Ebu Hanife Selefite Fikhu-el-Ekber dhe e Verteta



Ebu Hanife, ne librin Fikhu-l-Ekber, shprehet mbi atributet e Zotit duke thene:

"Ai ka dore, fytyre dhe un. Keshtu qe ate cfare Ai vete, i Lartesuar qofte, permend ne Kur'an mbi fytyren, doren dhe unin, te tera keto jane atribute te Tij, 'pa modalitet (apo pershkrim)'. Ketu nuk thuhet: 'qe dora e Tij nenkupton fuqine apo miresine e Tij' sepse kjo do te shpinte ne mohimin e cilesive te Allahut, gje te cilen e bejne me qendrime te tilla Kaderinjte dhe Mu'tezilet. [*] Pra, dora eshte nje nga atributet e Zotit 'pa modalitet (apo pershkrim)'. Ne te njejten kohe hidherimi dhe kenaqesia jane dy atribute te Allahut, 'pa modalitet (apo pershkrim)' ...".

Eshte e domosdoshme te kuptohet fakti qe, Fikhu-el-Ekber konsiderohet si libri i pare i shkruar mbi Tevhidin ne kohen e Tabi'ineve. Libri i pare i realizuar ne menyre te organizuar e metodike, ne nje periudhe kontroversiteti te theksuar kur Sunitet po perpiqeshin te hidhnin bazat e drejta te Islamit e ky mund te jete shkaku i prezences se ndonje qendimi te diskutueshem.

Padyshim qe Selefite, kenaqen pamase kur gjejne qendrime te tilla si ai me siper pasi ne dukje sikur forcon kredibilitetin e argumenteve te tyre mbi ate qe ata vete i quajne "Atribute te Allahut", si: 'dora, fytyra, syte, kemba, ana, kerciu, uni', etj..

Ata lehtesisht mund te pretendojne se akideja e tyre eshte e sakte dhe ne pajtim me ate te Selefit, perderisa Imam Ebu Hanife i cili eshte nje nga Selefet, thote ne Fikhu-el-Ekber qe Allahu ka dore dhe dora e Tij eshte cilesi e Zotit, ngjashem me ate qe vete ata besojne.

Keshtu, ne pamje te pare duket se me kaq diskutimi perfundon dhe Selefite kane provuar tashme se kane fituar ne ate qe pretendojne.

Gjithsesi neve themi se ekzistojne nje numer i madh elementesh qe duhet te merren ne konsiderate para se te pranohen argumentet e tyre.


Se pari: Nese pranojme qe libri Fikhu-el-Ekber, eshte veper autentike dhe e vertetuar e Ebu Hanifes dhe se ajo perfaqeson akiden e Selefit, atehere Selefite e sotem duhet te pranojne cdo gje qe permban ky liber. Pra, ata duhet te pranojne qendrimin e Ebu Hanifes mbi te folurit e Allahut kur shprehet:

"Dhe Ai flet por jo si te folurit tone. Ne flasim me mjete dhe shkronja, ndersa Allahu nuk flet me to. Shkronjat jane te krijuara kurse Fjala e Allahut xh.sh. eshte e pakrijuar".

Ne kete kontekst, Ebu Hanife thote se: "Allahu i Lartesuar kur flet, flet pa shkronja". Por Selefite besojne se Allahu flet me shkronja e tinguj.

Ja, ky eshte nje tjeter rast seleksionimi abuziv apo keqperdorimi i fjaleve te Selefit e cfare u atribohet atyre nga ana e Selefive ne perpjekje per te mbushur mendjen se kredoja qe ata ndjekin eshte ne perputhje me ate te Selefit kur ne fakt nuk eshte keshtu.

Duke i shtuar kesaj faktin qe Selefite jane ata qe besojne se versioni aktual i Kitab-el-Ibaneh en Usul-el Dijaneh, atribuar Imam Ebu Hasan El-Esh'ariut, eshte vertet liber i shkruar nga ky i fundit.

