Osmanlinjtë e dikurshëm dhe turqit e sotshëm!



Fillimi i shekullit XIII të epokës së re paraqet një kthesë historike në të cilin lindi dhe më pas me një shpejtësi më të madhe u përhap dhe u zgjerua në të tri kontinente, në Azi, Afrikë dhe Evropë, Perandoria Osmane e cila më tutje gjatë ekzistimit të saj 623 vjeçare ishte një model "per exellenc" në të cilin nën ombrellën e saj kanë jetuar në një sipërfaqe prej 24 milion km2 popujt e ndryshëm me kultura të ndryshme.

Dua të cek vetëm një shembull të një humanizmi të paparë gjer atëherë që ka treguar Perandoria Osmane në vitin 1492, kur më në fund pas gati plot 8 shekujve ra Granada qyteti i fundit i Andaluzisë së dikurshme apo i Spanjës së sotshme, pas së cilës muslimanët dhe hebrejët iu nënshtruan masivisht vrasjeve, përndjekjeve dhe dëbimeve, të cilët shpëtimin e gjetën në Perandorinë Osmane e cila i hapi dyert e saj për këta të shkretët dhe se u vendosën gjerë e gjatë Perandorisë Osmane me të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre fetare e kulturore. Pas luftës së Dytë Botërore popujt e Evropës pas qindra viteve të kaluara në luftërat e përgjakshme në mes vete, arritën të krijojnë konturat për një bashkësi e cila sot quhet Unioni Evropian në gjirin e së cilës për momentin janë 27 shtetet në bashkësi të cilët sot mëtojnë të jetojnë të lirë në një konglomerat të një unioni me popuj, me kultura të ndryshme, të cilët po mendohen që të arrijnë një harmoni jetësore sikurse që ishte dikur në Perandorinë Osmane. Sipas një hulumtimi të një studiuesi francez dhe gjerman, pas një analize të gjerë studimi të kryer mbi Perandorisë Osmane, kanë ardhur në përfundim se cilat ishin arsyet arsyet e suksesit të gjatë të qëndrimit të Perandorisë Osmane.

Do të veçoja vetëm tri elemente, dhe atë të aspektit ekonomik dhe zhvillimit të Perandorisë Osmane, sipas këtij hulumtimi të kryer. E para, ishte, se popujt e ndryshëm në Perandorinë Osmane e kanë mirëpritur me padurim ardhjen e osmanlinjve në trevat e tyre, pasi që reformën agrare osmanlinjtë e ri e kishin të rregulluar në një stad më të lartë dhe më të zhvilluar dhe me një perfomancë të duhur, sidomos raportin në mes bujkrobërit dhe feudalit, apo çifçiut dhe spahiut. Gjersa para ardhjes së osmanlinjve, bujqit kanë punuar dhe mbjell pronat e feudalëve në atë mënyrë, ashtu që pjesën më të madhe të korrave dhe fryteve i merrnin feudalët ndërsa pjesën më të vogël, vetë bujkrobërit, që mezi me atë arrinin të mbijetojnë, me ardhjen e osmanlinjve ky raport u ndërrua në të mirën e çifçinjve, ashtu që pjesën më të madhe të të korrave dhe vreshtave i merrnin vetë ata çifçinj, ndërsa pjesën më të vogël e merrnin spahinjtë e rinj. E dyta, ishte se në lëmin e zejtarisë, në ato qytete në të cilin mungonte zeja e caktuar, osmanlinjtë e rinj i binin mjeshtërit nga qytetet e ndryshme të Perandorisë për të mësuar kallfët dhe shegertët për të ditur dhe ushtruar më tutje zejen përkatëse e cila i mungonte një qyteti apo vendbanimi të caktuar. E treta, ishte se në lëmin e tregtisë osmanlinjtë kanë zhvilluar një tregti të përsosur ashtu që nga skaji më i largët i Lindjes, nga Kina dhe Japonia, p.sh. kanë tregtuar me mëndafshin dhe i cili nëpërmjet Azisë së mesme kanë arritur ta bijën gjer në portin e Hamburgut apo edhe të Selanikut, në saje të ndërtimit të karvansarajeve të shumta gjatë rrugëve nëpër të cilët përshkonte kjo tregti, ashtu që në këto karvansaraje gjer në 3 ditë tregtarët me karvanët e tyre mund të qëndronin gratis duke u ushqyer dhe pushuar, gjë që e ka bërë koston shumë më të kapshëm për tregun e tillë anekënd Perandorisë Osmane, do të thotë pa kurrfarë barriere taksash apo doganash të cilët do të vështirësonin dhe do të rrisin koston e mallrave të ndryshme tregtare.

