Shënime rreth Te'vilit



Në Sherh Mishkat autori (Mulla Ali El-Kariu) thotë: "Neveviu në Sherh Muslim thotë: Lidhur me këtë hadith (hadithu nuzul) dhe hadithe e ajete të ngjashme me të, ka dy mendime të njohura: Mendimi i xhumhurit të selefit dhe disa mutekeliminëve është se duhet të besohen ashtu si janë cekur në formën që i ngjanë Allahut të Madhëruar dhe të besohet njëkohësisht se kuptimi i tyre i dukshëm, i cili kuptohet në komunikimet njerëzore nuk është qëllim i tyre, dhe pa u munduar që t'i përshtasim (te'vil), duke besuar që Allahu është i pastër nga të gjitha tiparet e qenies relative. Mendimi i dytë është mendimi i shumicës së halefit dhe i një grupi nga selefi, mendim që përcillet edhe nga Maliku dhe Euzaiju, thotë se tekstet në fjalë duhet të përshtaten mbështetur në vet kuptimet që i përmbajnë në vete. Sipas këtij mendimi, hadithi i cekur (hadithu nuzul) përshtatet me dy shpjegimet e cekura".

Nga thënia e përmendur e Neveviut, si dhe thëniet e: Shejh Rabbanit Ebu Is'hak Shirazit, Imam Haramejnit, Gazzalit dhe imamëve tonë të tjerë, po dhe dijetarëve tjerë, kuptohet që të dy mendimet pajtohen se kuptimet e fjalëve, si: ardhje, formë, person, njeri, këmbë, dorë, fytyrë, hidhërim, mëshirë, istiva mbi arsh, ndodhja në qiell dhe të tjera, duhet të largohen nga kuptimi gjuhësor i tyre, pasiqë ai kuptim çon në absurditete që haptazi shihet se janë të pabaza dhe bartin me vete kuptime të cilat janë kufr me ixhma. Për këtë edhe selefi edhe halefi detyrohen që t'i largojnë këto fjalë nga kuptimi gjuhësor i tyre.

Mospajtimi i vetëm mes selefit dhe halefit në këtë çështje është se a thua duhet të largohen këto fjalë nga kuptimi i tyre gjuhësor dhe të besohet që Allahu është i cilësuar me veti që i ngjajnë qenies së Tij pa mos i përshtatur ato në një kuptim tjetër, ose duhet të përshtaten. Ky i fundit është mendimi i shumicës së halefit dhe njihet si te'vil tefsili. Dijetarët e halefit me këtë nuk kanë dëshiruar ta kundërshtojnë selefin, Allahu na ruajt, nuk duhet të mendohet kështu për ata. Por domosdoshmëria e kohës e ka kërkuar një gjë të tillë për shkak të numrit të madh të muxhesimive, xhehmive, grupeve të tjera të lajthitura dhe përhapjes së tyre në mesin e avamëve.

Që këndej dijetarët e halefit me qëndrimin e tyre deshën t'i luftojnë këto grupe dhe ta tregojnë qëndrimin e tyre të gabuar. Mu për këtë shohim se shumë prej tyre arsyetohen dhe thonë: "Sikur të ishim në kohën e selefit kur kishte besim të pastër dhe nuk kishte njerëz të lajthitur nuk do të zhyteshim në te'vilin e teksteve".

Mandej është e ditur që Maliku dhe Euzaiju, figura të mëdha të selefit, e kanë përshtatur hadithin e zbritjes me te'vil tefsili. Po kështu edhe Sufjan Theuri e përshtat "Istivanë në Arsh" me "drejtim ndaj tij", kuptim ky që vjen në ajetin "Pastaj "isteva" nga qielli", domethënë: u drejtua nga qielli. Një prej këtyre diejtarëve të selefit është edhe Imam Xha'fer Sadik. Bile një grumbull nga selefi dhe halefi thonë se kush e beson anën (mu'atekidul xhiheti) është kafir, siç e thotë këtë Irakiu dhe tregon se ky është mendimi i Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut, Eshariut dhe Bakilanit.

Gjithashtu, të gjitha fraksionet tjera, pajtohen se tekstet, si: "Ai është me ju kudo që të jeni", "Nëse janë në grup tre vet Ai është i katërti", "Kado që të ktheheni andej është fytyra e Allahut", "Ne jemi më afër tij se damari i qafës", "Zemra e njeriut është mes dy gishtave të Allahut", "Guri i zi është dora e djathtë e Allahut në tokë", duhet të përshtaten. Ky pajtim i të gjiha fraksioneve, të bën të qartë se është i vërtetë mendimi i muhakikunëve se duhet të ndalemi te fjala "Ve'r-Rasihun" jo te emri i Allahut të Lartësuar".