Edhe pse ne ate liber thuhet se Imam Ebu Hanife besonte se Kur'ani ishte i krijuar! [1] Por nese Selefite e pranojne Fikhu-el-Ekber si veper reale e Ebu Hanifes, atehere ata duhet te pranojne fjalet e tij qe bien ndesh me kete qendrim kur ai thote:

"Kur'ani eshte Fjala e Allahut (Lartesuar qofte) i shkruar ne leter, i mbrojtur ne zemra, i recituar ne gjuhe, i reveluar Pejgamberit s.a.v.s. dhe familjes se tij. Shqiptimi yne i Kur'anit eshte e krijuar, recitimi jone eshte i krijuar gjithashtu, ndersa Kur'ani vete eshte i pakrijuar".

Si mund te ishte Imami me i qarte se kaq? Ai shprehimisht thote ne Fikhu-el-Ekber qe: "Kur'ani eshte i pakrijuar". Por Selefite pretendojne se pershkrimi ne el-Ibaneh ku Ebu Hanife thuhet se besonte se Kur'ani eshte i krijuar, ne fakt eshte mendim i vete Esh'ariut e nga ana tjeter Fikhu-l-Ekber e konsiderojne si nje veper autentike te Ebu Hanifes.

Nga ana tjeter Imam Esh'ariu nuk e radhit Ebu Hanifen mes atyre qe besonin se Kur'ani eshte i krijuar as ne veprat e tij te mevonshme e me te mireformuluara si 'Mekalat-el-Islamijine' edhe pse sipas Selefive Kitab-el-Ibaneh ishte libri i tij i fundit.

Si e shpjegojne ata faktin qe Imam Esh'ariu, priti deri ne vepren e tij te fundit, te permendte Ebu Hanifen i cili tashme kishte vdekur para me shume se nje shekulli, madje ta pershkruante ate si ithtar te mendimit se Kur'ani eshte i krijuar nderkohe qe nuk e kishte permendur fare ne ato vepra qe vete Selefite besojne se jane veprat e tij te me hershme?!

A nuk e dinte Esh'ariu se Imam Ebu Hanife ishte autori i Fikhu-el-Ekber?!

Ata nuk mund t'i ndjekin si te verteta qe te dy versionet.

Ose Fikhu-el-Ekber eshte vepra e Ebu Hanifes, gje qe perjashton mendimin se Kitab-l-Ibanehne formen e tij aktuale, eshte veper e Esh'ariut. Ose libri aktual Kitab-el-Ibaneh eshte vepra e Ebu Hasan el-Esh'ariut, qe do te thote se Fikhu-l-Ekber nuk i perket Ebu Hanifes.

E nese Fikhu-l-Ekber eshte veper e Ebu Hanifes, liber te cilin Selefite e perdorin si prove se akideja e tyre nuk dallon nga akideja e ketij dijetari, atehere ata duhet ta pranojne kete liber ne teresi, pa bere perjashtime.

Tani, persa i perket qendrimit ne Fikhu-l-Ekber se fytyra, dora apo uni e te tjera jane cilesi te Zotit, ne duhet te marrim ne konsiderate vecanerisht dy gjera:

1. - Imam Tahaviu, nuk e permend as duart, fytyren apo unin ne akiden e tij dhe libri i tij eshte pranuar si nje nga prezantuesit e akides se Imam Ebu Hanifes dhe dy shokeve te tij, Ebu Jusufit dhe Muhamed Shejbaniut.
2. - Se dyti, si ne cdo liber tjeter edhe ne Fikhu-l-Ekber, cdo koment duhet ta marrim sipas kontekstit. Sipas Fikhu-l-Ekber, kemi dy ndarje kryesore te cilesive te Allahut, te njohura si:

- 'Atribute te Qenies' - dhatije
- 'Atribute te Veprimit' - thubutije

Atributet e Qenies (apo thene ndryshe cilesite thelbesore sh.p.) jane veti esenciale thelbesore te qenies se Allahut.

Ndersa atributet e veprimit, jane ato cilesi qe kane te bejne me c'ndodh jashte qenies se Tij e perderisa Ai vete eshte pergjegjes per te tilla veprime, atehere ato i perkasin Atij dhe quhen 'Atribute te Veprimit ose Vepruese'.

