Vushtrria mbushet me vehabistë, sulmojnë fizikisht imamin e xhamisë



Në xhaminë "Shejh Zayed" në Vushtrri ka ndodhur një incident fizik, në të cilin janë përfshirë imami Bedri Halili dhe disa vehabistë. Kështu pohojnë burime të Veriu.info që ishin të prezent në momentin e ndodhjes kacafytjes ndërmjet tyre.

Burimi i Veriu.info tregon se fillimisht imami i Xhamisë, Bedri Halili, i ka paralajmëruar disa të rinj, që sipas tij po vijnë në xhami për ta prishur fenë, që mos te vijnë më në xhami. "Ai ka thënë se shumë shpejtë do t'i largoj nga xhamia, disa persona që po bëhen pengesë dhe po bëjnë veprime që s'kanë të bëjnë asgjë me fenë, duke kërkuar nga ata që të largohet vetë. Mirëpo një person ka reaguar dhe pas kësaj ka ardhur deri te kacafytja e imamit me 3-4 persona, ku më pas kanë ndërhyrë të pranishmit për ta qetësuar situatën", tregon burimi.

Gazetarët e Veriu.info kanë kontaktuar sot me imamin e Xhamisë, Bedri Halili, i cili e ka konfirmuar rastin, duke thënë se qe 10 vite disa vehabistë janë duke e penguar në zhvillimin e ritualeve fetare.

"Në Vushtrri ka shumë vehabistë. Ata që 10 vite janë prezent, ku po mundohen që metodat e tyre të faljes dhe praktikimit të fesë t'ua imponojnë të tjerëve. Mirëpo, ajo çka ata praktikojnë s'ka asgjë të bëjë me fenë. Persona të tillë po i keqpërdorin fëmijët, të cilët po i sjellin nga rruga në xhami dhe po u flasin me orë të tëra, për t'i futur në rrugën e tyre", deklaroi imami Halili, duke treguar se ata paraqiten si hoxhallarë, ndërkaq thotë që këta vehabistë e kanë vetëm shkollën fillore të kryer.

Imami tregon se në Vushtrri ka shumë vehabistë dhe se ai po sulmohet vazhdimisht nga ta. "Mua më kanë sulmuar shumë herë, mirëpo unë nuk e kam ndërmend të ndalem, sepse këta s'ka të bëjnë asgjë me Islamin", thotë ai.

Veriu.info ka mësuar se imami Bedri Halili, shpesh gjatë ligjëratave të tij flet kundër këtyre personave, duke konsideruar se nuk janë në rrugë të Allahut. Në lidhje me këtë imami ka thënë: "Normalisht që unë e tregoj të vërtetën, sepse këta persona edhe gjatë lutjeve bëjnë veprime të cilat po i pengojnë besimtarët të falen".



Përgatiti: veriu

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...