A ka preferuar Ebu Hanife analogjinë (kijasin) dhe mendjen mbi hadithet?



Është fascinuese preciziteti, butësia dhe zgjuarsia e Ebu Hanifes në diskutimet shkencore të cilat i ka udhëhequr me dijetarët e mëdhenj të kohës së tij. Në llogari të Ebu Hanifes janë thënë shumë lëvdata por edhe kritika. Shumica e këtyre kritikave kanë rrjedhur nga ziliqarët përplot urrejtje, të cilët në mënyrë tendencioze e kanë akuzuar Ebu Hanifen.

Është fascinuese preciziteti, butësia dhe zgjuarsia e Ebu Hanifes në diskutimet shkencore të cilat i ka udhëhequr me dijetarët e mëdhenj të kohës së tij. Kështu në një burim relevant i cili flet për paraqitjen dhe historinë e medh'hebeve në islam përmendet që Ebu Hanife me një rast gjatë qëndrimit në Medine ka pasur një diskutim me autoritetin e madh dhe dijetarin e asaj kohe, imam Muhammed el-Bekirin (ka vdekur në vitin 114 sipas hixhretit).

Në realitet, Ebu Hanifes disa qarqe të caktuar ia kanë parë për të madhe që i ka dhënë përparësi analogjisë (kijasit) mbi hadithet e Pejgamberit s.a.v.s.. Këto lajme arritën te imam el-Bekiri, i cili duke e takuar në Medine e pyeti: "A je ti ai i cili fenë e gjyshit tim (duke aluduar në Pejgamberin s.a.v.s.) dhe hadithet e tij i ke zëvendësuar me kijas (analogji)?".

Imam Ebu Hanife në këtë i qetë u përgjigj: "Eja të ulemi dhe të flasim pak". Pasi u ulën vazhdoi: "Unë do t'i bëj tri pyetje dhe kur më përgjigjesh në këto, atëherë gjyko vet a është e saktë për atë që më akuzojnë".

Ebu Hanife filloi me pyetjet, të lutem mu përgjigj: "Kush është më i dobët: Mashkulli apo femra?".
"Femra" - u përgjigj imam Muhammed el-Bekiri.

Ebu Hanife tha: "E sheh, këtë që e tha e ka thënë edhe gjyshi yt Muhammedi a.s., dhe nëse unë rastësisht do ta ndërroja fenë e gjyshit tënd me kijas (analogji), atëherë sipas kijasit, do të duhej gruas t'i takojë dy herë më shumë se mashkullit, sepse ajo është më e dobët".

Pastaj Ebu Hanife vazhdoi: "Më thuaj, cili është më i vlefshëm: Namazi apo agjërimi?".
Imam Muhammed el-Bekiri u përgjigj: "Namazi është më i vlefshëm".

Në këtë Ebu Hanife tha: "Këtë e ka thënë edhe gjyshi yt Muhammedi a.s., sikur rastësisht ta ndryshoja fenë e gjyshit tënd, atëherës sipas analogjisë (kijasit), gruaja pasi të pastrohet nga larjet mujore, do të zëvendësonte namazet që i kanë kaluar gjatë kohës së hajzit (menstruacionit), e jo t'i agjërojë ditët që i kanë kaluar".

Pas kësaj Ebu Hanife e pyeti: "Cila është papastërti më e madhe: Urina apo sperma?".
"Urina" - u përgjigj imam el-Bekiri.

Ebu Hanife u përgjigj: "E nëse është kështu, nëse unë do ta ndryshoja fenë e gjyshit tënd Muhammedit a.s., do të kërkoja nga tjerët që të lahen pas urinimit, ndërsa marrjen e abdestit pas lirimit të spermës. Mirëpo unë kërkoj mbrojtje tek Allahu nga ajo që të ndryshojë fenë e gjyshit tënd me kijas".

Pas këtyre fjalëve Muhammed el-Bekiri u ngrit, përqafoi Ebu Hanifen dhe i tregoi nder të veçantë.



Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...