gatshme për ta pasur model të qepjes, për ta bërë edhe madhësinë të njëjtë. Rrobaqepësi e qepi të tërën njëjtë me modelin që i ishte dhënë, gjatësia e njëjtë, gjerësia po ashtu, pa asnjë mangësi nga modeli i dhënë, vetëm njërën nga dy mëngët e krahëve e bëri më të shkurtër se tjetri për një pëllëmbë. Ç'duhet të bëjë i zoti i rrobës, vallë?! Të pranoj xhyben apo t'ia hedhë duke i mëshuar rrobaqepësit kokës? Apo të pranoj thënien e rrobaqepësit se "xhybja" në të gjitha detajet është e njëjtë sikurse "xhybja" model, përveç dallimit në njërën nga dy mëngët? Kurrsesi. Do ta marr vlerën e plotë të bezes.

Dije se ligjet e dispozitat të cilat i ka zbritur i Madhëruari janë të plota e të përsosura, i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, është shëmbëlltyra e tyre praktike. Sikur veprat e një njeriu të jenë sipas shëmbëlltyrës, janë të pranueshme, nëse jo atëherë nuk janë të pranueshme. Nëse namazi yt është i njëjtë si namazi i tij, salallahu alejhi ve selem, është në rregull, nëse jo, atëherë nuk është gjë. Nëse dhikri yt është sikur dhikri i tij, është dhikr, nëse jo, atëherë është një gjë që të çon në mëkat. Duheni të vëreni se p.sh.: nëse dikush në vend se t'i bëjë dy sexhde e bënë vetëm një, nuk ka falur namaz, ai duhet ta përsëris namazin. Nëse ndonjëri lexon Kur'an duke qenë xhunub, nuk do të bëjë sevap, por do të bëjë mëkat që do të meritoj dënim për të. Të këtij lloji janë emrat hyjnorë. Nuk i lejohet askujt të emëroj Allahun me ndonjë emër nga vetja e tij. Nëse agjëron, nuk është në rregull agjërimi yt, vetëm nëse përputhet me agjërimin e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem. Poashtu nuk është në rregull haxhi yt vetëm nëse kryhet në përputhje me haxhillëkun e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem. Ai i cili nuk vesh hiramin e haxhit, p.sh.: nuk është haxhi, pa marrë parasysh se sa veprime tjera të haxhillëkut i kryen. Po ashtu zeqati nuk është në rregull vetëm nëse kryhet sipas mësimeve të tij, salallahu alejhi ve selem, edhe sikur të jap tërë pasurinë e tij në të kundërtën e asaj që urdhëron sheriati, nuk do të ishte dhënësi i zeqatit. Këto shembuj ishin rreth shtyllave të jashtme të Islamit, mat me këto veprat e brendshme, i njëjti rregull vlen për të gjitha çështjet shoqërore e jo shoqërore.


Përse i Dërguari i Allahut nuk ishte engjëll?

Allahu nuk na ka dërguar neve të dërguar engjëll, urtësia në atë është se engjëlli nuk do të ishte shëmbëlltyrë për neve njerëzit. Engjëlli nuk ka ha, nuk pi, nuk martohet nuk jeton jetë shoqërore. Sikur të ishte i dërguar nuk do të bënte tjetër pos të na i lexonte ligjet, e ky mision do të mundej të kryhej duke zbrit Librin e shkruar, me rregullat dhe dispozitat, që do ta lexonim të gjithë ne, e do të punonim me atë që është e shkruar në atë libër. Pra me dërgimin e engjëllit nuk do të arrihej diç më tepër sesa vetëm me zbritjen e Librit pa dërguar pejgamber. Allahu nuk e deshi këtë. Ai e bëri të Dërguarin nga rasa jonë njerëzore, ha nga ajo që ne hamë, pi nga ajo që ne pimë, martohet, mban marrëdhënie shoqërore me njerëzit e kryen veprimet shoqërore e qytetare, i dha Librin i cili përmban ligjet të cilat vetë i Dërguari punoi me to, për të na e lehtësuar neve të punojmë me ato ligje, për këtë, Allahu i Madhëruar tha:

- (٢٠) وَمَا أَرْسَلْنَا قَبْلَكَ مِنَ الْمُرْسَلِينَ إِلا إِنَّهُمْ لَيَأْكُلُونَ الطَّعَامَ وَيَمْشُونَ فِي الأسْوَاقِ وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا - 20. "Ne para teje dërguam pejgamber të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë", (El-Furkan, 20).

