Pyetje hileqare!



Disa duan tia shtrojne pyetjen muslimaneve shqiptare se kend e duan me shume, Muhamedin a.s. apo Skenderbeun!? Pse kete pyetje nuk ia shtroni edhe katolikut dhe ortodoksit shqiptare, kend doni me shume, Skenderbeun apo Krishtin?! Pse beni kesilloj ngaterresash dhe luani me fjale.

Askund nuk kam lexuar se ndonje popull ne bote heronjte e tyre kombetare i vendos para Jezusit, Mojsiut apo Muhamedit a.s.. Katoliket dhe ortodokset e duan me shume se cilindo hero i tyre kombetare Krishtin, "Birin" e Zotit! Hebrenjte i duan profetet e tyre te Dhiates se Vjeter me shume se cilido hero i tyre!

Nese nje prift katolike do te thoshte se me shume e dua Skenderbeun se Jezusin do te genjente sepse nuk mundet nje hero kombetar te duhet me shume se nje profet i Zotit (Jezusi), sipas katolikeve "Biri" i Zotit! Nese nje prifte ortodokse shqiptare do te thoshte se me shume e dua Skenderbeun se Krishtin do te genjente perseri!

Si mundet nje prift katolike apo ortodokse shqiptare ta doje Skenderbeun me shume se Krishtin kur vete Skenderbeu me shume e ka dashur Krishtin se veten e tij, nese ka vdekur si katolike apo ortodokse. Njejte si mundet nje muslimane shqiptare ta doje Skenderbeun me shume se Muhamedin a.s. kur vete Skenderbeu do ta donte me shume Muhamedin a.s. se veten e tij nese ka vdekur si muslimane.

Ose si mundet nje musliman shqiptare ta doje Adem Jasharin me shume se Muhamedin a.s. kur vete Adem Jashari me shume e ka dashur Zotin dhe Muhamedin a.s. se veten e tij. Heronjte duhen si heronje. Pejgamberet duhen si pejgambere. Nuk behet krahasim dhe tollovi mes tyre!

Disa ne menyre hileqare duan te vene ne pikepyetje atdhedashurine e shqiptareve muslimane! Sikurse kam shkruar me pare, atdhedashuria dhe patriotizmi gelon ne damaret e muslimanit shqiptare dhe eshte ne genet e tij. Lexoni historine dhe do shihni se kush e ka ne gjak dhe ne gene patriotizmin dhe atdhedashurine.

Selam.



Autor: Dr. Ajni SINANI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...