Kategoritë e Fukahave Hanefij
1. Muxhtehid [1] Mutlak [2]: ai cili ka zgjedhur rregulla (Kevaid) dhe prej tyre shpërndahen në furu(dytësore). Ai vëndos medh-hebin me vendime të usulit dhe dytësoret e pjesërishme. Siç ishte Imam i madh Ebu Hanife, Nuaman b. Thabit.
2. Mukajidin fi el-Medh-heb – ose Mukajjed: i kufizuar në Medh-heb, këto janë Ebu Jusuf, Muhamedi dhe të gjithë nxënësit e Ebu Hanifes të cilët nxjerrën dispozita nga argumentet sipas vendimeve të Shejhut(Ebu Hanifes), në disa raste të dytësoreve e kanë kundërshtuar por nuk do të thotë se kanë dalur nga parësoret e Shejhut(Imamit të madh).
3. Muxhtehid Mes'ele: ai që ka bërë ixhtihad në çështje, ky quhet ndryshe El-Xhuzij, këto janë: Ebu Xhafer Tahaviu, Ebu Hasen El Kerhi, Shemsu el-Eimme Hulvanij. Këta nuk kundërshtojnë as në parësore dhe as në dytësore.
4. Takhrixhi: nxjerrjen e dispozitës; sjellin thënie të paqarta dhe pastaj përcaktojnë njërin prej dy mendimeve. Që do të thotë qartësimin e hukmit nga dijetarët e mëhershëm siç është: Tahrixh i Raziut.
5. Fakih Murexhih, ky nuk vëndos parime, as ixhtihad në Medh-heb dhe as në Mes'ele,dhe nuk nxjerrë rivajetin, por nëse i sjellet rivajeti ai e ka mundësinë të tregon se cili është mendimi më i saktë pra terxhihit.
Siç thotë me shprehjet: ky është më i saktë, ky është më i vërtetë, më i qartë, më i përshtatur në kijas, ky është më i butë për njerëzit.
Siç janë: autori i Hidajes Merginani ose Mukhtasar Kuduriu.
6. Mukalidi: pasuesi është ai që ka mundësinë e dallimit në mes argumentit më të fuqishëm, të fuqishmit dhe të dobtit në Dhahir rivajet, në dhahir medh-heb dhe rivajete nadire, siç janë autorët e teksteve bazike: Kenzi, Muhtari, el-Vikaje, el-Mexhmea.
7. Mukalidi: ai që nuk mund të dallon në mes vajit dhe bylmetit, as të djathtën dhe as të majtën, ai mbledh drunjë në kohën e natës.
Për këtë lloj: I mjeri ai që i ka pasuar dhe ka marrur mendimin e tij.
Në fund thotë Ibn Abidini: dhe ky lloj jam unë!
[Resmul Mufti, Ibn Abidin]
Përshtati: Shefket BAFTJARI
_________________________
[1] - Fjala Muxhtehid rrjedh prej fjalës Ixhtihad, e cila në terminologjinë ligjore islame është e përkufizuar si: “Përpjekje e thellë një juristi në nxjerrjen e një rregulli në Sheriatin praktik prej Teksteve Islame.
[2] - I pakufizuar, i pavarur.