Xhumhuri thotë se duhet të ndalemi te emri i Allahut "il-la Allah" dhe e quajnë këtë ndalje të domosdoshme (vakf lazim). Kjo është mandej edhe e qartë, sepse kuptimi i te'vilit është se kuptimi i fjalës përkatëse është kuptimi që e ka dëshiruar Allahu, e cili është ai në të vërtetë, këtë nuk e din askush përpos Allahut të Lartësuar. Prandaj ata të cilët kanë dhënë shpjegime lidhur me këto tekste e bëjnë këtë në bazë të asaj që e shohin ata se është e saktë, por askush nuk ka mundësi të thotë prerë se ai është qëllimi i Allahut.

Në të vërtetë ky mospajtim është vetëm gjuhësor. Për këtë shumica e dijetarëve muhakikinë të vonshëm thonë se nuk duhet të përcaktohet një kuptim i veçant si kuptim që e ka për qëllim fjala. Kështu caktimin e qëllimit të fjalës ia lënë vet Allahut xh.sh. Ky qëndrim është pozicionim mes dy mendimeve dhe dy shijeve. Kështu vepron edhe Dekik Idi i cili zgjedh një mes tjetër dhe thotë: "Nëse te'vili është metafor e qartë, duhet të ndiqet pa ngurim, e nëse është metafor e largët e pazakontë, e vërtetë është se nuk duhet të përdoret. Por nëse janë të barabartë të dy aspektet, atëherë mospajtimi se a është e lejuar ose e ndaluar, është çështje fikhu dhe ixhtihadi dhe nuk është situatë e rrezikshme për asnjërën palë".

Në fakt, shton Mulla El-Kariu: "lërja e te'vilit në këtë rast është më e saktë, sidomos kur kjo mbështet nga mendimi i selefit. Një nga ata është Imam Adhami".

Pas kësaj, Mulla Aliu në thotë në Mishkat: "Përmbyllja e kësaj është se edhe selefi edhe halefi e pranojnë te'vilin, ngase ata pajtohen të gjithë se fjala duhet të largohet nga kuptimi i saj gjuhësor. Dallimi i vetëm është se te'vili i selefit është i pjesërishëm (ixhmali), sepse ata ia lënë Allahut qëllimin e saj, kurse te'vili i halefit është i detajtë (tefsili), pasi që ata ishin të detyruar ta bëjnë këtë nga numri i madh i bidatxhinjve".

Në librin "Isharetu'n-Nebih fi Keshfi Shubehi Ehli't-Teshbih", diktat i Shejh Nexhmuddin Ebulfeth Nasrullah ibën Izz ibën Saëdullah ibën Nexhm El-Katib Bagdadi thuhet: "Dijetarët, gjuhtarët dhe poetët e kanë përdorur te'vilin që në kohë të lashtë e gjer në kohën e re. Prandaj kush thotë "Nuk e pranoj te'vilin dhe as nuk bëj teshbih", ai bën te'vil, sepse pasi që nuk e kupton zbritjen si zbritje dhe dorën e djathtë si dorë të djathtë në hadithin "Guri i zi është dora e djathtë e Allahut në tokë", ai bën te'vil. Prandaj, në asnjë mënyrë nuk keni si të ikni nga te'vili".

Allame Alusi kur flet për fytyrën thotë: "Te'vili i afërt logjikisht dhe me përdorim të gjerë në gjuhën arabe, nuk ka gjë të keqe në të për mendimin tim. Ndërkaq, ka ajet që me ixhmain e selefit dhe të halefit duhet të përshtaten me te'vil". Mandej thotë: "Unë anoj nga te'vili e jo mospranimi i fjalëve në kuptimin gjuhësor duke i mohuar përfundimet që bartin në raste kur Allahu përshkruhet me ca fjalë, si për shembull, në ajetin: "Do të ndajmë kohë të merremi me ju, o njerëz dhe xhinn" dhe hadithi "Guri i zi është dora e djathtë e Allahut në Tokë". Në këtë rast nuk them që guri i zi është sifat i Allahut ashtu si thotë selefi për dorën e djathtë".

Ibën Muallimi në librin e tij "Nexhmul Muhtedi dhe Rexhmul Mu'ëtedi" ndan një kapitull të veçant ku i përmbledh sahabët, tabiinët dhe të tjerë të cilët kanë bërë te'vil në tekste që lënë të kuptohet qëllimi i shprehjes "(Z)".



Autor: Imam Keutheriu
Pergatiti: Ahmed M. Mehmedi



_________________________

Shënim: Shënimet janë shkëputur nga libri "Def'u Shubheti Teshbih" i Imam Ebu Ferexh Xheuziut, përkthim i Ahmed M. Mehmedit. Libri është në fazë të përgatitjes për botim nga Qendra për Studime dhe Kërkime Islame e Forumit të të Rinjve Muslimanë.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...