Presidenti i varfër ...
Në një vizitë zyrtare në Mauritani në vitin 1973 Presidenti i Zaires gjeneral Mobutu Sisi Siko u takua me presidentin e vendit z. Muhtar Dido.
Në tre ditët e vizitës së tij, ai vuri re se mikpritësi i tij mbante veshur të njëjtën xhaketë të vjetër.
Për këtë arsye në momentin e largimit, në aeroport i dhuron një çek prej 5 milionë Dollarë nëpërmjet sekretarit të tij ku në anën e pasme kish shkruar emrat e tre dyqaneve të modës në Francë. Që të shkonte për të blerë kostume për homologun e tij të varfër.
Më pas sekretari i dorëzon çekun e majmë, por Presidenti Muhtar e futi atë në fondin e ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një universiteti për përgatitjen e mësuesve. Pasi vendi vuante nga analfabetizmi.
Pesë vite më vonë në një vizitë në Marok, gjeneral Siko merr ftesë për një vizitë të shpejtë në Mauritani.
Sapo zbriti në Aeroport pa slloganë ku shkruheshin: 'Faleminderit President Siko për dhuratën tuaj'.
Ai i habitur pyeti: 'Çfarë dhurate, unë nuk kam bërë asgjë. Madje as nuk kam diçka më vete'.
Pastaj mikpritësi i tij e çoi të vizitojë Universitetin e Pedagogjisë.
Atëherë gjenerali Siko kuptoi çfarë kishte ndodhur. Dhe i tha: 'Por unë i dhashë ato para për ty'.
Presidenti Muhtar iu përgjigj: 'Miku im unë jam punonjës i shtetit tim. Paguhem nga financat tona. Ama shteti im kishte nevojë për të zhdukur analfabetizmin, ndërsa unë nuk kisha nevoja imediate'.
Atë kostumin e vesh të tillë sepse nuk mund të vishem më mirë se populli im, përderisa paguhem prej tyre.
Gjeneral Siko i habitur i tha: 'Sikur të ishin si ti edhe presidentët e tjerë të Afrikës, në kontinent nuk do të kishte analfabetizëm'.
Përktheu: Eduart THARTORI


