Dispozita e birrës pa alkool, a është e lejuar apo jo?!



Nga Numan ibën Beshiri, radijallahu anhu, na përcillet të ketë thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, se ka thënë: "Hallalli është i qartë, gjithashtu edhe harami është i qartë, kurse mes tyre ka gjëra të dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i njohin. Prandaj ai që ruhet nga gjërat e dyshimta, ai e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij, kurse ai që bie në gjëra të dyshimta me të vërtetë ai ka rënë në haram. (Kjo i ngjan) Si shembulli i bariut, i cili i ruan kafshët e tij rreth kufirit të tjetrit, të cilat ka shumë mundësi ta kalojnë atë kufi. Në të vërtetë çdo mbret i ka kufijtë e tij (që nuk dëshiron kush t'ia kalojë), kështu edhe Allahu i ka kufijtë e Tij, të cilët janë haramet (dhe nuk dëshiron të tejkalohen). Në trup është një copë mishi, e cila sikur të përmirësohet ajo, me të përmirësohet i tërë trupi, ndërsa po të prishet ajo bashkë me të prishet edhe trupi, e ajo është zemra".

Në emër te Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit, për të gjithë ata që kanë zgjedhur përdorimin e birrës pa alkool ose birrën e pastër nga alkooli. Për të gjithë ata që mendojnë se ajo është hallall (e lejuar) vetëm pse prodhohet në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Duke menduar se është hallall sepse është e lejuar nga disa prej dijetareve islam, për te gjithë ata qe e përdorni haptas ditën e natën ... Le të dëgjojmë fetuan e dijetarit Usamah Abd El-Kerim Er-Rifaiu, (Allahu e ruajt) pasi që ka bërë studim rreth kësaj çështje së bashku me një grup mjekësh dhe laborantësh.

Birra pa alkool njihet me emra te ndryshëm si: Barbikana, Elmasa, Fejruz (emra të njohur në tokat arabe) e shumë emra tjerë. Shitet në dyqane, shkolla, universitete e në vend të tjera publike. Fetwaja (Mendimi juridike islam rreth një çështje). Është parashtruar shumë herë pyetja se: "A lejohet konsumimi i birrave pa alkool"?!

Dijetari i mirënjohur nuk është nxituar në dhënien e përgjigjes (fetwas), derisa nuk e ka studiuar çështjen së bashku me një grup mjekësh mysliman duke i ikur dhënies së fetwave pa e ditur mirë çështjen, apo nga mos dija, apo nga të përgjigjurit për gjërat e fshehta.

Thotë ky dijetar: "E morëm shishen në të cilën shkruante "Birra pa alkool" dhe ua dhamë njërit nga laboratorët e Sirisë, që është mbikëqyrës për përmbajtjet e prodhimeve ushqimore dhe që është nën mbikëqyrjen e Ministrisë për ushqime. Pasi që e kanë bërë zbërthimin e kësaj materie që ishte në shishe, doli se në përmbajtjen e saj kishte 0.004% alkool, nga përbërësit kryesor të saj. Këtë e kemi vërtetuar edhe nga qendra për kërkime në këtë shtet e që edhe kjo e fundit e ka vërtetuar të njëjtën gjë. Por, mundet dikush nga ju të thotë se çka do të thotë të ketë në përbërjen e saj 0.004% alkool? E kjo do të thotë se nëse ne i kemi 1000g nga kjo materie, 4g nga ajo do është alkool".

Vazhduam studimet pasi që njëri nga vëllezërit dyshonte në këtë studim duke thënë se edhe në uthull gjendet po e njëjta përqindje e alkoolit, e ndoshta edhe më shumë se kjo! Dijetari vazhdon përgjigjen e tij duke thënë: "Kemi telefonuar Qendrës për Standardet dhe Specifikimet e ushqimit në Siri dhe i kemi pyetur rreth përqindjes së alkoolit që gjendet në uthull, e përgjigjja e tyre ishte: "Alkooli kur të kalon në gjendjen e uthullës e humb cilësinë e tij dhe kështu është i barabartë me zero", kështu që dyshimi ishte i pa vend".

