Saudi dhe Muhammed ibn Abdul Vehabi - themeluesi i Vehabizmit



Vehabizmi e ka marr emrin nga themeluesi i saj, Muhammed ibn Abdul Vehabi (1703-1792), dhe rrënjët i kanë në vendin që sot quhet Arabia Saudite. Vehabizmi nuk do të kishte mund të penetroj, pa ndihmën e klanit El-Saudit.

Për para se të vije në fuqi, familja Saud ka qenë një klan i vogël sheikësh në Nexhd, farmer të cilët bënin një jetë të rehatshme nga tregtia me hurma dhe ndoshta nga pak edhe nga ushtrimi i kuajve. Ata nuk kanë pasur ndonjë fuqi për të ndërtuar shtet dhe zëri i tyre nuk do të dëgjohej larg e larg, po të mos ishte mësuesi i tyre.

Muhammed ibn Abdulvehabi, është rritur në Ujejnah, në jug të Nexhdit, i takonte fisit Beni Temim. Vinte nga një familje fetare, dhe e la Ujajnanë në kërkim të diturisë fetare. Udhëtoi për në Meke, Medine, Irak dhe Iran për të marr mësim nga dijetarë të ndryshëm. Kur u kthye në vendlindje filloi të predikojë atë që besonte ai se është Islami i pastër - gjë që përkundrazi ishte plotësisht në kundërshtim me mësimet e Islamit Sunnit.

Dijetari sunnit Xhemil Efendi El-Zahavi ka thënë se mësuesit e Abdulvehabit, përfshirë edhe dy mësuesit e tij te të cilët ka mësuar në Medine Shejh Muhammed ibn Sulejman El-Kurdi dhe Muhammed Hajat El-Sindi e kuptuan orientimin e tij antisunni, dhe ua tërhoqën vërejtjen muslimanëve ndaj tij.

Mësuesit e tij, përfshi edhe dy dijetarët e përmendur më lartë, thonin: "Allahu e ka lërë këtë njeri të udhëzohet gabimisht, por edhe më i zi do të jet fati i atyre që do të udhëhiqen nga ai". Aq më tepër vet babi i tij ua ka tërhequr vërejtjen muslimanëve ndaj tij, po ashtu edhe vëllau i tij Sulejman ibn Abdulvehabi. Një dijetar musliman sunni, e ka kundërshtuar atë në librin "El-Seruik el-Ilahije fi'r-Reddi ala el-Vehabije" (Rufejat hyjnore në kundërshtimin e Vehabistëve).

Abdul-vehabi është kundërshtuar nga dijetarët sunni për inovacionet e tij. Mbase libri i tij "Kitabu Teuhid" (Libri i njëshmërisë së Zotit) me të madhe është në qarkullim në mesin e vehabistëve anekënd botës, përfshi edhe rajonin tonë. Ky libër është shumë i popullarizuar në mesin e vehabistëve, edhe pse dijetarët e kanë vlerësuar se nuk ka asgjë shkencore në të, as në pikëpamje të përmbajtjes e as të stilit.



Autor: Zubair Qamar,
nga anglishtja: Mustafa Musliu.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Rrënjët dhe roli i Vehabizmit".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...