Kush ishte i pari që e festoi Mevludin



I pari që festoi Mevludin

I pari që e ka festuar Mevludin (Lindjen e Begatë) ka qenë vetë Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të).

Transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij se kur është pyetur i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) për agjërimin e ditës së hënë, ka thënë:

"Ajo është Dita që kam Lindur".

Ky është argumenti më i fortë dhe teksti më i qartë që aludon në ligjshmërinë e festimit të Lindjes së Profetit (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të).

Nuk merret për bazë thënia e atij që thotë se të parët që festuan Mevludin ishin fatimitët, sepse ky qëndrim është ose injorancë (xhehl) ose mbulim (fshehje) i të vërtetës!



Autor: Sejid Muhamed el-Malikij (Zoti e mëshiroftë)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...