Suhejmi, një med-halist pa vizion



Në disa video të kohëve të fundit dijetari nga Jordania Ebu Talha demaskon "lojtarin" e pushtetit të shitur saudit, i cili para disa kohëve ka ardhur edhe në Shqipëri, Salih es-Suhajmi. Në disa vdeo ai përmbledh arsyet dhe këshillat e tij për këtë "dijetar të madh" të pushtetit.

Ja një përmbledhje e shkurtër e asaj që ai thotë në videot e para disa kohëve:

A do të flasë "i nderuari Suhejmi" për tradhëtinë e pushtetarëve ndaj muslimanëve? Për pozitën e tyre të përshtirë! Për kufrin e tyre, turpin, hipokrizinë, amoralitetin në të cilin janë zhytur?

Po për shkatërrimin e moralit të shoqërisë islame, luftimit të fesë, mosbesimit të madh, shirkut, që e përhap princi i tij i kurorës (Bin Selmani) dhe shpura e tij?

A do të flasë vallë ky njeri pa vizion për fëmijët e muslimanëve të cilët po vuajnë për bukën e gojës aq sa i duket edhe skeleti për shkak të urisë në vendet ku ka muslimanë?

Apo për mardhëniet e turpit të shoqërive (apo shteteve) muslimane me shoqëritë ushqimore jehudije duke i mbështetur në këtë mënyrë pushtuesin kundër muslimanëve?

Zoti e mëshiroftë Euzain i cili thoshte se: "Ai i cili bën dua për prijësin zullumqar që të mbretërojë gjatë i tilli dëshiron që të mëkatohet ndaj Zotit".

Jo kurrsesi ai nuk flet për këto!

Sipas jush (Med-halitë) tradita profetike (sunneti) është ekskluzivisht vetëm ai saudit, med-halist dhe Selmanist (i referohet Bin Selmanit). Teksa gjithë ata që nuk janë me ju janë medoemos kundra jush.

O Sujehmi ti je një njeri fals, i shtirur, ti bashkë me nxënësit e tu, fjalimet e tua, mësimet e tua, dhe kushdo që kënaqet me atë që ti thua. Mbaj vendin tënd o Suhejmi dhe pozitën tënde. Të vërtetën ka thënë dikush "Të mos kesh vizion është më keq sesa të mos kesh sy (shikim)".



Autor: Shejh Umer Bin Ibrahim Ebu Talha

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...