Turqit e sotshëm si trashëgues të osmanlinjve të dikurshëm, pas përmbysjes së Perandorisë Osmane në vitin 1923, pas gati afro një shekulli me të madhe janë duke u rimëkëmbur në aspektin e zhvillimit ekonomik të tyre, me ç'rast janë duke shënuar kohën më të artë në historinë e ekzistimit të Turqisë moderne nga viti 1923, dhe se kanë shënuar rritjen më të madhe ekonomike në Evropë gjatë vitit 2010, ndërsa në botë, pasojnë pas Kinës, ashtu që për momentin janë të renditur në vendin e 16-të të shteteve më të zhvilluar ekonomike të botës nga 193 shtete ekzistuese, dhe se sipas kësaj dinamike të paparë gjer tani në ekonomin e Turqisë, pritet që gjer kah mesi i shekullit XXI të jenë në mesin e 10 shteteve më të zhvilluara ekonomike të botës. Suksesi i tyre pikësëpari është edhe në strategjinë e paraparë për një Turqi ekonomike të fortë, në saje të bashkëpunimit dhe mënjanimit të barrierave dhe konflikteve nga e kaluara, duke ofruar bashkëpunim me të gjitha shtetet pa marr parasysh se ku janë të shtrirë, e në saje edhe të mënjanimit të vizave të ndërsjella, për një qarkullim të lirë të kapitalit, mallit dhe njerëzve. Poashtu zhvillon një politikë të balancuar si me Lindjen ashtu edhe me Perëndimin. Edhe pse ka shumë kohë që do të aderojë në Bashkimin Evropian, edhe pse kjo po shkon me shumë vështërsi, për shkak të refuzimit të disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, pikësëpari të Francës dhe Gjermanisë, në anën tjetër me shtetet e Lindjes është duke bashkëpunuar me të madhe në të gjitha sferat e që kanë ndikuar që me të madhe të rritet zhvillimi ekonomik i saj, duke rritur prodhimtarinë e vet në të gjitha lëmenj si dhe duke zhvilluar cilësinë apo kualitetin e produkteve të saja. Edhe pse shtetet e Bashkimit Evropian kanë arritur një zhvillim ekonomik të përsosur, e në saje të Gjermanisë si alfa dhe omega e zhvillimit ekonomik të Evropës, disa shtete anëtare janë ballafaquar me kriza të rënda financiare, sikurse Greqia, Islanda, Portugalia, e të cilët në saje të shpirtëgjerësësisë të Gjermanisë, do të jenë në gjendje të sanojnë dhe të dalin nga situata në të cilën janë katandisur. Problemi tjetër me të cilën po ballafaqohet ekonomia evropiane, është mungesa e fuqisë kreative punëtore, si pasojë e të së cilës është e shtrënguar të pajiset me fuqi punëtore, tani edhe nga Afrika, pasi që mundësit për t'u pajisur me fuqi punëtore nga Evropa janë shterë apo janë në fazën e fundit të shterjes, dhe se parashihet që në vitin 2050 fuqia aktive për punë në Turqi nga mosha 16 e gjer në moshën 64 vjeçare të arrijë gjysmën e fuqisë potenciale kreative për punë të 5 shteteve të tanishme evropiane të Bashkimit Evropian, gjegjësisht të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Spanjë. Gjer në fund të kësaj dekade pritet që GDP-ja për kokë banori në Turqi të arrijë shifrën prej 20.000 Euro që me të vërtet do të jetë një sukses jashtëzakonisht i madh nëse arrihet që kjo të realizohet për këtë periudhë. Të gjitha këto parametra e bëjnë që Turqia dhe turqit krahas zhvillimit të hovshëm ekonomik të kenë rol dhe ndikim edhe në sferat e tjera të fushave, si në politikë, shkencë, kulturë, sport, e të mos flasim për rolin e saj ushtarak si një fuqi respektabile si në rajon ashtu edhe në botë.

Në përfundim të kësaj qasjeje do të konkludoja se disa analistët tanë shqiptar në vend se të shikojnë me një admirim këtë zhvillim të hovshëm të turqëve të sotshëm, i ka zënë paniku, ashtu që njëri prej tyre për kundër vënien e këtij zhvillimi ekonomit të turqve, apo kundër "neotomanizmit" të rinj, propozon merreni me mend, absurd të llojit të vet, lidhjen e aleancës jo- natyrore me serbët dhe grekët për kundërvënie këtij zhvillimi të turqëve, e dihet se gjatë tërë historisë që prej largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani në vitin 1912 dhe pavarësisë së Shqipërisë, plot një shekull që me të gjitha metodat e mundshme janë pikërisht grekët dhe serbët, që luftojnë kundër popullit shqiptar, mjafton të përkujtojmë vetëm vitet 1997 e 1999, kur dihet se kush u vu në mbrojtje të Shqipërisë, ka qenë pikërisht Turqia dhe populli turk, dhe se shqiptarët në përgjithësi do të din me u rreshtua me aleatin natyror të saj, Turqinë, në bashkëkordinim të plotë me faktorin amerikan, si garant të mbijetesës dhe zhvillimit të mëtejmë të popullit shqiptar në Ballkan.



Autor: Faik MIFTARI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...