Muhamedi a.s. shembull për të gjitha kohërat



Jemi në prag të ditëlindjes së njeriut dhe personalitetit më të shquar në historinë e njerzimit, Pejgamberit të fundit të All-ahut xh.sh., Muhamedit a.s.. Ardhja e tij për të shpjeguar dhe aplikuar misionin hyjnor bëri kthesë në të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor dhe në këtë mënyrë i dha kahje dhe përmbajtje të plotë e të vërtetë historisë njerëzore. Të vetëdishëm për këtë pjestarët e besimit Islam në të gjitha anët e botës, kudo që gjenden dhe veprojnë, në mënyra dhe forma të ndryshme manifestojnë ditën kur lindi biri më i dobishëm i njerëzisë, Muhamedi a.s. edhe atë duke organizuar simpoziume, seminare, tribuna, akademi solemne, tryeza të rrumbullakta, mevlude, etj., me qëllim të nxjerrjes së ideve të freskëta dhe inspirim të vërtetë nga personaliteti i tij, sepse All-llahu xh.sh. thotë: "O ti pejgamber, Ne të dërguam dëshmitar, përgëzues e qortues e me lejen e All-llahut edhe thirrës për në rrugën e Tij e edhe pishtar ndriçues", (Ahzab: 45-46).

Muhamedi a.s. si i Dërguar nga All-llahu xh.sh. është burimi i pashtershëm i ideve të ndryshme konnstruktive, që do të thotë paraqet personalitet me një përmbajtje të jashtëzakonshme që nuk e ka shokun në histori dhe si i tillë mund t'i qasemi nga të gjitha aspektet, nga ai moral, shkencor, sociologjik, politik, humanitar, estetik, letrar, etj.. Mu për këtë personaliteti i tij gjithmonë është aktual pa marrë parasyshë kohën dhe zhvillimin intelektual të njerëzimit, e posaçërisht aktualiteti i tij po shtohet dita ditës.

Pra, të përkujtohet personaliteti i pejgamberit të All-llahut xh.sh. do të thotë që ate ta sjellim në vendin, kohën dhe në mesin tonë, gjegjësisht ta afrojm dhe ta sjellim në kohën në të cilën jetojmë. Një gjë e këtillë është më se e nevojshme dhe e domosdoshme në veçanti kur merret parasyshë se koha në të cilën jetojmë është një kohë në të cilën e karakterizon anarkia morale dhe shpirtërore, ku në çdo vend të botës në mënyrë më mizore po diskrimonohet dhe po nënëçmohet dinjiteti i krijesës më të dalluar dhe më të shtrenjtë te All-llahu xh.sh. e ai është njeriu. Në bazë të analizave të ndryshme të sociologëve dhe etiologëve kjo kohë lirisht mund të thuhet i përngjanë kohës së injorancës (xhealetit).

Të përkujtosh personalitetin e Muhamedin a.s. do të thotë të jetojmë në përputhshmëri me ligjet e All-llahut xh.sh. dhe me porositë e Muhamedit a.s. sepse vetë historia ka vërtetuar se të jetosh me ligjet e All-llahut do të thotë të jetosh në rrugën e të vërtetës, në rrugën e marrëdhënieve humane, në rrugën e përparimit të gjithanshëm, në rrugën e lumturisë dhe fatbardhësisë. Është, pra, imperative i kohës që t'i kthehet këtij personaliteti të zgjedhur, veprës dhe sjelljes së tij, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së problemeve të cilat e preokupojnë gjininë njerëzore në përgjithësi.