Imam Ebu Hanife shpjegon ne librin e tij duke thene:

"Ai nuk i perngjan asnje krijese te Tij e asgje e krijuar nuk i perngjan Atij. Ai ka ekzistuar dhe do ekzistoje gjithmone me emrat dhe cilesite e Tij(hyjnore), te qenies dhe te veprimit.
Atributet e qenies jane: jeta, fuqia, dija, te folurit, degjimi, shikimi, dhe vullneti.
Ndersa atributet e verpimit jane: Krijimi, furnizimi, frytdhenia, burimi si dhe atribute te tjera te veprimit"
.


Pra atributet e qenies hyjnore te Allahut jane shtate:

1. Jeta,
2. Fuqia,
3. Dija,
4. Te folurit,
5. Degjimi,
6. Shikimi,
7. Vullneti.


Ndersa atributet e veprimit jane:

- Krijimi, - Furnizimi, - Frytdhenia, - Burimi, - Prodhimtaria, - Dhe atribute te tjera te veprimit.


Me pas Ebu Hanife vazhdon:

"Ai gjithmone ka ekzistuar dhe do eksistoje me emrat e atributet e Tij. Ai nuk ka pervetesuar ndonje emer apo atribut te ri".

Sipas Ebu Hanifes, Allahu ka shtate cilesi te konfirmuara te qenies apo veti thelbesore, [2] ndersa nuk percakton ndonje kufi mbi numrin e cilesive te veprimit perderisa mundesite mbi ate cfare mund te veproje Allahu jane te pafundme.

Edhe pse atributet thelbesore te qenies se Zotit jane cekur si shtate, kjo nuk do te thote se keto jane te vetmet cilesi qe ka Allahu. Por mund te thuhet se ky eshte numri i tipareve te Allahut te konkluduara nga revelata hyjnore dhe arsyeja njerezore. Kurse tek Maturidinjte kemi nje numer te percaktuar te vetive te qenies. Sipas tyre atributet thelbesore te qenies e Zotit jane tete.

Tek Esh'arinjte atributet e qenies ndahen me ne detaje. Disa numerojne 'trembedhjete', [3] e disa te tjere permendin 'njezet' [4] atribute te tilla.

Se fundmi, shumica e cilesive dallojne vetem ne semantike. Ndryshimi real konsiston ne lidhje me ato qe Esh'arinjte i quajne 'Atribute Abstrakte' qe korespondojne me ato shtate atribute te cilat Ebu Hanife i permend ne Fikhu-el-Ekber, ndersa Maturidinjte i kane shtuar te teten qe quhet 'Tekvin-gjithcka shpike, permban e zhduke'.

Vini re, 'Ebu Hanife nuk e sjell ne fjale as doren as fytyren apo unin tek rendit atributet e qenies'. Ne menyre qe lexuesi ta kete me te qarte, ja ku eshte teksti qe i paraprin permendjes se dores, fytyres e unit:

"Ai nuk i perngjan asgjeje nga krijesat e Tij dhe asnje krijese nuk i perngjan Atij. Ai gjithmone ka eksistuar dhe do te ekzistoje gjithnje me emrat e atributet e qenies se Tij (hyjnore) dhe ato te veprimit.
Thame qe atributet thelbesore apo esenciale te qenies jane: jeta, fuqia, dija, te folurit, degjimi, shikimi dhe vullneti.
Ndersa vetite e veprimit jane: krijimi, furnizimi, permbatja, shpikja, ndertimi e atribute te tjera te kesaj natyre.
Ka ekzistuar dhe do ekzistoje me emrat dhe atributet e Tij. Ai nuk ka marre ndonje emer ose atribut te ri"
.

Pra, nese nuk ka marre ndonje atribut te ri pervec atyre qe permendem, [5] atehere fytyra, dora dhe uni nuk hyjne ne cilesite e Zotit.

