Allahu xh.sh.



Allahu nuk ka trup në formë, nuk ka përmbajtje të kufizuar që të paramendohet. Asnjë formë nuk është e ngjashme me Të, as për kah krahasimi as për kah mundësia e veprimit. Ai nuk është materie dhe materia nuk mund të bashkohet me Të; nuk është dukuri e as dukuria nuk mund të ndërlidhet me Të. Ai nuk përngjanë me asgjë që ekziston, dhe asgjë që ekziston nuk i përngjanë Atij.

Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. 42-esh-Shura: 11, e as që Ai shëmbëllen në diçka, e as që mund ta mbërthejnë dimenzionet. Nuk e përfshijnë bile as Toka e qiejt, bashkë. Ai posedon Arshin në mënyrën që Vet e tregon në Kur'an, dhe me kuptim që Ai vet ia jep. Arshi nuk e bartë Atë, porse Arshi dhe bartësit e Arshit barten me ndihmën e Fuqisë së Tij.

Ai është i lartësuar përtej edhe Arshit edhe qiejve, dhe përtej gjithçkaje, dhe kjo me një lartësim që as nuk e afron më shumë Atë me Arshin dhe qiejt, e as që e largon nga Toka. Ai është i ngritur shumë shkallë përtej Arshit dhe qiejve, por edhe përtej thellësive të fundme të Tokës, dhe në të njëjtën kohë është më së afërti gjithçkaje që ekziston.

Njeriut, Ai i është më afër se damari i qafës së vet, dhe i është dëshmitar i të gjithave. Afërsia e Tij nuk është si afërsia e ndonjë materie siç nuk është materie as Dhati (Qenia) i Tij. Ai nuk kalon përmes asgjëje, dhe asgjë nuk mund të kalojë përmes Tij.

Ai është përtej mundësisë që Ta përfshijë hapësira, njëjtë siç është përtej mundësisë që ta kufizojë koha. Ai ka qenë edhe para se të krijojë hapësirën dhe kohën, e edhe tash është në gjendjen në të cilën ka qenë gjithmonë.

Me cilësitë e Tij, Ai dallon nga krijesat e Tij. Në Dhatin e Tij nuk është askush tjetër përpos Tij, dhe Dhati i Tij nuk është askund tjetër jashtë Tij. Ai është përtej ndryshimit. Asnjë ngjarje nuk ndikon në Të, e as që i afrohet Atij ndonjë dukuri. Ai është përherë në cilësitë e përsosura dhe madhështore të Lartësisë së Tij, dhe është i pastër nga ndryshimet. Në cilësitë e Veta të përsosura, Atij nuk i duhet kurfarë plotësimi.



Autor: Ebu Hamid EL-GAZALI

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...