Pse nuk i referohem Naser Albanit?



Debati rreth figurave fetare nuk matet me simpatira apo antipatira, por me kriterin themelor te dijes islame: 'zinxhiri i trasmetimit ose Senedi'. Shekull pas shekulli, tradita jone ka njohur nje rregull te hekurt: 'kushdo qe pretendon te flase ne emer te dijes fetare, duhet te jete certifikuar nga ata qe e mbartin ate'.

Pa kete, nuk kemi dituri, kemi vetem opinion.

Dhe pikerisht ketu bie poshte apologjia e "autodidaktizmit". Nuk mjafton qe dikush te jete lexues i palodhur, apo te mbushe faqet me citime nga klasiket. Pyetja akademike eshte: 'kush ta dhe te drejten per te gjykuar hadithet? Kush te dha senedin'?

Nese pergjigjja mungon, atehere nuk jemi para nje muhadithi, por para nje individi qe pretendon te beje muhadithin.

Shembulli qe perpiqen te ngrene ithtaret e Albanit, duke e krahasuar me Abdulkader dhe Shuajb Arnautin, aq me pak me Vehbi Sulejman Gavocin eshte i pavlefshem.

Te tre Arnautet kaluan neper sistemin klasik: 'Xhamia e Madhe, mesuesit te medhenj, sened te verifikuar'.

Albani nuk e ka kete.

Autodidaktizmi nuk eshte "rruge me e veshtire", eshte rruge jashte metodes. E te pretendosh se nje rruge jashte metodes eshte e vlefshme, do te thote te shperndash relativizem te rrezikshem.

Hadithi nuk eshte fushe ku secili vjen e shpall veten specialist. Nuk eshte filozofi moderne ku vetdeklarimi ka vlere. Hadithi eshte shkence e zinxhireve. Aty s'ka vend per individ qe lexon libra i vetmuar dhe shpall gjykime mbi Bukhariun apo Neveviun, etj..

Pa zinxhir, pa sened, pa murshid, mbetet thjesht nje "projekt personal".

Dhe ketu qendron problemi: 'ithtaret e Albanit i bien violines se "kritikat jane nga fanatizma"'. Jo. Kritika qendron ne faktin se ai nuk u legjitimua kurre nga sistemi akademik islam, klasik qofte apo modern. Dhe ne shkence, pa legjitimitet, cdo punim, qofte edhe voluminoz, mbetet i diskutueshem.

Prandaj, te mbrosh autodidaktizmin si rruge e vlefshme, paralele me sistemin klasik, eshte te hapesh porten per cdo amator qe lexon libra dhe ta shpalli veten "imam i kohes". Kjo nuk eshte as tradite, as shkence, as sunnet. Ky eshte kaos.



Autor: Alban CULI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...