Ummeti islam në mes çekiçit të tekfirizmit dhe islamofobisë



Muslimani më së shumti është në shënjestër si nga militantët islamikë radikal dhe po ashtu nga thirrësit e islamofobisë. Eliminimi i ekstremizmit dhe islamofobisë është nëpërmjet një diskutimi të përbashkët në mes feve.

Ummeti Islam jeton midis çekiçit të tekfirizmit dhe të islamofobisë dhe sikur të dyja këto punojnë në një mjedis sikur në inkubator dhe duke e ushqyer njëri-tjetrin. Veprimet e disa personave që janë bërë ekstremist në fe sa që kanë arritur deri në shkallen e tekfirizmit dhe duke marrë shpirtra të njerëzve tanë mu këta janë ata që u kanë dhënë material dhe mundësi që të urrehet islami dhe muslimanët, i kanë dhënë material edhe ngritjes së islamofobisë, ky fenomen është i vjetër, por filloi të qarkullojë rastësisht pas ngjarjeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpejt u shndërrua në një pamje sistematike dhe të organizuar e të financuar nga partitë e mëdha të krahut të djathtë në Perëndim duke miratuar ligje raciste kundër muslimanëve.

Muslimanët në të dyja rastet janë viktimë e këtyre dy llojeve të ekstremizmit. Nëse dikush iu shpëtoi plumbave të ekstremistëve dhe terroristëve të ISIS duket se nuk do të iu shpëtoj goditjeve dhe urrejtjes se pasuesve të islamofobisë.

Të dyja këto kërkojnë justifikim për vrasjen dhe përjashtimin e të tjerëve, një herë në emër të fesë dhe një herë në emër të ruajtjes së shtetit, dhe çfarë po ndodh në botë me përhapjen e dhunës dhe urrejtjes këto janë provat e kësaj të keqeje. Përhapja e çmendur e këtyre fenomeneve po ndodh dhe nuk po ndalojnë as grupet ekstremiste, por po rriten në mënyrë të qëndrueshme dhe po ashtu fenomeni i islamofobisë po rritet dhe është zhvendosur në partitë ekstreme të djathta në Perëndim, sukseset e njëpasnjëshme te partive ekstremiste janë një dëshmi e mirë e mundësisë së shpërthimit të këtij fenomeni, e gjithë kjo po përdoret si argument se Perëndimi dëshiron për të hequr qafe çdo gjë që është islame.

Grupet ekstremiste vrasin të tjerët pa dallim, me arsyetimin se ata janë jobesimtarë dhe justifikojnë veprimet e tyre kinse me atë që Pejgamberi a.s. ta ketë bërë me popullin e Taifit dhe nuk ka dalluar midis një luftuesi dhe jo-luftëtari dhe se ata i ka goditur me katapultë pa dallim , por kjo është shpifje e pastër dhe gënjeshtër ndaj Pejgamberit a.s.. Nuk është vërtetuar se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) i goditi ata me katapultë duke mos bërë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por i rrethoi për dyzet ditë dhe u kthye në Mekë . Dëshmia e kësaj transmetohet nga imami muslimi nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili tha: "Pastaj shkuam tek ta dhe i rrethuam ata për dyzet net dhe pastaj u kthyem në Mekë dhe zbritëm". Dhe duket qartë se nuk ka gjuajtje me katapultë.

Kjo na çon në një pikë të rëndësishme dhe të rrezikshme në mendimin e kësaj organizate terroriste, e cila nganjëherë argumenton kinse me ajetet dhe hadithet për ta justifikuar derdhjen e gjakut. Ata u thonë popullit se kanë fjalët e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), të cilat justifikojnë vrasjen dhe kërcënimin e tyre. Rreziku është se ata i keqinterpretojnë këto vargje dhe hadithe që keqkuptohen nga njerëzit e zakonshëm dhe të rinjtë që nuk kanë njohuri fillestare të fesë dhe për këtë arsye bien në grackën e kësaj organizate ekstremiste dhe ushtrojnë dhunë, ose raste kur janë brenda organizatës terroriste ISIS nga persona që tani po quhen si "ujqër të vetmuar" që besojnë në mendimin e organizatës dhe kryejnë sulme individuale.

Duke theksuar se rritja e islamofobisë në Perëndim dhe rritja e partive ekstreme të krahut të djathtë në zgjedhje është një tregues i rrezikshëm se fenomeni nuk është më një sjellje individuale, e cila paraqet një kërcënim për muslimanët atje, sepse kjo do të rezultojë në miratimin e ligjeve më raciste dhe armiqësore kundër muslimanëve dhe ndalimi i çdo paraqitjeje islamike në Perëndim, e si rezultat i kësaj shfaqen ekstremistë të rinj në ato vende. Duke shtuar se ne jemi tani në ciklin vicioz të viktimës, ne muslimanët e pafajshëm, kështu që trajtimi i këtyre fenomeneve qëndron në një diskurs të përbashkët të feve, se ne të gjithë jemi në një anije, një ligj duhet të qeverisë, të jetojmë në paqe, ose të gjithë të zhytur në të gjithë, një ligj i bazuar në kërkimin e një emëruesi të përbashkët dhe të bien dakord për heqjen dorë nga dhuna si nga muslimanët ashtu edhe ndaj muslimanëve.



Autor: Tarik Ebu Hashima

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...