Përvjetori i okupimit të Palestinës



73 vjet më parë, palestinezët përjetuan tragjedinë që i shkatërroi zemrat e tyre dhe përgjithmonë ndryshoi jetën e tyre. Në vitin 1948, rreth 1.4 milion palestinezë jetonin në 1.300 qytete dhe fshatra palestineze përgjatë Palestinës historike. Më shumë se 800.000 palestinezë janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre dhe nga toka e tyre stërgjyshore nga Bregu Perëndimor dhe Gjiri i Gazës, vendeve fqinje arabe dhe vendeve të tjera të botës. Disa mijëra palestinezë kanë mbetur në vendet e tyre të lindjes në të ashtuquajturat 'Zona nga viti 1948'.

Dëshmitë e dokumentuara tregojnë se ushtria sioniste mori mbi 774 qytete dhe fshatra dhe shkatërroi 531 të tjera gjatë Nakba-s. Krimet e forcave izraelite sioniste gjithashtu përfshijnë edhe mbi 70 masakra në të cilat u vranë mbi 15.000 palestinezë.

Sipas vlerësimeve, numri i popullsisë palestineze në botë ishte rreth 12.1 milionë deri nga fundi i vitit 2014. Kjo tregon se në botë, numri i palestinezëve është rritur me 8.6 herë, 67 vite pas Nakba-s. Sipas statistikave, numri i përgjithshëm i palestinezëve që jetojnë në Palestinën historike (në mes të Jordanit dhe Mesdheut) deri në fund të vitit 2014 ishte 6.1 milion, dhe pritet që, bazuar në normat aktuale të rritjes, deri në fund të vitit 2020 të shkojë në 7.1 milion njerëz.

'Nakba' është fjalë arabe e cila tekstualisht do të thotë fatkeqësi. Në vitin 1948, lëvizja sioniste arriti të uzurpojë një pjesë të madhe të Palestinës dhe të krijonte një shtet izraelit. Më poshtë sjellim kujtimet e Muhammed el-Sagrira Ebu Sararit, të regjistruar nga Halid-Amajreh: 'Muhammed el-Sagrir Ebu Sharar ishte 37 vjeç kur Hagani dhe bandat e tjera terroriste hebreje në vitin 1948 e shkatërruan ed-Devajemin, një fshat 18 km, në veriperëndim të El-Halil (Hebron)'.

Njëqind vjeçari Muhammed tani kujton: "Kur ata erdhën, filluan të vrisnin civilë, burra, gra dhe fëmijë". "Ata i vranë të gjithë ata që i takuan. Me bajoneta thyenin kafkat e foshnjave dhe çanin stomakun e grave. Disa madje edhe i përdhunuan para se t'i vrisnin".

Muhamedi kujton një nga masakrat më të përgjakshme të ditës që ndodhi në xhami. "Ishte e premte dhe shumë njerëz të moshuar tashmë kishin shkuar në xhaminë lokale për të falur namazin e xhumasë". "Rreth dy orë para namazit, rreth orës 10:00-10:30, arritën disa automjete me persona të armatosur. Ata i gjuajtën me breshëri të shtënash duke i vrarë 75 pleqtë. Asnjë prej tyre nuk mbijetoi, shtoi ai me lot në sy". "Pastaj filluan të shkonin nëpër shtëpi, duke vrarë gjithë familjet. Vrasja shkaktoi që njerëzit të iknin nga lindja. Sidoqoftë, terroristët Hagan pamëshirshëm i ndiqnin dhe i vrisnin".

Historiani palestinez Velidal-Halid, në librin e tij "Gjithçka që mbet", me besueshmëri të përsosur shkruan se në vitin 1945 në Ed-Devajem jetonin 3.710 banorë.

Tani, bota më 15 Maj e shënon si Ditën e Nakbasë, ditën kur izraeli u krijua në rrënojat e tokës së tyre palestineze.

