Vehabistët e kundërshtojnë Melvudin, por ja çfarë madhërojnë ata!



Jemi në muajin e Mevludit dhe para 3 ditësh e patëm edhe ditën e 12-të të muajit Rebiul Evel, në të cilën thuhet se ka lindur Muhammedit a.s..

Ajo që u vu re gjatë këtyre ditëve ishte debati i ashpër që u zhvillua, dhe vazhdon akoma, në mës të atyre që e shënojnë Mevludin dhe atyre që e kundërshtojnë atë.

Ithtarët e lëvizjes vehabiste bëjnë sulme intensive mbi ata që e duan të Dërguarin e Allahut, dhe që gëzohen për shkak të lindjes së tij.

Përderisa muslimanët mundohen që ta ruajnë të gjallë kujtimin mbi Pejgamberin a.s., vehabistët pamëshirshëm rrënojnë dhe zhdukin tërë atë që ndërlidhet me të.

Shpesh i dëgjojmë sesi ftojnë për rrënimin e varreve, tyrbeve, si dhe të gjitha ato monumente historike islame. Kërkojnë të shkatërrojnë të tërën që ka mbetur nga Pejgamberi a.s., nga as'habët, tabi'ibët dhe nga të parët e ndershëm.

Por, në të njëjtën kohë, ata po ndërtojnë muze të ndryshëm me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë së dijetarëve të tyre.

Varrezat e pejgamberëve, as'habëve, tabi'inëve, të nënave të besimtareve dhe gjithçka që ka mbetur prej tyre duhet të shkatërrohen, ndërkohë që syzat të cilat i ka mbajtur Shejh Uthejmini, stilografin e fundit me të cilin ka shkruar, etj., u dashka të ruhen në një muze të veçantë nën emrin "Ibn Uthejmin".

Për fund, pyesim vehabistët: Pse duheshka që kubeja e varrit të Pejgamberit a.s., të rrënohet, ndërsa Ibn Uthejminit t'i ndërtohet një muze? Pse varret e as'habëve u dashka të rrafshohen me tokën, ndërsa syzet, stilografët dhe orët të cilat i shfrytëzoi Ibn Uthejmini qenkan të vlefshme dhe u dashka të ruhen? A thua, vallë, Ibn Uthejmini është më me meritë prej Pejgamberit a.s.? A thua Ibn Uthejmini është më i vlefshëm se sa as'habët, apo më shumë se sa nënat e besimtarëve?!

Zoti nga mbroftë prej gabimeve të këtilla.



Përgatiti: islampress

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...