Llojet e ekstremizmit, metodat e trajtimit dhe shërimit të tyre



Nuk është sekret për askënd se fanatizmi është pozicionimi në atë që e shtyn atë të kundërshtoj këdo që nuk pajtohet me të, dhe fanatikët (ekstremistët) qëndrojnë vigjilent të përfshihen ndaj çdonjërit që nuk pajtohet me të, përpiqet të prekë me fjalë dhe pozicionet e të tjerëve duke paraqit mendime të këqija ndaj tyre.

Nga tiparet e ekstremizmit, zemërimi i madh dhe akuzat e shumta për të tjerët për falsifikim, herezi e ndonjëherë edhe për risi në Fe (Bidate), ekstremisti dëshiron që vetëm ai dhe mendimi i tij të fitoj, ose grupi dhe doktrina të cilës i përket, ose personi që e do, ose partia e tij apo edhe qoftë klubi tij sportiv, ka disa imazhe ekstreme të jo tolerancës - edhe pse fanatizmi jo toleranca në vetvete është ekstremizëm - e cila e dërgon njeriun deri tek shkëputja e marrëdhënieve farefisnore ose dëmtimi i fqinjit dhe ndoshta e dërgon edhe deri tek luftimi i atyre që nuk pajtohet me ta. Kështu, jo toleranca është një rrezik i madh për shoqërinë dhe duhet të korrigjohet dhe të përpiqemi ta minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur.

Shkaqet e ekstremizmit janë të shumta por mund të kufizohemi në dy arsye të mëdha: 'Ekstremizmi Intelektual mendor dhe Ekstremizmi përmes shpirtërores dhe ndjenjave'.


Ekstremizmi Intelektual mendor

Zakonisht ka dobësi të njohjes së gjërave dhe mbyllet në një vizion të kufizuar duke e besuar atë deri në shkallën e shenjtërimit nganjëherë, edhe pse ato njohuri nuk janë origjina e fesë dhe besimit, apo duke imituar sheikun ose një grup i cili ka rregulla dhe tradita të cilat transmetohen nga brezi në brez, ose humbja e metodologjisë së studimit, e cila kërkon qasje në shkenca të ndryshme, ose mungesa e kontaktit me mjedise të ndryshme për të fituar eksperiencë të njohurive jashtë të zakonshmes, dhe problemi qëndron në gjysmë-shkencëtarët, të cilët i drejtojnë ata në keqkuptime ndaj gabimeve të sjelljes. Trajtimi i këtij lloji të ekstremizmit mund të bëhet si vijon:

1. - Studimi i jurisprudencës së mospajtimit dhe arsyet shkencore të sajë, pse ka pikëpamje të shumëfishta për të njëjtën çështje kjo ndihmon për të pranuar tjetrën që është e ndryshme në pozicionet dhe perceptimet e tij.

2. - Studimi metodologjik dhe kombinimi i studimeve akademike dhe të mësuarit nga dijetarët që janë modernë.

3. - Zgjerimi i rrethit të atyre që u lexojnë atyre dhe atë që lexojnë në përgjithësi të mësojnë rreth kulturave të tjera dhe është shumë e dobishme të mësohen gjuhët sepse gjuha është dritare për botën.

4. - Mësimi i kulturës së dialogut, aftësitë e dëgjimit efektiv dhe komunikimin me të tjerët.

5. - Studimi i disa shkencave njerëzore si filozofia, psikologjia, sociologjia, logjika dhe kështu me radhë, sepse ai mëson mendjen për të testuar idetë para se t'i gjykojë.


Ekstremizmi përmes shpirtërores dhe ndjenjave

Ky lloj është i rregullit natyror të njeriut, shpesh ndodh për shkak të çrregullimeve, krizave psikologjike dhe konflikteve të brendshme, kujtimet dhe përvojat e personit që nuk është shëruar siç duhet nga këto kriza dhe të cilat e bëjnë atë një bombë të kurdisur e cila mund të shpërthejë në çdo kohë, dhe ky person e dëmton veten gjatë gjithë kohës, për këtë lloj fanatizmi nuk di askush se si është programuar dhe se si funksionon mendja e nën ndërgjegjes, idetë bëhen bindje të përkthyera në emocione, të cilat mund të shfaqen në çdo kohë, edhe pse në shumicën e kohës janë të fshehura. Trajtimi i këtij lloji mund të bëhet si vijon:

1. - Edukimi: kjo arrihet që nga vegjëlia duke u edukuar me etikën e ballafaqimit dhe bashkëpunimit me të tjerët, kulturën e dialogut, edukimi i fëmijës për të marrë përgjegjësi, edukimin për të bashkëpunuar dhe dashurinë e të mirës për njerëzit e tjerë, ruajtjen nga egoizmi dhe plotësimi i dëshirave pa ndonjë rregull dhe pa pengesa.

2. - Dëlirësia: Kjo është më e lartë se arsimi, që merret me shërimin e sëmundjeve të zemrës, zilia, urrejtja dhe nënçmimi duke ia mësuar durimin dhe kënaqësinë e kështu me radhë.

3. - Përmirësimi i sjelljes: disa ekstremist të këtij lloji mund të kenë nevojë për psikoterapi dhe t'i referohen specialistëve në modifikimin e sjelljes.

4. - Praktikimi i letërsisë dhe arteve: poezia dhe piktura ndihmojnë në nxjerrjen dhe largimin e frustrimit, edhe nëse nuk ka talent të paktën të përpiqet ta ndjejë atë.

5. - Shoqërimi me shoqëri të mirë dhe të sjellshëm, sigurisht ndihmon në fitimin e moralit të mirë dhe zbutjen e shpirtit rebel, kjo shoqëri do ti ndihmojë edhe për t'u lutur dhe për të lexuar Kuranin, do ti ndihmoj edhe për modesti dhe për të kërkuar drejtimin në rrugën e vërtetë të Zotit.



Autor: Zuhdi HAJZERI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...