Pastaj ai vazhdon:

"Ai gjithmone ka qene i ditur nga dija e Tij, pra dija ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia.
(Ai gjithmone ka qene) i Fuqishem nga fuqia e Tij dhe fuqia ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia.
(Ai gjithmone ka qene) Foles me te foluren e Tij dhe e folura e Tij ka qene atribut qe nga perjetesia.
(Ai gjithmone ka qene) Krijues nga vullneti i Tij kreativ, [6] pra, vullneti i Tij krijues ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia.
(Ai gjithmone ka qene) Beres nga vete vullneti i Tij per veprim, [7] dhe vullneti per veprim ka qene atribut i Tij qe nga perjetesia. Beresi eshte Allahu,lartesuar qofte!. Vullneti per te vepruar ka qene qe nga perjetesia nje atribut i qenies se Tij hyjnore. Entiteti rezultativ i vullnetit te Tij per te vepruar eshte i krijuar. Kurse vullneti i Allahut xh.sh. per te vepruar eshte i pakrijuar. Atributet e Tij jane te pashpikura e te pakrijuara qe ne perjetesi. Prandaj, kushdo qe thote se ato atribute jane te krijuara ose te shpikura,hesht apo bart dyshime mbi to, ai ka mohuar fene e Allahut xh.sh."
.

Ai gjithashtu thote:

"Allahu xh.sh., ne fakt ka folur edhe para se t'i fliste Musait a.s.. Ai ishte Krijues ne perjetesine e Vet edhe pa krijuar dicka. (Kur'ani).
Andaj kur Zoti i foli Musait, i foli me te foluren e Tij qe e kishte atribut qe ne perjetesi. Pra, te gjitha cilesite e Tij nuk kane fillim por jane te perjetshme ne dallim nga cilesite e krijesave. Ai ka dije por jo si dijen tone. Ka fuqi por jo si kjo jona e Ai shikon por jo si shikimi yne. Ai degjon por jo si degjimi jone. Flet por jo me te foluren qe flasin njerezit.
Ne flasim me elemente dhe shkronja, ndersa Allahu xh.sh. flet pa to. Shkronjat jane te krijuara ndersa te folurit e Allahut xh.sh. eshte i pakrijuar.
Ai eshte nje qenie si askush tjeter e thuhet 'qenie' per te konfirmuar ekzistencen e Tij. Ai nuk ndahet ne pjese, eshte Nje e i Vetem dhe nuk shte i rastesishem. Ai nuk ka konstrukt. Nuk ka kundershti. Nuk ka rival dhe nuk ka te barabarte me Te"
.

E se fundmi thote:

"Ai ka dore, fytyre dhe un. Pra, ajo cfare Ai xh.sh. ia pershkruan vetes se Tij ne Kur'an qofte dore, fytyre apo un jane atribute te Zotit 'pa perngjasim (ose pershkrim)'.
Nuk eshte thene: 'qe dora e Tij nenkupton forcen apo bekimin e Tij', perderisa kjo do te shpinte ne mohimin e cilesive, gje te cilen e bejne me qendrime te tilla Kaderinjte dhe Mu'tezilet. [8] Pra, dora e Tij eshte nje nga atributet 'pa modalitet (apo pershkrim)'. Ne te njejten kohe hidherimi dhe kenaqesia jane dy cilesi te Allahut 'pa modalitet (apo pershkrim)' ..."
.

Pra,cfare kuptojme neve nga e gjithe kjo? Si mund te pajtojme theniet e meposhtme te Ebu Hanifes pasi permendem shtate atributet e qenies se Allahut ku diku thote:

"Ai gjithmone ka ekzistuar dhe do ekzistoje gjithnje me emrat dhe atributet e Tij. Ai nuk ka marr ndonje emer apo atribut te ri".

Dhe ne nje tjeter thenie potencon:

"Ai ka dore, fytyre e un. Ate cfare Ai xh.sh. ia ka pershkruar Vetes se Tij ne Kur'an qofte dore, fytyre apo uni jane te gjitha atribute te Zotit 'pa perngjasim (apo pershkrim)'".

Une besoj se menyra me e mire per te pajtuar keto dy thenie eshte te themi se 'dora, fytyra e uni' ose i referohen nje prej atributeve te verteta te qenies se Allahut, sic ceket ne thenien e pare te Ebu Hanifes, ose i referohen nje prej atributeve te Tij te veprimit. [9]

Askush s'mund ta mohoje, se fjale te tilla qe i vihen perkrah emrit te Allahut ose potencohen ne Kur'an, i atribohen Atij drejtpersedrejti edhe pse duke i emertuar si 'atribute' nuk perkon me definicionin origjinal gjuhesor mbi termin atribut apo veti.

