Shujuhët (ulemat) e vehabistëve



Patjetër se në lidhje me këtë duhet të flitet edhe për shujuht (ulemat) e tyre, në të cilët janë mbështetur dhe mbështeten, kanë përkrah njëri tjetrin këta shejhë (imamët e tyre). Së pari po përmendim disa gjëra në lidhje me imamin e tyre Ibni Tejmije.


IBNI TEJMIJE:

U lind në Hiran në vitin 661 h.. Vdes në burgun 'El-Kal'a' në Damask më 22 Dhul-kade 728 h..

Në lidhje me këtë dijetar imami dhe fekihu Velijuddin El-Irakij thotë: 'Dija e tij është më e madhe se mendja e tij'. Tregohet se në më shumë se 60 çështje ka gjykuar në mospajtim, në kundërshtim me ixhmain e dijetarëve, disa nga to në baza e disa në degë. Tani po i përmendim disa nga to: 'Shkurorëzimi i gruas gjatë hajdit (ciklit menstrual) nuk zbatohet, lejon që femra me hajd ta bëjë tavaf Qabenë'.

Po ashtu, në disa libra të tij thotë: 'se All-llahu është po sa Arshi, as më i madh as më i vogël, se dija e All-llahut nuk ka të bëjë me çështjet dytësore siç janë begatitë e banorëve të xhennetit, se pejgamberët nuk janë të mbrojtur nga mëkatet (nuk e kanë cilësinë el-ismetu), e ky nuk mendon që me këtë po i hapë rrugë asaj se pejgamberët kanë mundur të bien në mëkate të ndryshme si vjedhja e zinaja, etj., se dënimi i zjarrit të xhehennemit do të ndalet, zjarri do të shuhet, se Tevrati dhe Ingjili nuk janë ndryshuar, shprehjet e tyre janë ashtu si i ka zbritur All-llahu xh.sh., por vetëm komentimi i tyre është shtrembëruar', në lidhje me këtë ka një libër.

Po me këto çështje shejhut i ka ndodh një ngjarje në xhaminë El-Emewij, në të cilën e kanë rrahur njerëzit me mbathëset e tyre, transmetohet nga Ebu El-Hasan Alij Ed-Dimeshkij nga babai i tij se ka thënë: Ishim ulur në xhaminë e Ibni Tejjmijes. Ai ishte duke dhënë ligjëratë. Gjatë ligjëratës kalon te ajetet e el-istewa-së që kanë të bëjnë me ngritjen. Pastaj thotë: All-llahu është ngritur në Arsh mu kështu si po ngritem unë në këtë karrige ... Thotë: janë ngritur njerëzit, e kanë zbritur nga karriga dhe e kanë rrahur, madje ka folur dhe diskutuar edhe në ato çështje që edhe sahabët kanë heshtur, ka arritur deri në atë masë sa që ka menduar se All-llahu nuk është krijues i çdo gjëje.


IBNI EL-KAJJIM:

Emri i tij është Muhammed bin Ebi Bekr Ez-Zerij. U lind në vitin 691 h. dhe vdiq në vitin 751 h.. Duke mos iu ndarë mësuesit të tij Ibni Tejmije edhe ky futet në burg së bashku me te.

Në librin e tij të quajtur (- الصواعق المرسلة على الجهمية و المعطلة -) 'Essavaik elmurseletu ala elxhehmijetu velmuataletu' shkruan: 'Urtësia (hikmeti) është se All-llahu nuk do ta dënojë askend me dënim të përhershëm sepse kjo nuk ka të bëjë me mëshirën e madhe të All-llahut'.

'Ky mendon se kush është në zjarr të xhehennemit do të delë nga aty dhe do të futet në xhennet, zarri do të shuhet, e ky nuk mendon se me këtë Iblisi i mallkuar Ebu Xhehli, Ebi Bin Halef, Faraoni, Hamani e Karuni do të jenë me pejgamberët, të devotëshmit dhe shehidët në xhennet, krejt këtë mundohet ta argumentojë me argumente edhe pse nuk ekzistojnë.'

Mundohet ta përshtasë ndonjë argument duke bërë që të argumentojë se mushrikët do të nxirren nga zjarri i xhehennemit sepse kanë besim në zemrat e tyre sa grimca e atomit dhe këtë e bënë duke argumentuar me ajetin e 25 të sures Llukman: 'Po qese i pyetni ata se kush është krijues i qiejve dhe i tokës, ata thonë All-llahu'. Po ashtu, me hadithin e Pejgamberit a.s.: 'Nxirrini nga zjarri ata në zemrat e të cilëve ka të mirë edhe sa grimca e atomit'.


MUHAMED BIN ABDULVEHAB:

U lind në vitin 1111 h. kurse vdiq në vitin 1207 h.. Ka jetuar 96 vite. Ka shëtitur në vende të ndryshme duke u përpjekur të marrë dije, si në Mekë e në Medinë.

Tregohet se gjyshi i tij, Sulejmani ishte bari dhe i varfër. Kishte parë në ëndërr sikur po del nga ai një zjarr dhe po shpërndahet në tokë duke i djegur çdo kend që e ka takuar. Këtë ëndërr ia komenton një prej komentuesve të ëndërrave të asaj kohe duke i thënë se prej njerit nga djemtë e tij do të burojë fitne e madhe.

Besimi i tij (Akideja): 'Trupëzimi dhënja formë All-llahut duke e bër të ngjashëm me krijesat e tij, akuzimi tekfirimi i muslimanëve dhe akuzimi për shirk, lejimi i gjakut të muslimanëve që nuk pajtohen me mendimet e tij'.

