Namazi i Teravisë



Trajtimi namazit të teravisë

Namazi i teravisë është synnet i fortë (synneti muekkede) në netët e Ramazanit, për shkak të fjalëve të Pejgamberit s.a.v.s.: "Kush fal namazin e natës në ramazan, duke besuar në Allahun dhe duke pritur shpërblimin e Tij, do t'i falen mëkatet e tij të bëra më parë".

Namazi i natës në Ramazan është quajtur teravih - tarawih, për shkak të pushimeve që bëhen pas çdo katër rekateve. Kjo është arsyeja pse ky namaz u quajt "tervih", që, d.m.th. pushim.


Mënyra e kryerjes

Është më së miri që teravija të kryhet me xhemat, në xhami. Kush e fal atë në mënyrë individuale, ai ka gabuar, për shkak se ai ka vepruar në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve (ixhma) dhe se është synnet për të kryer namazin e teravisë me xhemat, në xhami.

Imam Maliku përmend në librin e tij të haditheve, El-Muvatta', se Abdurrahman ibn Abdil-Karijj kishte thënë: "Shkova në ramazan në xhami me Omer ibn Hattabin, kur aty kishte njerëz të shpërndarë në grupe: një njeri falej individualisht, tjetri falej e pas tij falej grupi i njerëzve duke e ndjekur atë ...", Omeri r.a., tha: "Pasha Allahun, nëse do mundesha që të gjithë këta njerëz t'i mbledhja me një lexues (imam/kari'), mendoj se do të ishte më mirë". Pastaj, të gjithë ata i mblodhi pas Ubejj ibn K'abit në namaz. Shkova me të edhe natën e dytë, kurse njerëzit veç u faleshin pas imamit të tyre. Omeri r.a., atëherë kishte thënë: "E bukur është kjo risi/bidat, e që pjesa e natës në të cilën flini është më e mirë se pjesa në të cilën faleni", pra, pjesa e dytë është më e mirë, kurse njerëzit u faleshin në pjesën e parë të natës ...".

Është e konfirmuar se Pejgamberi s.a.v.s., e kryente teravinë me xhemat. Kurse sa i përket asaj që e kishte lënë teravinë me xhemat, kjo ishte nga mëshira e tij për ymmetin e tij, nga frika se mos ky namaz do u bëhet si obligim atyre. Bazuar në këtë dëshmi, është vendosur kryerja e namazit të teravisë me xhemat, pasi që pas vdekjes së Pejgamberit s.a.v.s., kaloi kjo frikë që ky namaz të bëhet farz.

Transmetohet nga Aishja r.a., se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., një natë e falte namazin në xhami (teravinë). Pas tij u faleshin edhe njerëzit me xhemat. Natën tjetër, numri i tyre ishte rritur. Ata u mblodhën edhe natën e tretë apo të katërt, por, Pejgamberi s.a.v.s., nuk u doli si imam (në xhami për namaz). Kur agoi, ai u tha: "Unë pashë atë që keni bërë dhe e vetmja gjë që më bëri të mos vijë (për namaz të teravisë) ishte frika se mos ky namaz (i teravisë) të bëhet i detyrueshëm për juve. Dhe kjo ndodhi në Ramazan".


Numri i rekateve

Namazi i teravisë ka njëzet rekate dhe dhjetë herë jepet selami. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve islam. Te imam Maliku, teravija ka tridhjetë e gjashtë rekate, kurse si dëshmi e merr traditën e banorëve të Medinës. Dëshmia e shumicës vendimtare të dijetarëve islam është transmetimi të cilën e përmend el-Bejhekiu, me zinxhir të saktë të transmetuesve, sipas së cilës E-Sa'ib ibn Jezidi ka thënë: "Në kohën e Omerit r.a., u faleshin njëzet rekate. Po ashtu, edhe në kohën e Othmanit dhe Aliut r.a., u faleshin njëzet rekate". Në librin El-Muvetta' përmendet se Jezid ibn Ruman ka thënë: "Njerëzit në kohën e Omerit r.a., i faleshin njëzet e tri rekate". Në librin e El-Mugni përmendet se Aliu r.a., urdhëroi një njeri që në ramazan t'u fal njerëzve njëzet rekate (namazin e teravisë).