Nese keto i quajme atribute atehere do aplikohej forma metaforike e te shprehurit si kundrejt te shprehurit te drejtperdrejte. E nese aplikohet kjo forme metaforike,atehere duhet te pranohet se ato qe thirren 'atribute', jane 'cilesi' metaforike. Keshtu, dora, fytyra dhe uni duhet te merren si 'dore, fytyre e un' metaforike, vecori keto qe i referohen nje atributi te vertete te Allahut qe askush s'eshte si Ai. 'Dora' ne kuptimin origjinal linguistik perdoret vetem per qeniet e krijuara.

Abdu-Rrahman ibn Al-Xhevzi duke permendur gabimet e disa mendimtareve Hanbelinj, ne fushen e interpretimit te teksteve mbi versetet e debatueshme te Kur'anit thote:

"Autoret te cilet i kam permendur, kane gabuar ne shtate lemije. Se pari, gabojne kur 'njoftimet' i konsiderojne si atribute kur ato jane thjeshte shtojca/trajta poseduese e jo cdo trajte poseduese eshte atribut apo tipar i Allahut. Edhe pse Allahu xh.sh. thote: {Dhe Une i dhashe atij shpirt nga shpirti Im}, (El-Hixhr:29). Ai nuk ka ndonje atribut te njohur si 'shpirt'. Prandaj, ata qe format poseduese apo shtesat (idafe) i quajne 'atribute' jane shkaktare risish, bidatesh".

Linguisti Thaleb ne librin Taxhu-l-Arus thote:

"'Na'at' eshte pershkrim i cili i jepet nje pjese te caktuar te trupit sikurse fjala 'i cale' (araxh) 'Sifa' (atribut) perdoret per mos-specifikim (umum) sikurse eshte termi 'i madherishem' (azim) apo 'bujar' (kerim). Keshtu Allahu xh.sh. pershkruhet me cilesi 'sifa' e jo me shtesa 'na'at'".

Kjo do te thote qe fjala atribut 'sifa' (cilesi) perdoret ne forme metaforike qe te nekuptohet 'na'at' e cila eshte nje tjeter fjale qe tregon tipar apo vecori. Dallimi konsiston se na'at pershkruan vetem nje pjese specifike te trupit si 'i cale' ose 'i verber' e fjala 'sifa' (atribut) eshte me universale ne kuptimin e saj.

Per kete arsye Imam Buhariu perdor termin 'nu'ut' (shumesi i na'at) ne vend te 'sifat' (shumesi i sifa) kur i referohet pershkrimeve mbi hidherimin, te qeshuren, kemben, doren apo fytyren e Allahut, pavaresisht se Ai nuk eshte trup e as nuk ka nje te tille.

Ky do te ishte nje interpretim i pranueshem, perndryshe ne duhet te pranojme qe Ebu Hanife kundershton vetveten ku fillimisht limitizon numrin e atributeve te qenies ne shtate te tilla dhe me vone u shton atyre fytyren,unin apo doren e Allahut.

Nje pyetje tjeter e rendesishme eshte: "Pse Ebu Hanife nuk shton tek ato qe ai i konsideronte si atribute te Zotit dhe 'kercirin, anen, syte, kemben dhe shpirtin?'".

Kjo eshte e rendesishme pasi Allahu ve emrin e Tij apo peremrin pronor pas seciles prej ketyre gjerave ne Kur'an, madje dhe i Derguari s.a.v.s. ben te njejten gje ne Hadith. Por nese une pranoj se Allahu ka fytyre, un e dore thjesht sepse Ai ia shton ketyre gjerave emrin e Tij ose i shoqeron me peremer atehere duhet te pranoj gjithashtu se Ai ka sy, shpirt, kembe, kerci, deve, shtepi, apo cdo gje tjeter pas se ciles eshte vene emri i Tij apo peremri.