Pas kësaj iu rikthyem sërish haditheve të Pejgamberit s.a.v.s. për të parë nëse është e lejuar kur sasia e alkoolit është e vogël? Le të shohim bashkërisht: Thotë Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith të vërtetë: "Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram", kjo ka ardhur si sqarim i hadithit tjetër të Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: "Nëse ju deh shumica, edhe pakica është e ndaluar".

El-Ferek është e barabartë, sipas gjuhëtarëve, me tre "sa'a" që janë mjete matëse tek arabët, e që një "sa'a" është e barabartë përafërsisht me 3.1 litër, e kjo do të thotë se një "Ferek" është e barabartë me 9.3 litra. Çka donë të thotë hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. është se, kush konsumon sasi të pijeve sa një Ferek (9.3 litra) dhe dehet është e ndaluar nga kjo pije qoftë edhe mbushja e dorës. Le të kthehemi te birra pa alkool. Nëse e mbushim këtë enë me birrë pa alkool dhe e llogarisim përqindjen e alkoolit që gjendet në te 0.004%, do të rezultojë se kemi përfituar në 9.3 litra 37 gram alkool te pastër.

E këtu shtrohet pyetja se kjo sasi a është e mjaftuar për ta dehur njeriun apo jo? Për këtë kemi pyetur specialistë të ndryshëm nga lëmia e mjekësisë e te cilët janë përgjigjur se mjekët islam në Francë e kane përcaktuar përqindjen e alkoolit në gjakun e njeriut 0.8% si të mjaftueshme për ta llogaritur një vozitës si të dehur dhe me këtë rast duhet gjobitur dhe marrë leja e vozitjes. Ndërsa në Amerikë kjo përqindje është vetëm 0.3% për një litër gjak.

Ne e zgjodhëm përqindjen më të lartë në mënyrë që t'ua lehtësojmë njerëzve (0.8% për një litër gjak). Por sa duhet konsumuar njeriu që të arrihet kjo përqindje e alkoolit në gjak? Përgjigjja ishte vetëm 6 gram. Do te thotë se nëse njeriu konsumon vetëm 6 gram alkool i mjaftojnë për tu dehur.

Pra le të kthehemi edhe një here tek ena jonë në të cilën gjenden 9.3 litra nga birra pa alkool e që do të thotë se kemi për afërsisht 37 gram alkool të pastër, do tëe kuptojmë se kjo sasi është dehëse prandaj siç erdhi ne hadithin e lartpërmendur "Nëse ju deh El-Ferek (enë të cilën e përdorte Pejgamberi a.s. për pastrim) mbushja e dorës prej tij është haram", pra edhe 0.004% është haram dhe për këtë nuk mbetet as edhe dyshimi më i vogël rreth kësaj çështje bazuar në thënien dhe perceptimet e Pejgamberit s.a.v.s..

Dhe në fund të fjalës së tij, ky dijetar i njohur thotë se ky studim gjendet dhe mundet që çdo kush të kthehet dhe kërkoj rreth tij. Dijetari Usamah Abd El-Kerim Er-Rifaiu Është lindur në Damask në vitin 1944. Ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Damask, e më vonë edhe fakultetin e Gjuhës Arabe në Universitetin e Damaskut, të cilin e përfundojë në vitin 1971.

Diturin kishte marrë edhe nga babai i tij, dijetari i njohur Abd El-Kerim Er-Rifaiu, nga i cili kishte mësuar rreth shkencave Islame dhe Gjuhës Arabe. Ka ecur në shumë prej kryeqendrave islame në rrugën e tij prej thirrësi. Punoi si imam dhe ligjërues në shumë prej xhamive të Damaskut.



Autor: Nexhat IBRAHIMI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...