Mendimi i dijetarëve Islam për Kadijanitë



Koncenzusi i dietarëve Islam është në ujdi të plotë në të gjitha kohët dhe vendet se: 'Një njeri i cili pranon se ka pejgamber pas Muhamedit a.s. ai është kundër ajetit Kur'anor dhe konsiderohet Kafir'.

- Imam Ebu Hanifes i erdhi një njeri e i tha: "Prit deri sa të bie argumentet e pejgamberllëkut: Ebu Hanifja tha: 'Ai i cili kërkon nga shenja pejgamberllëkut ai ka bërë kufr'".

Që mos u lodhim duke përmendur mendimet e dijetarëve gjatë katërmbëdhjetë shekujve vlen të potencohet se dijetarët e 14 shekujve konsiderojnë kafir atë që beson ndonjë pejgamber pas Muhamedit a.s.. Të këtij mendimi janë edhe dijetarët më eminent Islam siç Janë: 'Ebu Hanifja, Ibni Xherir Etaberiu, Imam Tahaviu, Ibni Hazem El-Andelusi, Imam Gazali, Zemahsheriu, Kadi Ajadi, Fahrudin Rrazi, Imam Bejdaviu, Muhamed El-Bagdadi, Ibni Kethiri, Xhelaludin Sujuti, Ismail Hakij, Kadi Shevkani', dietarër e Indisë kompakt në librin Fetava Hindije: Alusi, Muhamed Ikbali nga Pakistani, dijetarët bashkëkohorë: Ebul-Eala El-Mevdudi, Muteveli Sha'ravi, Dr. Ramnadan Buti, Shevki Ebu Halil, etj., etj.'.

Misionarët kadijan sot kanë qendra të ndryshme nëpër botë e veçanërisht në shtetet afrikane dhe evropiane, por në mënyrë të veçantë qendrat e tyre i kanë në ato vende ku Britania e madhe ishte okupatore. Numri i qendrave të tyre në botë është afër 31 qendër. Ajo që është më interesante se kadijanit qendrën e tyre e kanë edhe në shtetin e Izraelit. Është shumë interesat të potencohet fakti se kadijanit të cilët rrinë në qendrën e Izraelit bartin pasaportë të Anglezëve. Për këtë shkruan hollësisht dijetari Islam nga Siria Muhamed Hajru Kadirij.

Në fund, duke u mbështetur në shumë ajete Kur'anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s. si dhe në koncenzusin e 33 organizatave Islame në Indi, që në kongresin e tyre në Janar të vitit 1953 në Karaçi se Kadijanit, gjegjësisht Ahmedit nuk i takojnë myslimanëve. Dhe në anën tjetër duke u mbështetur në koncenzusit e të gjithë dijetarëve Islam në mbarë botën Islame, konstatojmë se Ahmedit janë sekt anti-islame me qëllime të errëta, kurse pjesëtarët e tyre lirisht mund të konstatohen Kafira-Pabesimtarë.



Autor: Jusuf ZIMERI



Vërejtje:

Punimi është përgatitur vitin 1997 me rastin e përgatitjes së një debati televiziv me Zekerija Khanin - përfaqësues i Kadijanive i cili kishte ardhur në vendin tonë për të shpalosur idetë e tija Kadijanite, por fatmirësish u demaskua shpejt dhe menjëherë iku prapë nga kishte ardhur.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Kadijanizmi (xhemati Ahmedij) fraksion me tendenca të errëta".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...