Per Ahmed Kalane: Ne mbrojtje te prinderve te Pejgamberit a.s. dhe per hatrin e tij a.s.



Me ka bere bllok ne Facebook keshtu qe po ja nxjerr nga youtube, (https://www.youtube.com/watch?v=vI1B8lqEGDk).

Ka thene Profeti a.s. "i lypa leje Zotit tim qe te kerkoja falje (istigfare) per nenen time por nuk me dha leje. I kerkova Zotit leje per ta vizituar dhe Ai me dha leje".

Fillimisht duhet te kuptojme se mosdhenia e lejes per istigfar ndaj nenes se Profetit a.s. nuk domethene qe ajo eshte ne shirk!

Sepse shirku nuk ka nevoje qe dikush te kerkoje istigfar (falje). Profeti a.s. e ka ditur apriori qe shirku nuk ka falje. Eshte e pamundur qe Profeti te kerkoje falje per shirkun sepse shirku nuk nderfutet ne temen e faljes (istigarit). Haramet dhe gjynahet perfshihen ne temen e kerkim faljes (istigfarit).

Po ashtu duhet te kuptojme se gjynahet dhe kundershtimet fetare duhet t'i adresohen njerezve qe jane te obliguar nen pergjigjesise fetare ne fene ose sheriatin qe permban urdher dhe ndalese fetare. Zonja dhe nena e Pejgamberit a.s. Emineja Allahu e meshirofte ka nderruar jete para se Profetit a.s. t'i vinte shpallja. Cka rezulton se nena e Pejgamberit a.s. nuk eshte subjekt i sheriatit te Pejgamberit a.s. lidhur me dispozitat fetare (urdher dhe ndalesa)!

Pra, qe kerkim falja per nenen e tij nuk ishte ne kohen dhe vendin e duhur. Sepse ajo nuk kishte shkelur asnje norme fetare islame qe te kishte nevoje per kerkim falje.

Mosmiratimi i Zotit per te kerkuar falje per nenen e tij eshte se Emineja nuk ka qene e ngarkuar me gjynahe sepse nuk ka qene subjekt i sheriatit te Pejgamberit a.s..

Se dyti: ne vazhde te shpjegimin e hadithit te Pejgamberit a.s., Profeti a.s. lotoi dhe lotet e Profetit a.s. ishin lot gezimi per miresine e Allahut dhe lajmin qe mori se ju ndalua qe te kerkoje falje per nenen e tij sepse nena e tij nuk ishte mushrike dhe as mekatare.

Se treti: hadithi "kerkova leje per ta vizituar dhe mu dha leja". Nese do ishte nena e Pejgamberit a.s. mushrike nuk do kishte leje per ta vizituar. Sepse Allahu e ndaloi Profetin a.s. qe te qendroje prane varreve te mushrikeve dhe munafikeve. Allahu ka thene ne Kuran "mos u fal per ta, kurre dhe as mos qendro mbi varrin e tij sepse ata mohuan Allahun dhe te derguarin e tij. Ashtu vdiqen dhe ata jane te shthurur".

Hadithi qe shpjeguam eshte prej pergezimeve qe i jane dhene Profetit a.s. se baba dhe nena e Profetit a.s. nuk jane mushrik (idhujtar). Por ata ishin Ehli Fetre.

Keshtu mbi bazen e ketij arsyetimi gjejme shume dijetare qe kane leshu rahmet per prinderit e Pejgamberit a.s..

Imam Razi r.a. ka argumentuar se te gjithe gjysherit, stergjysherit e siper ishin ne fene e paster dhe nuk ishin mushrik. Allahu thote ne Kuran "dhe mbartjen tende tek ata qe bejne sexhde".

Profeti a.s. thote "jam mbartur ne shtyllen kurrizore te njerezve te paster drejt mitrave e zonjave te pastra", Ebu Neim etj.. Sikur gjysherit dhe stergjysherit te ishin mushrik nuk do i cilesonte me emertimin te paster.

Allahu thote ne Kuran "mushriket (idhujtaret) jane te piset".

Kaq per momentin.



Pergatiti: Eduard SHEFKIU

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...