Haxhi shtylla e pestë e fesë islame



Çdo ibadet apo adhurim i Zotit në këtë dynja, ngërthen në vete objektiva dhe dobi të shumta, dobi nga të cilat do të përfitojmë si në këtë botë po ashtu edhe në botën tjetër.

Për ta vërtetuar këtë që e thash mbështetemi në Kur'anin Famëlart ku në disa ajete i Madhi Zot xh.sh. sinjalizon se asgjë në këtë univers nuk është krijuar pa një qëllim të caktuar, dhe çdo gjë në këtë botë bart një mesazh të krijimit të Tij.

Thotë Zoti i Madhëruar në Kur'anin Fisnik: "A mendoni se ne ju krijuam kot (pa ndonjë qëllim) dhe se ju tek Ne nuk do të ktheheni", (Muminun:115).

Një prej qëllimeve të krijimit të njeriut është përkushtimi dhe robërimi ndaj Krijuesit të tij, mirëpo se si ta bëjë këtë përkushtim për këtë na mësoi Zoti dhe i dërguari i Tij.

Edhe Haxhi si një prej obligimeve fetare dhe prej shtyllave të Islamit, ka dobitë dhe urtësitë e tij në menyrë që zemrën dhe mendjen e besimatarit ta bëjë sa më të lidhur me krijuesin Fuqiplotë.

Dobia kryesore e haxhit është përmendja dhe adhurimi i Zotit të Madhërishëm, pastaj krahas kësaj dëshmohen edhe dobi të tjera.

Thotë Zoti xh.sh. në Suren Nisa ajeti 69: "Ata që u binden urdhërave të Zotit dhe të dërguarit të tij, do të jenë prej atyre që Zoti i ka bekuar me të mirat e Tij, ...".

Sa i përket dobive të haxhit dijetarët islam janë mundu të paraqesin disa prej tyre të cilat do i përmnedim shkurtimisht në vazhdim:


Dobitë e haxhit në aspektin fetar

Haxhi si obligim fetar që është njëra prej 5 kushteve te islamit motivon dhe forcon besimtarin në aspektin shpirtëror. E motivon që të jetë më i devotshëm dhe më i përkushtuar në fe. Allahu e ka bë obligim haxhin të kryhet në vendet e shenjëta aty ku ka fillu shpallja, aty besimatari e sheh Qaben e bekume i sheh dhe i përjeton shenjat Islame, e sheh vendin ku ka jetuar Muhamedi a.s..


Dobitë e Haxhit në aspektin social

Njerëzit në këtë botë janë të kategorive të ndryshme, me pozita dhe përgjegjësi të ndryshme, me profesione dhe zeje të ndryshme, në gjendje ekonomike të ndryshme dhe me kombësi të ndryshme. Haxhi në këtë aspect luan një rol shumë të madh në barazinë e të gjitha shtresave me veshjen e ihramit dhe radhitjen ne safa pa dallim racore, grda shkencore apo pozita shtetrore.


Dobitë e haxhit në aspektin moral

Edhe haxhi, ashtu si ibadetet e tjera përveq që i premton besimtarit shpërblime të mëdha, i ofron edhe një leksion dhe mësim të mirë në aspektin moral. Në lidhje me këtë Muhamedi a.s. ka thënë: "Kush e kryen haxhin duke qenë i kujdesshëm për fjalët dhe veprat e tij, ai kthehet në shtëpinë e tij i pastër nga mëkatet sikur atë ditë që e ka lindur nëna e tij".


Haxhi vepër që garanton xhenetin

Për qdo vepër që kryen besimtari në këtë botë, do të shpërblehet prej Allahut, pamarr parasysh nëse ajo vepër është e madhe apo e vogël. Allahu në kuran thotë: "Kush kryen një vepër të mirë, edhe (nëse është) sa grimca, do ta gjej shpërblimin e saj", (Zilzale:7).

Transmeton Ebu Hurejra r.a. se pejgamberi a.s. ka thënë: "Për haxhin e pranur tek Allahu nuk ka shpërblim tjetër pos xhenetit".

Lusim Zotin që të gjithë haxhive nga e mbar bota që do të kryejn Haxhin këtë vit, t'ua pranoj i Madhi Zot xh.sh., e ne veçanti lutemi për haxhit e tanë nga trojet Shqiptare që të shkojnë mirë dhe të kthehen shëndosh emirë me haxh të pranuar.

Amin!



Autor: Skender MEHMETI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...