A ka përkthim Kur'ani?



Çështja e përkthimin të Kur'anit është debatuar shumë që vitet e para të shekullit 20. Megjithatë, përkthimi i Kur'anit me vendimet (ligjet) e Tij dhe në shenjtërinë e Tij kurrë nuk mund të konsiderohet si një Kur'an në vetvete. Arsyeja për këtë është se përkthimi nuk është fjala e Allahut që iu shpall Profetit Muhamed (paqja dhe bekimi qofshin mbi të), por është fjalë e ofruar e përkthyesit që spjegon atë që u zbrit nga Shpallja. Përveç kësaj, nëpërmjet përkthimit, fjalët e Kur'anit janë të shprehur në gjuhë të tjera përveç arabishtes e cila formon pjesë e pandarëtë të natyrës së mrekullueshme të Kur'anit. Allahu thotë: "Një libër, për të cilin vargjet janë shpjeguar me hollësi, një Kur'an në gjuhën arabe, për njerëzit që kuptojnë", (Fusilet 41: 3).

Ai gjithashtu thotë: "Me të erdhi fryma e besimit dhe erdhi e vërteta në zemrën dhe mendjen tënde, që ju të mund të këshilloni, në gjuhën e kulluar arabe", (Esh-Shu'ara 26: 193-195). Ka edhe shumë vargje në Kur'anin e lavdishëm që konfirmojnë këtë kuptim. Sa për të parafundit, ajo është e bazuar në përkthimin e vargjeve të Kur'anit fjalë pas fjale. Dijetarët e konsiderojnë këtë lloj përkthimi si të palejueshëm. Nuk është e mundur të përcjellish mesazhin e Kur'anit të Lavdishëm në këtë mënyrë për arsyet e mëposhtme:

Kopjet e përkthyera të Kur'anit nuk i gëzojnë të njëjtat standarde të larta të origjinalit, ato nuk mbajnë në vetvete ndjenjën e mrekullive të iniciuara nga Allahu i Plotfuqishëm. Për më tepër, duhet të sqarohet se ka dy lloje të përkthimit: përkthim literal dhe përkthimi i kuptimeve të Kur'anit të Lavdishëm.

1. Gjuhët e huaja nuk mund të paraqesin linguistikën e stilit Kur'anor, shumë fjalë në Kur'anin Famëlartë kanë më shumë se një kuptim. Përveç kësaj, gjuhët e huaja nuk mund ti përcjellin të gjitha këto kuptime në një fjalë. Nëse përkthyesi zgjedh njërën nga këto kuptime në pajtim me metodologjinë e tij në përkthim, atëherë përkthimi do të jetë i pamjaftueshëm për të dhënë tërë mesazhin e vargut (ajetit).

2. Disa fjalë arabe janë përdorur në mënyrë figurative; mesazhi i Kur'anit nuk mund të shprehet në rastin e përkthimit të vargut fjalë për fjale.

3. Disa kuptime të veçanta janë shprehur me fjalë të përgjithshme, në qoftë se përkthyesi përpiqet ti përcjellë këto fjalë pa iu referuar kuptimit të veçantë, ai nuk do të sjellë qëllimin e përdorimit të këtyre fjalëve në Kuran.

4. Gjuha arabe ka stilin e vet unik i cili konsiderohet si çelës për të kuptuar vendimet e sheriatit, çështje të cilat nuk mund të transferohen nëpërmjet ndonjë gjuhe tjetër.

Për shkak të arsyeve të përmendura më lart, dhe shumë arsyeve të tjera të cilat dëshmojnë se kuptimi i fjalëpërfjalshëm nuk mund të përcjellë mesazhin e Kuranit, dijetarët nuk lejojnë zbatimin e këtij lloj përkthimi në tërë Kur'anin, por ajo mund të lejohet në disa ajete të caktuara.

Sa për përkthim të kuptimit të Kuranit, dijetarët thonë se është e lejueshme, pasi ky lloj përkthimi konsiderohet si shpjegim dhe interpretim i Kur'anit, dhe nuk konsiderohet si një Kur'an në vetvete. Megjithatë, përkthyesi duhet të japë shënim dhe të tregon se ajo që ai bën është vetëm një përkthim i kuptimit të Kuranit pasi ai e kupton atë dhe jo kuptim i saktë i vetë Kur'anit.

Vlen të theksohet se pa marë parasysh se çfarë efekti ka përkthimi mbi ndonjë person, ai kurrë nuk mund të ketë të njëjtin efekt dhe bukuri si vetë Kur'ani.

Në dritën e fakteve të mësipërme, secili mund të argumentojë se nëse kështu është çështja, ateherë si mundet neve të japim mesazhin e Kuranit për popujt në gjuhë të ndryshme të botës, ashtu siç jemi urdhëruar nga All-llahu i Cili thotë: "O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen)", (el Maide 67). Profeti (paqja dhe bekimi qofshin mbi të) gjithashtu ka thënë: "proklamoni (tregoni mesazhin tim) edhe (duke dhënë) një varg", (Buhariu).

Si mund të përmbushim këto urdhëra dhe si mund të hapim rrugën për jo-arabët, që ato të marrin mesazhin e Kuranit?

Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne mund të themi se, në dritën e nevojës urgjente për të përkthyer kuptimin e Kur'anit, përkthimi nuk është e vetmja mënyrë për të përcjellë mesazhin e Kuranit dhe për t'i bërë njerëzit të kuptojnë Islamin. Kur'ani është shpallur në gjuhën e arabëve, siç thotë Allahu: "Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë)", (Ibrahim: 4). Pastaj, ata (njohësit e gjuhës arabe) duhet të bëjnë çmos për të përhapur mesazhet e tij në gjuhë të tjera duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të thirrur njerëzit në Islam; me këtë rast, përkthimi i kuptimit të Kur'anit mund të jetë pjesë e këtyre mjeteve. Në fakt, është bërë urgjencë për muslimanët të marrin përgjegjësinë për përkthimin e kuptimeve të Kur'anit në mënyrë që të përhapin Islamin dhe, në anën tjetër, të korrigjojnë gabimet e përkthyesve jo musliman të cilët nuk janë të aftë në gjuhën arabe.



Autor: Dijetar Atija Sakr, (ish kreu i Komitetit të fetvasë të Univerzitetit Azhar).
Përkthyes nga gjuha angleze: Mr. Xhemail Çupi, Dibër, qershor 2012.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...