Të kthyerit dhe të pasurit personalitetit të Muhamedit a.s. nuk do të thotë kthyerja kah e kaluara e as shikim prapa, përkundrazi të kthyerit te personaliteti i Muhamedit do të thotë gjetje inspirim të gjallë, të freskët dhe krativ në personalitetin e tij, i cili kryekëput ka qenë model më i lartë i shpjegimit dhe aplikimit të Fjalës së All-llahut xh.sh.. Kur'anit famëlartë, i cili si Fjalë Hyjnore është inspirim i vërtetë, i gjallë i hapur dhe aktual për çdo situatë dhe vend. I këtillë ka qenë në të kaluarën, i këtillë është sot dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Për personalitetin dhe vlerën e Muhamedit a.s. folën shumë dijetarë musliman dhe jo musliman, bile një gjë të këtillë nuk ngurroi ta thotë edhe gjiganti i kulturës evropiane, dijetari i madhë bashkëkhor Barnard Sho i cili duke studjuar dhe analizuar mirë personalitetin e Muhamedit a.s. më në fund dha deklaratën e tij publike duke thën: "Sikur të ishte sot gjallë Muhamedi a.s., i biri i Abdullahut dhe sikur të ishte në mesin tonë, ai do t'i zgjidhte problemet e jetës pran filxhanit të kafes".

Përkujtimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s. sot në kohën bashkëkohre është nevojë e domosdoshme për mbarë muslimanët, në radhë të parë për muslimanët të cilët ende janë në gjum të thellë dhe të cilët po përjetojnë krizën e tyre morale dhe kulturore, pastaj për muslimanët në vatrat e luftës ku u kanoset asimilimi dhe zhdukja definitive dhe në mënyrë të veçantë për muslimanët këtu në Evropë, në trevat e Ballkanit, kundër të të cilëve po përdoren metoda të ndryshme me strategji dhe platforma të përgatitura më parë, vetëm e vetëm ato të asimilohen dhe më në fund të zhduken nga ky nënqiell.

Pra, të manifestosh dhe të përkujtosh ditëlindjen e Muhamedit a.s. gjegjësisht të përkujtosh atë në mënyrë të analizuar mirë ka rëndësi të madhe vendimtare për fatin dhe ardhmërinë tonë këtu, edhe ate për këto shkaqe kryesore:

1. Manifestimi i ditëlidjes së Muhamedit a.s. ngjall dashuri ndaj Muhamedit a.s. në zemrat dhe në jetën tonë, posaçërisht për ne, muslimanët e këtyre trevave, për arsye se dekadave të fundit armiqtë e Islamit (posaçërisht të shqipëtarëve), arritën të fusin dhe të servojnë teza joobjektive dhe joshkencore dhe tendencioze mbi Islamin se gjoja ai është: "fe e të së kaluarës i cili nuk është në gjendje t'i zgjedhë problemet e kohës".

Historia vërteton se të gjitha këto janë shpifje të kulluara të cilat me mjeshtri u përpiluan dhe u gatuan në kuzhina pansllaviste të cilat duhej të servoheshin nëpërmes mjeteve të informimit, institucioneve kulyurore, arsimore, mekanizmave shtetërore dhe metodave tjera më perfide me qëllim që pjestarët e besimit Islam të largohen nga e kaluara e tyre, nga feja dhe traditat e tyre që sa më shpejt të asimilohen dhe më lehtë të zhduken, pse dihet shumë mirë ligji sociologjik i cili thotë: "Një hap në kulturë të huaj do të thotë një hap prapa në kulturën tënde".

Fatëkeqësisht për servimin sa më të lehtë të këtyre shpifjeve tendencioze u zgjodh edhe koha e përshtatshme, gjegjësisht m'u në ato kohëra ku pjestarët e besimit Islam u larguan nga parimet e shenjta të Islamit si:

"Lexo në emër të All-llahut tënd i cili krijoi gjithçka", (El-Alek: 1).
"Lype diturinë prej djepi derri në varr", (Hadith).
"Kush dëshiron këtë botë le të mësojë dituri, kush dëshiron botën tjetër le të mësoj dituri, kush I dëshiron që të dyja përsëri le të mësojë dituri", (Hadith).
"Kush ma mëson një shkronjë meriton të më bëjë rob", (H. Aliu r.a.).

