Bashkesia Islame dhe zjarri Vahabit



Zhvillimet e koheve te fundit ne gjirin e Komunitetit Mysliman Shqiptar jane percjelle me vemendje nga mbare opinioni. Fryma demokratike qe percolli mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem te kesaj Bashkesije ne datat 14 dhe 15 Maj, mbledhje e cila u kurorezua me miratimin e statutit dhe rregullores perkatese, tregoi me se miri vullnetin e myslimaneve shqiptare per te ndjekur shkollen juridike Hanefi, tradicionale kjo per shqiptaret.

Vendimet e Keshillit te Pergjithshem te Bashkesise Islame, natyrshem, do te percilleshin me reagime te ashpra nga levizja vahabite. Zhvillimet e diteve te fundit, te bera publike ne disa media, tregojne se zjarri vahabit, perben sot nje kercenim serioz per islamin tradicional shqiptar.

"Veziri im, u informova per shqetesimin tuaj. Te shikojme cfare masash duhet te marrim". Keshtu i shkruante Sulltan Selimi i III Valiut te Sirise, i cili kerkonte nderhyrjen urgjente te Portes se Larte per t'i prere rrugen vahabiteve, te cilet tashme po rrezikonin dhe vete vendet e shenjta. Fillimet e kesaj levizje nuk u vleresuan nga autoritetet osmane te asaj kohe dhe mundesia e nderhyrjes ishte teper vone. Flaket nuk mund te shuheshin. Ato po digjnin vete Perandorine Osmane.

Vahabitet, ne ate kohe, kundershtimin per cdo te re ne fe dhe levizjen per mesimin e fese islame direkt nga libri i Zotit e tradita profetike, e kthyen ne nje lufte te vertete. Sipas tyre fitorja arrihet vetem duke bashkuar shpaten me mendimin.

Njerezit qe nuk u binden urdherave te zotit nuk eshte e nevojshme te sqarohen, kunder tyre duhet te luftohet. Me ndonje ndryshim, per shkak te kohes qe jetojme, ne thelb, ky eshte dhe pozicioni i vahabiteve te koheve moderne.

Shqiperia, ndonese ishte pjese e Perandorise Osmane, duke qene shume larg zones se ndikimit vahabit, vazhdoi te aplikonte ate tradite islame qe sollen turqit dhe qe ishte shume tolerante krahasuar me ate qe perpiqeshin te perhapnin vahabitet. Pas vitit 1990, afersisht 260 vjet me vone, levizja vahabite kishte tashme ambicie ndaj myslimaneve evropiane te larguar me kohe, sipas tyre, nga tradita profetike.

Vahabizmi si levizje fetare nuk eshte fenomen vetem per Shqiperine. Pas shembjes se komunizmit ne Europen Lindore, nepermjet Organizatave Joqeveriare nga vendet e Gjirit, kjo levizje filloi te perhapej nder myslimanet e Bullgarise, Bosnjes, Shqiperise, Maqedonise e pas vitit 1999 dhe ne Kosove. Synimi i kesaj levizje eshte arabizimi i islamit ballkanik.

Vahabitet shqiptare tashme e ndiejne veten te forte dhe me mbeshtetjen e sponsoreve te tyre nga vendet e Gjirit. Perfaqesues te kesaj levizje, kane mbi 7 vjet qe po bejne perpjekje per te marre drejtimin e strukturave te Komunitetit Mysliman Shqiptar apo per te krijuar struktura paralele me te. Ata perfaqesohen ne Shqiperi nga salafijte dhe ihvanet, te shtuar kohet e fundit sidomos ne kryeqytet. Keta persona njihen si nga autoritet zyrtare te Bashkesise Islame te Shqiperise, ashtu dhe nga agjensite ligjzbatuese shqiptare.

Qe autoritet zyrtare shqiptare te mos ndjekin shembullin e Sulltan Selimit te III, duhet te hartojne Strategjine e duhur per te shuar zjarrin vahabit.

Duke mos e nenvleftesuar aspak rrezikun e vahabizmit per vendin tone, duket interesant njoftimi i percjelle nga "dikushi" ne disa media se "xhihadi salafist" ka kercenuar me jete Kryetarin edhe Sekretarin e Pergjithshem te Bashkesise Islame, nderkohe qe keta dy te fundit e kane mohuar kategorikisht te jene kercenuar.

Emri "xhihadi salafist" me kujton emrin e nje celule, filial i AL Kaedas, e goditur nga Sherbimi Sekret Italian dhe Policia Italiane para 2-3 vitesh ne Itali. Tendenca per ta paraqitur "xhihadin salafist" dikur nje celule ilegale ne Itali, ne nje levizje legale qe synon protagonizmin e myslimaneve ne Shqiperi, duket e dirigjuar, keqdashese dhe qe synon ndermjet te tjerave te djege ne zjarr endrren euroatllantike te shqiptareve.

Duket se edhe fushata elektorale ka ndikuar direkt apo indirekt ne ngritjen e temperatures se zhvillimeve ne gjirin e Bashkesise Islame. Akuzat e kunderakuzat per mbeshtetjen e njeres apo tjetres force politike mund te demtoje seriozisht autoritetin e Bashkesise Islame dhe mund ta percaje politikisht ate. Nuk mund te kete nje Bashkesi Islame per poziten dhe nje tjeter per opoziten. Kjo do te ndizte nje zjarr tjeter te rrezikshem. Komunitetet fetare duhet te shprehen qarte dhe te zbatojne paanesine e tyre partiake. Jane shqetesuese tendencat qe vihen re per te perdorur politikisht komunitetet fetare nga forca te caktuara politike. Nderkohe strukturat shteterore qe monitorojne keto komunitete, duhet te jene vete te departizuara dhe larg fushates elektorale.

Perfundimisht, Bashkesia Islame ndodhet para nje sfide qe do te percaktoje vete fizionomine e saj te ardhshme, por trajtimi sic duhet i kesaj sfide eshte nje ceshtje qe prek gjithe shoqerine shqiptare.

Serioziteti i kesaj ceshtje kerkon veprim efikas jo vetem nga Bashkesia Islame Shqiptare por dhe nga shoqeria dhe agjensite ligjzbatuese te shtetit shqiptar. Ne perputhje me Kushtetuten, Konventat Nderkombetare dhe ne mbrojtje te sigurise tyre kombetare, duhet te punojne se bashku per te zgjidhur problemet qe kane lindur ne Bashkesine Islame dhe te shuajne zjarrin perpara se te na djege.



Autor: Xhavit SHALA

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...