Nese Selefite pajtohen me kredon e Ebu Hanifes, ata duhet te pranojne vetem ato atribute qe Ebu Hanife i ka deklaruar si te tille. Kjo do te thote qe Selefite nuk duhet te thone me se Allahu ka kembe, kercinj apo sy.

Por ne e dime qe ata nuk do e bejne kete, sepse Selefite jane shume perzgjedhes mbi cfare duan e nuk duan te pranojne nga Selefet, duke pretenduar gjithnje se akideja e tyre eshte ajo e Selefit.

Nese ata i perdorin fjalet e Ebu hanifes mbi fytyren, doren e unin si prove se ata ndjekin menhexhin dhe arsyetimin e Selefit, atehere le te thone ate qe Selefet kane thene pa u shtuar asgje fjaleve te tyre.

Pra,ne qofte se pajtohemi se keto fjale jane te Ebu Hanifes atehere ose duhet te pranojme interpretimin e pare ose te dytin ose te pranojme qe ai ka qene kontradiktor ne qendrimet e tij.

Po te jete keshtu atehere duhet te pranojme se Ebu Hanife mund te mos kete qene kompetent ne kete ceshtje.

Persa i perket referimit ne versetet e debatueshme dhe haditheve si 'Versetet e Atributeve' (Ajatu-s-Sifat) apo 'Njoftimet e Atributeve' (Akhbaru-s-Sifat), kjo eshte terminologji specifike, qe dijetaret kane perdorur pa nenkuptuar ne fakt se te tilla atribuime te permendura ne tekste ishin atribute te Allahut. Fjalet e lertpermendura te Imam Ibn El-Xhevziut sqarojne gabimin e ketij lloj emertimi. Kjo, shpresojme qe te zgjidhe cdo konfuzion mbi kete ceshtje.



Autor: Abdullah bin Hamid Ali.


Përktheu nga anglishtja: H. Ilir Curri, Tirane mars 2009.



_________________________

[*] - Me fjale te tjera, te thuash nje gje te tille je njesoj me mohuesit e kaderit. P.Sh.: Mu'tezilet thone se sa here qe Allahu i pershkruan doren Vetvetes, nenkupton 'fuqine'.

