Saudija dhe Islami apo 'Teuhidi'



Kam punuar 5 vjet si lektor dhe administrator ne nje universitet saudit dhe kam kaluar dy vjet te tjera atje duke bere pune kerkimore per doktoraturen. Besoj se kam njohje mbi mesatare per Saudine e per rjedhoje mendoj se mund te them dy fjale mbi kete debat te hapur rreth maredhenies se Saudise dhe doktrines islame te monoteizmit (teuhidit), e cila vjen pas disa deklarimeve te disa hoxhallareve se "kush nuk kupton Saudine nuk e kupton teuhidin".

1. - Se pari, asnje shtet modern, as Saudia, as Irani, as Portugalia, as Gambia nuk e ve veten ne sherbim te fese, por ve fene ne sherbim te shtetit. Sic shpjegon Wael Hallaq ne librin "Shteti i Pamundur" - 'The Impossible State' (perkthyer edhe ne Arabish si el-daula el-mustahila), shteti modern synon te kthehet ne Zot, dhe nuk lejon sundimin e nje Zoti tjeter. Saudia nuk ben perjashtim dhe historia e shtetit modern (qe quhet edhe shteti i 3-te saudit) nuk perben perjashtim. Per kete arsye, pretendimi se Saudia mbart kuptimin e teuhidit eshte sa qesharak, aq edhe teologjikisht i rrezikshem. Saudia (ashtu si Amerika, Rusia, Turqia etj) ka perdorur fene per ti sjelle legjitimitet shtetit si dhe per "diplomaci te bute" e per ndikim. Mbeshtetja per fene ka qene ne funksion te ketij qellimi.

2. - Thuhet shpesh se shteti saudit eshte produkti i marteses politike midis klanit te familjes Saud dhe levizjes se Vehabive, qe rezultoi ne nje lloj ndarjeje te pushteteve, ku aspekte si feja, moraliteti publik, arsimi, etj., ju lane krahut fetar, ndersa ekonomia, politika e jashtme, etj., ju lane familjes mbreterore. Qysh ne fillim te shtetit kjo mareveshje eshte ndryshuar vazhdimisht duke u ngushtuar hapsira fetare, dhe ngjarjet e fundit nuk perbejne perjashtim por vetem akselerim.

3. - Ne vitet qe kam jetuar ne Saudi kam takuar shpesh studente ne universitetet fetare, sidmos ne Medine, nga vende te ndryshme te Ballkanit por edhe vende te tjera, te cilet kur vizitonin qytetet e medha te Saudise si Xhedah, perballeshin me shokim kulturor. Shumica e ketyre studenteve jetojne edhe ne Saudi ne nje flluske izolimi kulturor, dhe gjykimi i tyre per vete Saudine eshte i manget. Ata jetojne ne kontakt vetem me rrethe te caktuara te vehabizmit, dhe kjo ju krijon edhe idene mbi shoqerine e atjeshme.

4. - Lloji i fetarizmit, veshjes, paraqitjes publike te ketyre 'kerkuesve te dijeve fetare' konsiderohet edhe vete ne Saudi me nencmim, i quajne negativisht 'mutaua', dhe zakonisht identifikohen nga vete shumica e sauditeve me sjelljet e beduineve, qe u mungon rafinimi, edukimi, etj..

5. - Diploma qe kane mare shumica e studenteve te huaj, perfshi shqiptare, nuk te jep mundesine as te japesh predikimin e te premtes, por maksimumi te drejtosh faljen. Shume prej ketyre qe hiqen si ulema te medhenj kur kthehen nga Saudia, atje me veshtiresi do gjenin pune edhe ne sherbimet bazike ne xhami. Ne vite kam patur studente te sheriatit vendas qe nuk kryenin as ritualet me bazike te faljes. Ishin thjesht beduine qe synon pune ne polici dhe nje diplome universitare do u siguronte qe mos ishin police rrugore, dhe kjo do ishte dega me e kollajte per tu diplomuar. Ky eshte niveli. Pra shumica e ketyre studenteve qe flasin per Saudine dhe teuhidin dine shume pak per Saudine, e per rjedhoje, nga sa thone vete, dine pak edhe per teuhidin.



Autor: Besnik SINANI.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...