Shpërblimi është për atë që bën vepër të mirë e jo për atë që vetëm flet!



Kultura: "Kush thotë"!

Për fat të keq jemi bërë pjesëtarë që kur të referohemi për diçka shprehemi me: "Ka thënë dhe tha", e jo nga ata që themi: "E bëri".

Filani ka bërë këtë punë të mirë, vepër të mirë apo diçka që u duhet njerëzve. Shoqëritë që ende vazhdojnë me: "Ka thënë dhe tha", e jo: "E bëri", janë në mesin e vendeve jo përparimtare dhe këtë e shohim dhe dëgjojmë çdo ditë të jetës sonë.

Është bërë rutinë edhe shpjegimi fetar me temrmet e njëjta dhe refren ditor: "Tha dhe ka thënë", e jo: "E ka bërë".

Duket se numri i atyre që janë ithtarë të "tha" është duke e fuqizuar kulturën e gabuar dhe mbështetjen e bisedën gjithëherë në "tha".

- Kush thotë kështu hyn në xhenet ...

- Kush thotë ashtu shpërblehet me xhenet ...

- Kush thotë 100 herë kështu ka këtë shpërblim ...

E që në gjuhën arabe kjo shkruhet e shqiptohet kështu: من قال، قال ...

Përse të mos zëvendësohen këto fjalë me:

- Kush e bën këtë punë ka këtë shpërblim ...

- Kush e ndihmon të varfrin ka këtë shpërblim, të sëmurin, jetimin, të vetmuarin.

- Kush vepron dhe bën punë me djersë ka këtë shpërblim, etj..

Për fat të keq ne po kënaqemi me shprehje e jo me vepra, po kënaqemi me vetëkënaqsi e jo me punë dhe kjo nënkupton se shpjegimi fetar duhet të rikthehet në binarin e shëndosh dhe puna e vepra duhet të fuqizohen e jo shprehjet.



Autor: Dr. Muhamed FAKEEH, (Studiues i Islamit në Jordani).

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...