Dhënia mes'h kokës mbi çallmë (imame) apo shami



Në veprën "Ilmulhal" nga autor Llukman Neziri botuar vitin 2021, vepër kjo pa fusnota, pa literaturë konsultuese, pa recensent, pa lektor, pas isbn, pa katalogizim, pa metodologji dhe kritere shkencore, në faqen 84 autori thotë: "Mund ta fërkojmë vetëm kokën ose vetëm Imames dhe çdonjëra prej këtyre veprimeve është e vërtetë e paluhatshme".

Pra nga ky tekst nënkuptohet se personi i cili merr abdes kur të vjen radha e dhënies mes'h kokës, mund ti japë mes kokës, por thjesht mund ti japë mes'h edhe kapelës (kapuçit) apo edhe shamisë gjinia femrore pa pasur nevojë ta hjekë kapelën apo shaminë!!! Autori shkon deri në atë nivel saqë konstaton se ky veprim është i prerë dhe e clëson si të vërtetë të paluhatshme.

Vlerësoj se ky konstatim është trillim i vërtetë dhe si i tillë është i pa luhatshëm. Prandaj për ta mposhtur këtë konstatim si të pa vërtetë në vazhdim po ju paraqes mendimet dhe qëndrimet e dijetarëve eminent islam rrthe kësaj çështjeje.

Fukahat islam kanë polemika mes veti në çështjen se ky farz a kompletohet me dhënien mes'h mbi çallmë apo mbi shami, ose detyrimisht duhet t'i jepet mes'h kokës.

Në këtë çështje fukahat islam u ndanë në dy mendime që janë:


Mendimi i parë

Sipas mendimit të fukahave të medhhebit Hanefij, (shih veprën: el-Mebsut nga imam Serahsiju, pastaj veprat: sherh ft'hul kadir, tebjinul hakaik, etj.), Malikij (shih veprën: Hashijetu Ed-desuki), Shafij (shih veprën: el-mexhmuu 1/407) dhe një transmetimi nga medhhebi Hanbelij, nuk plotësohet farzi i dhënies mes'h vetëm mbi çallmë apo shami nëse nuk i jepet mes'h edhe një pjese të kokës.

Argumentet ku këta fukaha mbështetën mendimin e tyre janë:

Ajeti kur'anor ku Allahu xh.sh. thotë: وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ - "fërkoni kokat tuaja". Nga ajeti kuptohet qartë se urdhri për dhënie mes'h është mes'hi mbi kokë e jo mbi çallmë apo shami.

Hadithi i transmetuar nga Mugire ibn Shu'be ku thotë se: Pejgamberi lau duart dhe bëri mes'h mbi pjesën e parë të kokës mbi çallmë dhe mbi meste. Nga ky hadith nënkuptohet se dhënia mes'h vetëm mbi çallmë nuk është i vlefshëm, sepse ekziston mundësia e dhënies mes'h kokës duke qëndruar çallma mbi kokë. Prandaj Pejgamberi [Alejhis-selam], nuk i dha mes'h vetëm çallmës, por futi dorën nën çallmë dhe i dha mes'h pjesës së përparme të kokës, kjo nënkupton se dhënia mes'h vetëm çallmës nuk mjafton të plotësohet farzi i dhënies mes'h.

Hadithin tjetër i transmetuar nga Enes ibn Maliki i cili ka thënë: عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَتَوَضَّأُ وَعَلَيْهِ عِمَامَةٌ قِطْرِيَّةٌ فَأَدْخَلَ يَدَهُ مِنْ تَحْتِ الْعِمَامَةِ فَمَسَحَ مُقَدَّمَ رَأْسِهِ وَلَمْ يَنْقُضِ الْعِمَامَةَ - E kam parë të Dërguarin e All-llahut [Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme]: "Merrte abdes dhe mbi kokë kishte çallmë "kitrije" (teshë e trashë e thurur prej fijeve të trasha të pambukut me ngjyrë të kuqe), dhe e futi dorën e tij nën çallmë dhe e fshiu me dorë të lagur, i dha mes'h pjesës së përparme të kokës dhe nuk e prishi çallmën, (respektivisht teshën me të cilën e kishte të mbështjellë kokën)". Mënyra e argumentimit me këtë hadith është se sikur të lejohej dhënia mes'h vetëm mbi çallmë, sigurisht se Pejgamberi [Alejhis-selam], nuk do ta fuste dorën nën çallmë për ti dhënë mes'h kokës së tij.

Transmetohet nga Aisheja r.a. se ajo kur merrte abdes e fuste dorën e saj nën mbulesën e kokës dhe i jepte mes'h tërë kokës. Bejhekiju. Ngjashëm me këtë hadith transmeton edhe Nafiu i cili thotë: E kam pa Safijen bijen e Ebu Ubejdit e cila kur morri abdes, e futi dorën e saj nën mbulesën e saj dhe i dha mes'h pjesës së përparme të kokës, Ibni Ebi Shejbe.

Prandaj, të gjitha këto argumente dhe shumë argumente tjera përforcojnë mendimin se nuk lejohet dhënia mes'h vetëm mbi çallmë apo mbi shami, por patjetër duhet dhënë mes'h kokës.


Mendimi i dytë

Disa nga dijetarët e medhhebit Hanbelij janë të mendimit se lejohet dhënia mes'h vetëm mbi çallmë apo shami dhe nuk është obligim që mes'hi detyrimisht të jepet mbi kokë. Mirëpo, këtë mendim ata e kushtëzuan me disa kushte që janë:

- Që çallma apo shamia të mbulojnë tërë kokën apo shumicën e saj, me përjashtim të veshëve,

- Që çallma apo shamia të jenë të cilësuara si çallma të myslimanëve dhe të vështirësojë hjekjen e saj nga koka,

- Çallma apo shamia të vendohen në kokë pasi të ketë marrë abdes duke e bërë analogji me mestet, (shih veprën: Omer ibn Muhamed ibn Omer ebu Sem'an, mesailu et-tahare min kitab, el-huxhetu ala ehlil medineti li imam Muhamed ibn Hasan Esh-shejbani (dirase fshije mukarene), f. 19, botuar nga Xhamiatul Az'har, imadetu dirasat ulja, kuleje esh-sheria kish fikhul mukaren.

Ky është sqarim i vërtetë i kësaj çështje hoxhë efendi, autor i ilmulhalit, jo ajo që e keni paraqitur ju në veprën tuaj sepse ajo shpalos huti dhe çrregullim në një obligim islam.

Nga kjo që sqarova na bëhet e qartë se asnjë nga katër medhhebet që përfaqësojnë Ehli sunetin nuk e lejojnë dhënien mes'h mbi çallmë, kapuç e as mbi shami ashtu si thoni ju. Tre medhhebe e ndalojnë dhënien mes'h vetëm mbi çallmë, kurse një mendim e lejon por me kushte paraprake, jo paushallizëm. Kështu duhet të shpjegohen gjërat e jo të shpalosni huti mes xhematit.



Autor: Jusuf ZIMERI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...