Kush ishte Albani??!



Çfarë dijetari e keni fjalën! Pêr atë që futi përçarje të madhe duke i sulmuar medhehebet. Që futi përçarje në xhematet me pasuesit imitues të tij në Kosovës, Maqedoni Shqipëri duke atakuar sidomos të gjitha bashkësit islame në Kosove, Maqedoni Shqiperi kunder medhehbin hanefi në trojet Shqiptare.

Albani ka qenë pa shkollim, pa ixhaze të asnjë dijetari në shkencat e hadithit dhe me të merret dijetarët e verifikuar. Shejh Hasan ibn Ali Sakkaf nga Amani-Jordania i cili ka botuar 45 libra në fushat e hadithit, besimit, fikh, etj. etj., nder të tjera është marrë edhe me Albanin dhe në vëllimet e tij ndër të tjera është edhe shkrimi "Kundershtimet e qarta të Albanit", arabisht: تناقضات الالباني الوديهات - "Tanakudat el-Albani el-Vudihat" në të cilën dukshem Shejh Sakkaf vë në dukje gabimet vetëkundërshtimet, shpifjet, madje edhe gënjeshtrave të Albanit në shkencën e hadithit.

Shejh Sakkaf i medhehbit shafi thotë Albani nuk ka bërë thjeshtë sasi të vogël gabimesh të falshme, por në fakt mbi 1200 të cilat janë të falshme nëse vetë ai pranon gabimet e tij duke u penduar para 'NJerëzve të Dijes', por edhe para 'besimtarëve të sinqert'.

Prandaj ju imitues të verbër të Albanit i cili sulmoj medhehebet duke ftuar në vehabizëm dhe duke futur përçarje në shkencën e hadithit me 1200 gabime trashanike si mund të quani dijetar! Dijetar i mirëfilltë është një shkencëtar që me dijen e tij ka lënë dituri të pastër, pa përçarje e gënjeshtra.

Gjithashtu shejh Shuajb Arnauti e ka kritiku shumë Albanin për vrazhdësin e tij dhe të pasueseve të tij si dhe dështimin e Albanit në krijimin e një medhehebi të ri duke sulmuar kater medhehebet e dijetarëve të hershëm.

Pra suksesi më i madh i Albanit me paditurin e tij në qeshtjet e fihkut por edhe gabimet në vlerësimin e haditheve është se ka lënë një përqarje të madhe në historin islame.

Disa komentues po mundohen të mbrojn Albanin duke thënë qe ai është marrur vetëm me hadith. Ndersa e vërteta është që ai është marrur edhe me politikë dhe çështje te fikhut duke dhënë edhe fetva me të cilat ka sjell përçarje të mëdha në mes muslimanēve.

Përçarja më e madhe është se ka qenë armik i medhebeve dhe këte amanet ju ka lënë edhe pasueseve të tyre të verbër të cilët janë bërë imitues të Albanit. Në thelb përpjekjet e Albanit për një medheb të vetin në botēn islame kanë dështuar sepse ai nuk ka sjellur asgjë të re vetëm se Vehabizëm të pastër nën siglen e selefizmit.

Se kush është Albani dhe tendencat e tij këtë më së miri e përshkruan Dijetari Shuajb Arnauti në revisten dituria islame nr. 76, janar 1990, në të cilin e ka përshkruar Albanin ndaj tij dhe te tjereve që nuk mendojn si ai shumë të vrazhdët dhe që ka bërë përpjekje për një medhehb të ri duke mohuar katër medhehebet e mëparshme.

Pasuesit e tij me dhjeta hoxhallarë tjerë në vitet e '90-ta kanë sjellur mësimet e tij të vrazhdta dhe kanë sjell perçarje të mëdha në xhematet e Kosovës dhe Maqedonisë por edhe në Shipëri duke atakuar xhematin dhe medhehebin hanefi në kuadër të bashkesisë islame.

Mjafton të shihni këto dukuri nëpër të gjitha xhamit në Kosovë. Ai edhe në çeshtjet e hadithit ishte kontradiktor, herë herë disa hadithe i bënte të vlefshe herë të dobëta, e herë ato të dobëta i bënte sahi, për këtë kemi dijetar që e kanë kritikuar punën e tij.

Fetvaja e tij për palestinen në vitin 1993 ishte kulmi i tradhetisë ndaj muslimanëve në përgjithësi.



Përgatiti: Halef bin Selef

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...