Nevoja për ndjekjen e një imami të caktuar



Në gjendjen në të cilën ne jetojmë sot, në qoftë se njeriu nuk i drejtohet ndjekjes së një medhhebi të caktuar, atëherë ai do të marrë fetva nga çdo imam qëllimkeq i cili gjykon sipas dëshirës së dëkujt. P.sh.: merr abdes, pastaj i del gjak nga një vend në trupin e tij, në këtë rast sipas Ebu Hanifes abdesti prishet, e sipas Imam Shafiut nuk prishet. Në këtë rast do të veprojë sipas Shafiut. Pastaj ledhaton bashkëshorten e tij e i prishet abdesti sipas Imam Shafiut kurse nuk i prishet sipas Ebu Hanifes. Në këtë rast do të veprojë sipas Ebu Hanifes.

Në qoftë se, në të njëjtën, i bashkojmë të dy shkaqet e përmendura, abdesi është i prishur te secili nga të dy medhhebet. Tek Ebu Hanifja për shkak të rrjedhjes së gjakut, kurse te Shafiu për shkak të ledhatimit të bashkëshortes. Këta njerëz nuk brengosen fare pasi që marin fetva nga çdo imam nëse ia jep përgjigjen e dëshiruar, e nuk e merr nga ai i cili nuk e bën këtë. Kjo nuk ka të bëjë me fenë, por ka të bëjë me interesin dhe ndjekin e epshit-dëshirës. Ky është dallimi në mes nesh dhe Selefëve Kiram.

Ata nuk kishin nevojë të ndjekin një person të caktuar, sepse ato ishin fortë të kapur për fenë e All-llahut xh.sh., ata nuk dëshironin lehtësime dhe plotësime dëshirash në fe, kurse ne sot, në mesin tonë gjykohet sipas interesit dhe qëllimeve tona, pasi që janë duke na shkatërruar thjeshtësimet dhe lehtësimet në fe. Në kësi situate, kemi nevojë për ndjekjen e një personi të caktuar, jo pse ne e besojmë këtë si vaxhib ose farz por, besojmë se kjo na siguron mirëmbajtjen e fesë e në mungesë të kësaj ndjekje bëhet keqtrajtimi i fesë. Ai i cili nuk përcjell medhheb, sikur të bënte zgjedhjen e çështjeve më të vështira nga secili imam do të kishte rënë në hall të madh, e sikur të merrte më të lehtat e secilit prej Imamëve, atëherë do të ishte pasues i epshit të tij. Ndjekja në këtë rast do të ishte qetësi dhe largim nga fitneja, në të njëjtën kohë mbrojtje të vetvetes.

Pasimi i një imami e ka këtë urtësi të cilën e cekëm më lartë. Poashtu, në rast nevoje, nuk ia vlen konsultimi me ndonjërin prej medhhebeve tjera, por këtë e bënë vetëm me njërin prej dijetarëve, pasi që dijetarët e një medhhebi shpesh herë polemizojnë dhe vinë në kundërshtime të mëdha në nxjerrjen e disave çështjeve sekondare. Sikur të kishim liri të plotë në këtë, do të merrnim mendimin e atij dijetari, përgjigjen e të cilit ne do ta dëshironim, e nuk do ta merrnim mendimin e atij i cili përgjigjet kundër dëshirës tonë.



Autor: Imam Hakimul Umme Eshraf Ali Thanavi
Përktheu nga Arabishtja: Emin ef. Odai

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...