Sufizmi i vërtetë natën transformon zemrën kurse ditën transformon botën



"Sufizmi i vërtetë natën transformon zemrën kurse ditën transformon botën". Përmes këtyre fjalëve, Tarik Ramadan ka ndërmend ti bie shkurt mashtrimit historik sipas të cilit Sufizmi nuk është i përfshirë në çështjet e botës. Në një konferencë të organizuar nga Universiteti Mundiapolis me temë "Sufizmi origjinal, sufizmi bashkëkohor", lektor i shquar, profesor në Oxford, i ka dhënë vetes për objektiv që ti pastroj senset e përbashkëta të këtij komponenti të islamit. "Sufizmi shton, por nuk heq", argumenton nipi i Hassan El-Bennas, themelues i "Vëllazëris Muslimane". Në fakt, Sufizmi bazohet mbi praktikimin e namazit dhe agjërimit nafile, gjithnjë me moderim (karar), për tu afruar tek Zoti dhe kërkuar afërsinë e Tij. Ky objektiv themelor bëhet fija udhëzuese e aspirimit sufi.

Tarik Ramadani konsideron se Profeti a.s. ka qenë sufiu i parë, ngase sipas tij, qëndrimi sufi ka paraprirë rrethin e tij. Prandaj ishte e nevojshme që të kodifikohet praktika sufiste dhe t'i jepet asaj një shprehje e pastër, ashtu sikur teologët që kanë kodifikuar Sheriatin. Këto kode dhe kjo shprehje e pastër asnjëherë s'janë ndalur duke e ushqyer polemikën: "Unë jam e vërteta", bërtiste dikur Hallagji përpara një turme Bagdadiane të shtangur. Ai nuk donte të thoshte se ishte Zoti, por se ai ishte në komunikim me hyjnoren përmes një nga atributet e tij.

Normat e zgjeruara "Ai nuk flet me arsyen e vet, por me zemrën e vet", mbron folësi, i cili konstaton tension mes normës dhe shpirtërores, para se të shton: "Ne e kemi zgjeruar normën. Ngase kur ne ndihemi të shtypur, ne tkurremi mbi normën. Kurse, ne kemi humbur, nëse humbim sensin". "Drita duhet të jetë në zemër të normës islamike", shpjegonte Ibn Khaldoun dhe përmes kësaj praktika sufiste vjen në vete. Ajo ofron një tjetër raport me hyjnoren, e bazuar mbi dashurin e Zotit, më shumë se mbi frikën nga dënimi i Tij.

Megjithatë duhet mbrojtur kundër teprimeve që bëhen në praktikën e disa qarqeve sufiste: "Kë e adhuron, atë i cili të bart tek Zoti apo vet Zotin?", parashtron pyetjen Tarik Ramadan, i cili vëren se edhe vet Al-Faruk, Omer Ibn Al-Khattab, kishte këtë tundim: "Përgjatë disa minutave, islami për pak sa nuk rrëshqiti, dhe e dijmë që në vdekjen e Pejgamberit a.s., Al-Faruki shpalli ringjalljen e tij, para se Ebu Bekri ta rikthen në arsye. Për atë i cili adhuron Muhamedin, Muhamedi ka vdekur, e për atë i cili adhuron Zotin, Ai është i pavdekshëm, tha ai".

E njëjta gjë, nëse një sufi ka nevoj për mbikqyrjen e një mësuesi, ky i fundit duhet të jetë në shërbim të nxënësve të tij dhe asnjëherë nuk duhet të adhurohet. Folësi shton edhe më tej: "Nxënësi duhet mbajtur autonominë e mendimit. Çdokush ka të drejtën t'i flet Zotit pa ndërmjetësim, përveç nëse buron prej tij". Është ky çmim që rrugëtimi shpirtëror, si nxënësi ashtu edhe mësuesi i tij, do të mbrohet nga kulti i personit dhe që rrethet sufi do të munden të fusin një forcë lëvizëse të shoqërisë: "Ti do të afrohesh tek Zoti, kur ti do bësh që bota të jetë më e mirë", konkludon drejtuesi i një sufizmi të rafinuar nga devijimet.



Nga frengjishtja: Genc Bardoniqi

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...