Nuk mjafton te jesh muhadith, por nje nivel me te larte



Te verifikosh hadithe dhe te japesh vleresimin personal per autenticitetin e tyre apo jo nuk mjafton te jesh muhadith, por nje nivel me te larte, Hafidh.

Kete gje nuk e dine albanistet. Te jesh Hafidh ne shkencen e hadithit eshte te memorizosh 100.000 hadithe permendesh me zinxhir dhe tekst.

Ky eshte personi qe ka te drejten te vleresoje hadithet dhe te dale me gjykimet e tij, kjo citohet ne shkencen e e hadithit duke filluar nga dijetaret e medhenj si Ibn Salahu, Neveviu, Askalani, Dhehebiu, Ibn Kethiri, El-Irakiu, Sujuti, etj..

Prandaj po te shohim dijetaret pas Sujutit nuk vleresonin hadithe por sillnin vleresimin e ylemave pararendes. Ne kohen e shejkh Albanit numri i haditheve nuk ka arritur ne 100.000 ne te gjithe koleksionet e haditheve.

Tani nga merret autorizimi per vleresimin e tyre kur shejkhu nuk ka arritur nivelin shkencor Hafidh dhe as nuk dime ta kete pohuar qe ai di permendesh 100.000 hadithe? Albanisteve po i rrezohet miti qe kane krijuar te shejkh Albani prandaj jane terbuar si ai njeriu qe e ka zene gjaku dhe godet kuturu.



Autor: Ervin QYLAFKU

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...