Në një vend tjetër thotë:

- (٩) وَلَوْ جَعَلْنَاهُ مَلَكًا لَجَعَلْنَاهُ رَجُلا وَلَلَبَسْنَا عَلَيْهِمْ مَا يَلْبِسُونَ - 9. "Sikur ta bënim Ne atë (të dërguarin) engjëll, atë do ta bënim (në formë) njeriu e do t'ua përzienim (ngatërronim) atyre atë që i përzien ata vetes së tyre", (El-En'am, 9).


Përzgjedhja e zotërisë së të Dërguarve

Virtytet e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, janë më të shumta se virtytet e engjëjve, por urtësia hyjnore deshi që i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, të jetë nga raca njerëzore, që të jetë shëmbëlltyrë në të gjitha sjelljet njerëzore, a nuk e sheh se ai, salallahu alejhi ve selem, kaloi gjithë atë që e kalon njeriu, kishte bashkëshorte, i martoi fëmijët e tij, përjetoi pikëllime, e i vdiqën disa vajza, kaloi nëpër pozita të ndryshme në jetë, e gjithë kjo për të formuar për ne metodë pune. Por vallë, a shohim se sa përputhet ndonjë veprim prej veprimeve tona me shëmbëlltyrën pejgamberike, nëse hasin në ndonjë rast gëzimi apo pikëllimi, nuk vërejmë se jemi në nivel të njëjtë me atë që është shëmbëlltyrë për ne dhe metodë veprimi. Të rikujtojmë shembullin e rrobaqepësit, të cilin i zoti i bezes ja dha xhyben fytyrës, sepse ja kish bërë njërën nga mëngët më të shkurtër se tjetra. Ajo ishte vetëm për një pëllëmbë me e shkurtër se tjetra. Sikur të mos kishte qep hiç xhybe, por nga bezja të kish bërë vetëm disa copa të prera e ato copa të ja kish dhënë zotërisë, çdo të kish bërë me të? Çfarë lloji dënimi do të kish marrë, veçanërisht nëse do të kishte mundësi ta dënonte?

Pasha Allahun e Madhëruar, veprat tona janë njëjtë si shembulli i xhybes, ne i bëjmë copa copë, e i gjuajt te Allahu. Janë shumë larg të jenë të njëjta si modeli i bërë për ne dhe metoda me të cilën jemi të obliguar.

Nuk e tepruam, kur përdorëm fjalët mësipërm. A nuk e sheh se qepja e rrobës njëjtë sipas modelit (xhybes), ishte kusht themelor, kurse ai që i bëri copa copë e ndryshoi tërësisht prej origjinalit që duhej të bëjë, pasi nuk mund të përdoren copëzat për asnjë qëllim, e lere më të përdoren si xhybe, po ashtu njëjtë, flefshmëria e veprave tona varet prej besimit. Nëse dikush vepron ndonjë vepër në mungesë të besimit, do të ishte sikur ai që bënë rrobën copa copë, në vend se të qep xhybe.


I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, nuk ishte si të gjithë njerëzit

