Nuk ka shkollë selefiste por ka gjenerata selefiste!
Nuk ka selefizëm, që do të thotë se nuk ka shkollë selefiste por ka gjenerata selefiste. Në aspekt gjuhësor çdo gjeneratë para nesh në raport me ne është gjeneratë selefiste.
Por kjo nuk i jep të drejtën dikujt të thotë unë jam selefi. Ata që ishin para nesh ishin gjeneraten selef kurse ne pas tyre jemi gjeneratë halef.
Pra gjeneratë që viijmë pas tyre, gjeneratë vijuese dhe zëvendësuese. Kurse kur është për qëllim interpretimi i fesë nuk kemi shkollë selefiste por kemi shkolla juridike pra medhhebe dhe shkolla akaidologjike.
Shkollat juridike më të njohurat janë katër medhhebet. Jomedhhebizmi nuk është shkollë. Jomedhebistët që thonë se ne nuk bazohemi në medhheb por bazohemi në Kuran dhe Sunet nuk janë shkollë.
Është qasje thjeshtë aventuriere. Kanë marrë në dorë interpretimin e fesë islame duke mos ju përmbajtur një Medhhebi. Kjo qasje i lejohet vetëm muxhtehidit. Por jo edhe çdo alimi e studjuesi të fesë islame.
Është braktisur Medhhebi dhe pasohet mendimi i shejhut të një vendi, lagje e mahalle. Është një papjekuri shkencore dhe guxim i pavend.
Kurse shkollat akaidologjike janë maturidizmi, esharizmi dhe ehlu hadithi. Asnjëra prej këtyre nuk e përjashton tjetrën duke e nxjerrë nga Ehlu Suneti.
Autor: Dr. Ajni SINANI