Mirëpo për fat të mirë, deshti All-llahu xh.sh. që një pjesë e bijëve të popullit të këtyre trevave të ndjek rrugën e diturisë dhe sot të disponojmë deri diku me një intelegjencë e cila në të ardhmen jemi të bindur gjithnjë do të jetë në gjendje së paku t'i hetojë tendencat e ndryshme perfide dhe të rrezikshme dhe të pengojn futjen e tyre ndër pjestarët e besimit Islam për kompromitimin e tyre fetar dhe kombëtar.

2. Manifestimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s. do të thotë të besosh në ardhmëri të shëndoshë, në të cilën do të mund t'i shijosh të gjitha të drejtat të cilat janë dhunti nga All-llahu xh.sh.. Kur Muhamedi a.s. vepronte në Mekë dhe Medine për të përhapur dhe aplikuar misionin hyjnor si ideal më të lartë, përjetoi mundime dhe vështirësi të ndryshme: e shanin, e fyenin, e bojkotonin, e maltretonin fizikisht dhe psikikisht, e larguan nga vendlindja e tij, etj.. Por ai i frymëzuar nga fryma e shpalljes gjithmonë edhe në momentet më të vështira besonte në ardhmërinë e misionit dhe idealit të vet. Pse e dinte shumë mirë se ai që nuk beson në ardhmërin e vet, ai faktikisht edhe e ka humbur ate. Me këtë Muhamedi a.s. njëherë e përgjithmonë i tregoi njerëzisë parimet e realizimit të perspektivës së plotë dhe të shëndoshë, si:

- besimi i fortë në një ardhmëri të shëndoshë po sikur ajo të jetë edhe utopi.
- ardhmëria e një populli do të mund të realizohet vetëm atëherë kur do të jetë në gjendje të sakrifikohen për gjithçka, po bile edhe vetveten.
- nuk ka vepra të mëdha pa sakrifica të mëdha.

3. Manifestimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s. do të thotë se e vërteta patjetër të ngadhnjejë pa marrë parasyshë pengesat dhe vështirësit me të cilat do të ballafaqohet. Kur erdhi Muhamedi a.s. si pejgamber, ishte i vetmi që e njihte All-llahun xh.sh. dhe që jetonte në bazë të principeve të Tij, ndërsa në të katër anët ishte i rrethuar nga superfuqitë e atëhershme botërore të shekullit të VII.

Mësimet hyjnore të tija, e vërteta, depërtoi me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës, bile edhe në zemër të superfuqive të atëhershme. Kjo na jep një porosi universale se mund të sundosh individin, por kurr nuk mund të sundosh zemrën dhe shpirtin e njeriut. i vetmi sundues dhe pushtues i zemrave dhe shpirtit është e vërteta.

4. Përkujtimi dhe manifestimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s. do të thotë njohje e vërtetë e të së kaluarës. Është rregull se ai që nuk njeh të kaluarën e vet është i detyruar ta përsërisë ate dhe se ai që nuk njeh të kaluarën e vet, asnjëherë nuk mund ta sigurojë të tashmen dhe të ardhmen e vet. Pra, manifestimi dhe përkujtimi i ditëlindjes së Muhamedit a.s. do të thotë një hap i vogël në të kaluarën tonë, por në anën tjetër hap gjigant në të sotmen dhe në të ardhmen tonë.

Fatëkeqësisht duhet ta pranojm se manifestimet në trevat tona as për së afërmi nuk mund t'i afrohen manifestimit të vërtetë me plot kuptimin e fjalës, M'u për këtë është më se nevojshme që manifestimet e ditëlindjes së Muhamedit a.s. të organizohen në një nivel më të lartë, me karakter gjithpopullor, ku do të inkuadrohen të gjithë shtresat e popullatës muslimane, nëpërmes simpoziumeve, seminareve, tribunave të hapura, kështuqë personaliteti i Muhamedit a.s. si dhe porositë e tij të deportojnë në vëmendjen e secilit, të riut, plakut, punëtorit, bujkut, shkollarit, intelektualit, shkecëtarit, etj..



Autor: H. Shaqir Fetahu

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...