Gabim fatal është krahasimi që e bëjnë disa njerëz, kur krahasojnë të Dërguarin, salallahu alejhi ve selem, me veten e tyre, aftësitë e tij me aftësitë e tyre, pasi Ai ishte "njeri jo sikur njerëzit, por, ishte si Safiri në mes të gurëve", pasi Safiri është "gurë" por, dallimi mes gurit të rëndomtë dhe safirit është si dallimi mes qiellit dhe tokës. Sikur dikush ta krahasoj safirin me gurin për shkak se është prej llojit të gurit, do t'i thuhej: mendja jote le të gjuhet me gurë. Për këtë nuk lejohet të krahasojmë të dërguarin me veten tonë, duke menduar se ai ishte nga ne njerëzit. Po a janë të gjithë njerëzit të njëjtë? Prej tyre ka që janë të zi si korb, edhe ky është një qenie njerëzore, por, ka njeri tjetër që është si Jusufi alejhiselam në hijeshi, a janë këta të dy të njëjtë? A lejohet të krahasohet njëri me tjetrin? Jo. Kurrsesi. Sepse dallimi mes tyre është i madh, saqë sikur dikush të mos ketë parë vetëm Jusufin e dytë, pastaj e sheh edhe të ziun, nuk do të bindej se është nga lloji njerëzorë. Ndoshta do të kish menduar se është xhinë apo dreq, sepse njerëz sipas bindjes së tij, janë ata të cilët janë në bukurinë e "Jusufit". Kështu pra, i Dërguari, salallahu ajehi ve selem, ishte njeri, ai që e ka parë atë, ndoshta nuk na konsideron njerëz fare, ndoshta do të kish menduar se jemi gomarë e qe. Nga këtu lindën tre grupe: "një grup nuk e sheh të Dërguarin njeri, atij i përshkruan atribute hyjnore. Grupi tjetër e sheh njeri, si të tjerët. Të dytë janë në gabim të rëndë. Grupi i tretë është i mesëm, e sheh të Dërguarin njeri, por Atë e sheh si më të lartësuar e më të ngritur se të gjithë njerëzit", duke thënë: "Ai ishte njeri jo si njerëzit, por, ishte si Safiri në mes të gurëve".


Disave të kulturuar me kulturë perëndimore, iu është keqësuar gjendja fetare aq shumë, saqë nuk lejohet të martohen me vajza myslimane

Është për keqardhje, se disa djem të cilët martohen me vajza myslimane, janë aq liberal, si rezultat i arsimimit modern, saqë nuk ju mbet asnjë lidhje me fenë e besimin. Shqiptojnë fjalë kufri (fjalë që i largojnë nga Islami), pa mos u brengosur. Familjarët e vajzave gëzon pa masë që i kanë martuar vajzat e tyre dhe kanë zbatuar një synet prej syneteve të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, e që në realitet zbatimi i këtij syneti kushtëzohet me imanin. Allahu më së miri e dinë se sa e sa herë dhëndëri ka dal prej Islamit. A nuk përputhet plotësisht, shembulli i më parë, se rrobaqepësi ka bërë prej bezes së tërë, copëza, pastaj donë të qep nga ato copëza një xhybe. Më parë, ankoheshim se xhybja nuk ishte qepur njëjtë si modeli i saj, ti cilin ja kishim dhënë rrobaqepësit, i cili e kish bërë njërën mëngë më të shkurtër për një pëllëmbë. Kurse këtu, në këtë rast nuk ka mbetur as mëngë e as krah. Përkundër kësaj, mendohet se "xhybja" është gati. Kishte një rast ku një vajzë, besimtare e mirë, ishte martuar me një "të kulturuar me kulturë moderne", i cili predikonte para masës se i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ishte vërtetë një reformator i madh, për këtë ky modernist edhe e donte shumë. Por, qenësia e Tij i Dërguar nga Allahu është besim fetar! Allahu na ruajt nga këto lajthitje. Këto janë fjalë kufri, me to prishet lidhja martesore. Nëse familjarëve u thuhet kjo, ata në vend që t'i kushtojnë vëmendje të vërtetës, grinden e thonë se ky dijetar e nënçmon familjen tonë dhe e fyen.

Ka ardhur koha kur duhet të kushtohet vëmendje, e të shihet nëse dhëndri është mysliman apo ç'është? Në të kaluarën hulumtohej për të parë se a është dhëndëri i devotshëm apo jo? Tregimi i mësipërm, vërteton thënien se veprat tona nuk janë më vetëm të prishura, por edhe të pavlefshme. Është për t'u çuditur se ne presim nga Allahu shpërblim për ato vepra, duke menduar se janë vepra të mira.

Do të dish kur të ulet pluhuri. A kalë ke nën këmbët e tua apo gomarë.



Autor: Hakimul Umme Eshref Ali Tehanevi (Thanevi)
Përktheu: Emrulla Kamberi

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...