Tre rekate më shumë që përmenden në hadithin e Ibn Rumanit janë vitr-namaz. Dhe ajo me të cilën e argumenton imam Maliku mendimin e tij nuk është dëshmi, për shkak se ata janë falur individualisht, midis dy pushimeve nga katër rekate, ekuivalent tavafit të banorëve mekkas nga shtatë rrethe në mes dy pushimeve. Dhe kjo nuk është e ndaluar, sepse me pushimin pas çdo katër rekateve mendohet në pritjen. Musalliu ka të drejtë të përzgjedh, nëse donë mund të ulet dhe të hesht, duke thënë "la ilahe ilallah" ose "SubhanAllah", të lexojë Kuran individualisht ose të fal namaz vullnetar individualisht. Kjo pritje është e rekomanduar për shkak të traditave të banorëve të dy haremeve.

Disa dijetarë islam - ulema për këtë çështje kanë përkrah mendimin tjetër, i cili është në kundërshtim me ixhmanë e sahabëve dhe imamëve të fikhut. Ata thonë se teravija ka tetë rekate dhe se shtimi i numrit të rekateve është risi/bidat. Si dëshmi për këtë mendim e marrin hadithin në të cilin Aisha r.a., thotë: "I Dërguari i Allahut s.a.v.s., nuk falte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, qoftë në ramazan apo ndonjë muaj tjetër. Do falte katër rekate, por mos pyet për gjatësinë dhe bukurinë e tyre. Dhe pastaj do falte edhe katër rekate dhe mos pyet për gjatësinë dhe bukurinë e tyre. Pastaj do i falte edhe tri rekate, kështu që i thashë: "O i Dërguari i Allahut, a do të flesh para se të falësh vitrin"? Ai u përgjigj: "O Aishe, sytë e mi bëjnë gjumë, por zemra ime nuk fle"".

Marrja e këtij hadithi si dëshmi për ndalimin e rritjes së numrit të rekateve nuk është e saktë, sepse falja e namazit të Pejgamberit s.a.v.s., me këtë numër të rekateve nuk ka të bëjë me ndalimin e numrit tjetër të rekateve të namazit të njëjtë.

Të gjithë dijetarët islam bien dakord: se numri i përmendur në hadithin e cituar, nuk do kishte kuptimin e kundërt. Në fakt, të tregojë për ndalimin e numrit të rekateve nga ai i përmendur në këtë hadith, atëherë, si është kuptuar e kundërta nëse është e përmendur në hadithin nga tradita e Pejgamberit, s.a.v.s.? Aishja r.a., informon për atë që ka parë nga Pejgamberi s.a.v.s., dhe ajo nuk mundi, edhe pse diapazoni i dijës së saj ishte i madh, që të dijë të gjitha situatat e Pejgamberit s.a.v.s.. Ai shkonte te ajo aq sa shkonte edhe te gratë tjera të tij.

Për këtë arsye, ajo disa herë, kur dikush e pyeti për diçka, u sugjeroi që të pyeten edhe gratë tjera të Pejgamberit s.a.v.s..


Sa gjatë lexohet në rekatet e namazit të teravisë

Imami në namazin e teravisë lexon aq sa të mos çojë situatën në pakënaqësi të xhematit i cili falet pas tij. Prandaj, imami duhet të dijë gjendjen e atyre që falen pas tij. E më mirë është, nëse xhemati nuk do jetë i pakënaqur, që të lexojë nga dhjetë ajete në secilin rekat, sepse me të arrihet synneti, i cili është që të përfundohet hatmja e Kuranit gjatë namazit të teravisë në Ramazan.



Autor: Hamid Mahmud Tuhmaz

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...