Më 18 prill 1948, Tiberiusi palestinez u pushtua nga militantët e IrgunMenachemBeginit, pas së cilës 5.500 palestinezë ikën. Më 22 prill, Haifa ra në duart e militantëve sionist dhe 70.000 palestinezë ikën.

Më 25 prill, Irguni filloi bombardimin e pjesëve civile të Jaffa-s, e cila i frikësoi dhe i detyroi të largohen në panikë 750.000 banorë. Më 14 maj, një ditë para krijimit të izraelit, Jaffa u dorëzua tërësisht nga militantët shumë më të pajisur sionistë, dhe vetëm rreth 4.500 banorë të saj mbetën në të.


Pa strehë

Muhammedi, i cili tani me familjen e tij jeton në fshatin e vogël El-Mexhdd, rreth shtatë kilometra në jug-perëndim të Ed-Devajemes, thotë se një numër i madh familjesh kërkonin strehim në një shpellë të madhe të quajtur "TurelZagh".

Ai shtoi: "Çifutët u thanë që të dilnin nga shpella në radhë dhe të fillojnë të ecnin. Dhe kur ata filluan të ecnin, ata i qëlluan me breshëri armë automatike nga të dyja anët". "Një grua, bashkëshortja e Mir'ieFreih, e mbijetoi masakrën duke pretenduar se ishte e vdekur".

Muhammedi thotë se më vonë viktimat e masakrës u varrosën në puset Bir es-Sahra dhe Bir es-Sil. Dëshmia e tij u mbështet nga historianët dhe studiuesit izraelitë që studiojnë arkivat izraelite të deklasifikuara të Ushtrisë izraelite dhe që intervistuan veteranë të luftës.

Historiani izraelit Benny Morris intervistoi një nga pjesëmarrësit e masakrës, i cili i tha se u masakruan rreth 80-100 njerëz, duke përfshirë gratë dhe fëmijët që u vranë nga "vala e parë e pushtuesve".

Në vitin 1984, një gazetar izraelit e intervistoi një ish muhtar të fshatit ed-Devajem, Hasan MahmudIhdejbin dhe për herë të parë e dërgoi atë në vendin e krimit.

Ihdejbi i tregoi atij për njerëzit e vrarë në xhami, vrasjen e familjeve te shpella, dhe puset ku i kishin varrosur trupat e tyre.

Pak ditë më vonë, gazetari izraelit i solli punëtorët që kishin hapur puset në ato vende ku zbuluan kocka dhe kafka.

Në 1955, vendbanim hebre Amatzja u ndërtua në rrënojat e ed-Devajemes.

AharonZisling, Ministri i parë Izraelit i Bujqësisë, "Operacionin Yo'av" e krahasoi me krimet naziste.


Memoare

Disa vjet më parë, Muhammedi me familjen i vizitoi rrënojat e fshatit ku janë varrosur babai, nëna, gjyshi dhe paraardhësit e tij. "Qëndroja aty dhe qaja. Pashë shtëpinë tonë të rrënuar. Pashë dhomat ku babai im zakonisht priste mysafirë. Pashë puset e braktisura, ...".

Palestinezi i vjetër, gati një shekull, akoma shpreson se do t'i lejohet të jetojë në shtëpinë e tij të vjetër në fshatin e tij. "Dëshira ime akoma nuk ka ndryshuar, dhe ajo është kthimi im në fshatin ku jetonim, që të vdesë dhe të më varrosin aty".

I pyetur nëse ai do të pranonte ndonjë kompensim për pronën e humbur, ai heshtidhe pas pak u përgjigj. "Nuk është me rëndësi pasuria dhe as kompensimi". "Ky është vendi im, historia ime, kujtimet e mia nga fëmijëria. Stërgjyshërit e mi janë varrosur këtu. A do ta ndryshonit vendin e varrit të babait tënd për ndonjë para në këtë botë"?!



Burimi: IslamBosna.ba
Përktheu: Lutfi MUAREMI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...