Vëllai i Muhammed bin Abdulvehab një ditë i thotë: 'Sa janë shtyllat e Islamit' ?Ai i përgjigjet se janë pesë, vëllai i tij i thotë: 'ti i ke bërë gjashtë, kurse e gjashta është: Kush nuk të ndjek ty dhe nuk pajtohet me ty nuk është musliman'.

Si rezultat i krejtë kësaj disa nga dijetarët e kanë konsideruar se ka dal nga umeti i Muhamedit a.s.. Ka disa të dhëna duke ndjekur biografinë e stërgjyshërve të tij se rrjedh nga një familje çifute nga Turqia.


NASRUDIN ALBANI:

Do të mjaftojë me një apo dy shembuj në lidhje me çështjet e hadithit, ngase është konsideruar si muhadith i kohës, për të treguar të vërtetën në lidhje me këtë më poshte po cekim se si në njërin vend një hadith e ka konsideruar sahih ndërsa në një vend tjetër e kosideron shum të dobët.

Transmeton Albani në 'El-Muhtesar El-Uluvv' (- مختصر العلو -), faqe 98, hadithi numër 38, hadithi i Katade Bin En-Numan se ka dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: 'Pasi i ka krijuar All-llahu xh.sh. gjërat është ngritur në Arsh..', këtë hadith e ka konsideruar Sahih ndërsa në një vend tjetër po vetë ky njeri në librin e tij 'Silsiletu Eddaifetu', vëllimi 2, faqe 177, hadithi 775, e konsideron këtë hadith shumë të dobët, qëllimi i cekjes së këtij hadithi është të tragohet kundërshtimi i vetvetes nga shejh Albani duke mos e ditur as ai vet se qka ka thënë në një libër tjetër të vetin. Të këtij lloji ka mjaft hadithe të tjera.

Për të treguar se 'Shejh' Albani madje as gjuhën arabe nuk e ka njohur si duhet, më së miri tregon fakti në Sahihun e tij, Vëll. 4, faqe 88: Shejh Albani transmeton hadithin kështu: (- و وجب آلأخذ بيد الظالم -), 'Ve vexhebe elahdhu bijedi Edhalim' që donë të thotë: 'Është obligim të ndihmohet (përkrahet) i padreti (zullumçari)', hadithi i vërtet është kështu: (- و وجب آلأخذ على يد الظالم -), 'Ve Vexheb Elahdhu Ala Jedi Edhalim' që donë të thotë: 'Është obligim pengimi (ndalimi) i të padrejtit (zullumçarit)', po të thuhet ashtu siç ka transmetuar Shejhu (- بيد الظالم -), 'BIJEDI EDHALIM' siq u pa më lart në përkthim kupton se duhet ndihmuar atij (dhalimit - zullumçarit), ndërsa e vërteta është se duhet penguar atë 'ALA JEDI EDHALIM', kjo donë të thotë se plotësisht të kundërtën e ka transmetuar dhe e ka thënë 'Shejh' Albani, edhe të këtij lloji ka hadidhe të shumta si në Sahihun e tij Vëllimi 2, faqe 253 është e njejta gjë, duke transmetuar hadithe me shprehje që s'ka as kuptim dhe as nuk egziston në gjuhen arabe.

Ndoshta do të ishte e udhës të flasim edhe për formuesin e këtij drejtimi apo të kësaj lëvizjeje, i cili është Xhon Filipi, të cilin vehabitët e quajtën Shejh Filipi, e pastaj edhe El-Haxh shejh Filipi. Do të përmendim disa paralajmërime të Pejgamberit a.s. në lidhje me këtë.

Transmeton Ibni Omer r.a. duke thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.: 'O Zoti ynë bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë. Thotë: Kanë thënë sahabet edhe Nexhdin. Ka thënë pejgamberi a.s.: O Zoti ynë, bekoje Shamin tonë dhe Jemenin tonë, prapë i kanë thënë edhe Nexhdin. Ka thënë Pejgamberi a.s.: Atje do të ketë dridhje dhe fitne'.

Madje vehabitët kanë bërë thirrje që të bëhet hixhret atje në Nexhd, disa mundohen të thonë se nuk është qëllimi i Nexhdit nga aty ku ka dalur M. Bin Abdulvehab, por ne do të themi kështu nëse një njëri i thotë fëmijës së tij thirre vëllain tënd që është në dhomë nuk do të thotë të shkojë në fqinjë ta thërras vëllain e tij me argument se edhe atje ka dhomë por qëllimi është i dhomës aty afër në shtëpinë e tij, d.m.th., qëllimi me Nexhdin të cilin e ka përmend Pejgamberi a.s. është po Nexhdi, nga i cili rrjedh M. bin Abdulwehabi.

'Shenja e tyre është rruarja e flokëve', në transmetimin e Ahmedit dhe, po ashtu siç tregon edhe Muftiu i Mekës Esh-Shejh Ahmed Zejnij Dehlani tregon se: 'Muhamed Bin Abdulvehab i ka urdhëruar krejt ata që kanë hyrë nën urdhërat e tij dhe janë pajtuar me mendimet e tij që t'i rruajnë flokët pa dallim, që t'u dalin flokë të reja që nuk ka shirk në to'. Me këtë rast është ngritur një grua dhe i ka thënë: 'ti je duke na urdhëruar që t'i rruajmë flokët neve, e me këtë duhet ti urdhërosh meshkujt t'i rruajnë mjekrrat, sepse flokët e femrës janë zbukurimi i saj e mjekrra është zbukurimi i burrit'. Për këtë nuk gjenë përgjigje M. Abdulvehabi.



Përktheu nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro-Egjipt.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...