[1] - Ne botimin e Dar-l-Kutub-l-'Ilmijeh te vitit 1998/1418 te Kitab-l-Ibanah, ne faqen 40 thuhet:
"Harun ibn Is'hak el-Hamdani duke permendur rreth Ebu Na'imit prej Sulaiman ibn 'Isa El-Karij nga Sufjan Eth-Theuri: "I thashe Hammad ibn Ebu Suleimanit: "Deshmo tek Ebu Hanife idhujtari se une jam i paster nga ai"." Sulejmani thote: "Sufjani vazhdoi: "Sepse ai ka thene se: 'Kur'ani eshte i krijuar'".
Sufjan bin Vaki thote: "E kam degjuar Umer bin Hamadin, nipin e Ebu Hanifes se babai i tij i kishte treguar se: "Ibn Ebu Lejla i kishte kerkuar Ebu Hanifes te terhiqej nga qendrimi i tij se Kur'ani eshte i krijuar, dhe Hamadi (djali i Ebu Hanifes) thote se Ebu Hanife u pendua per ate thenie dhe e shpalli terheqjen nga ky qendrim publikisht". Babai im vazhdon Umeri e ka pyetur te atin (Ebu Hanifen): "Si hoqe dore nga qendrimi yt?" E Ebu Hanife i pergjigjet: "Pasha Allahun, pata frike se mos ndeshkohem, andaj perdora nje shprehje corientuese me marifet per t'i bere rreng atij (hile)"". Harun bin Is'hak thote: "Kam degjuar nga Ismail bin Ebu Hakem qe permend Umer bin Ubejd Tenefusi se Hamadi (bir i Ebu Sufjanit) kishte derguar nje njeri tek Ebu hanife per t'i thene: 'Realisht, une jam i dlire nga ajo qe ti thua dersa te pendohesh', Ibn Ebu Inabeh ishte me te (Hamadin) dhe i thote: 'Fqinji juaj me ka treguar se Ebu Hanife i kishte kerkuar te hiqte dore nga mendimi i tij, pasi atij vete i ishte kerkuar ta bente nje gje te tille'".
Thuhet se Ebu Jusufi tregon: "Kam debatuar me Ebu Hanifen pergjate dy muajve derisa e terhoqi qendrimin e tij mbi krijimin e Kur'anit".
Esh'ariu, Ebu Hasani (ia atribon atij) Kitabu-l-Ibaneh en Usulu-d-Dijaneh: 1998/1418 Dar-l-Kutub el-Ilmije, shenime anesore nga Abdullah Mahmud Muhamed Umeri.
Ne te njejeten faqe, komenttori Abdullah Mahmud Muhamed Umeri shkruan: "Tahaviu potencon ne librin e tij, El-Akide-t-Tahavije, cfare bie ndesh me tregimet se Ebu Hanif thoshte se Kur'ani eshte i krijuar. Gjithsesi Tahaviu eshte me i besueshem ne transmetim dhe me i informuar mbi kredon e shokeve te tij (Ebu Hanifes dhe dy shokeve te tij) sesa Esh'ariu".
Imam Tahaviu, Hanefite thone: "Ku'rani eshte Fjala e Allahut, eshte e folura e Allahut, pa qene e mundur te thueht se si eshte realizuar kjo. Ia ka reveluar te Derguarit te Tij. Besimtaret e pranojne vertetesine absolute te ketij libri qiellor. Besimtaret jane te sigurt se Kur'ani eshte Fjala e Allahut. Nuk eshte i krijuar sic jane te krijuara fjalet e qenieve njerezore".
Ketu, komentatori, pavaresisht se ne dukje pranon se libri i atribohet Imam Esh'ariut thote se ky pretendim nuk mund te merret ne konsiderate pasi bie ndesh me theniet e atyre qe e njihnin me mire besimin e Ebu Hanifes dhe qe e kane bartur kete besim per Umetin.
Duke i shtuar kesaj dhe faktin tjeter se Esh'ariu, ne Mekalat-l-Islamijine nuk ve Ebu Hanifen ne listen e atyre qe besonin se Kur'ani eshte je liber i krijuar, pavaresisht tregimeve nga El-Ibaniu i cili te jep pershtypjen se Ebu Hanife nuk ka hequr dore asnjehere nga qendrimi i tij i meparshem se Kur'ani shte i krijuar.

[2] - Keto shtate atribute jane renditur nga Esh'arinjte si 'Atribute Abstrakte' (Sifatu-l-maani).

[3] - Ne vend te shtate atributeve te lartpermendura, Esh'arinjte rendisin vetem gjashte:
1. Ekzistenca,
2. Perjetesia pa fillim,
3. Pafundesine pa mbarim,
4. Pavaresia absolute,
5. Pangjashmeria,
6. Njeshmeria.
Ekzistenca,hyn tek atributet e qenies (sifat-n-nefsije) sepse pa nje veti te tille nuk do te pershkruhej dot nga dikush tjeter. Ndersa pese atributet e tjera njihen si 'Atribute Mohuese' (Sifatu-s-selbije) sepse duke i radhitur keto cilesi njeriu mohon cdo kundershti ndaj qenies se Allahut.

[4] - Esh'arinjte perfshijne dhe shtate atribute te tjera te quajtura Atribute kuptimore (sifatu-l-manevije) te cilat jane si vijon:
1. Allahu eshte i Plotfuqishem,
2. Allahu eshte i Gjithevullnetshem,
3. Allahu eshte i Gjithedijshem,
4. Allahu jeton,
5. Allahu eshte Gjitheshikues,
6. Allahu eshte Gjitheshikues,
7. Allahu flet me te foluren e Tij hyjnore.
Quhen 'Atribute Kuptimore' (sifatu-l-manevije) sepse secili prej ketyre epiteteve nenkupton psh. fuqine, vullnetin, dijen, jeten, shikimin, degjimin, te foluren.
Ebu Hanife sjell vetem shtate atribute por asesi nuk mund te thuhet se ai mohon se ka dhe trembedhjete tipare te tjera te Zotit sikurse thone Esh'arinjte. Pasi 'atributi thelbesor i 'ekzistences' dhe pese atributet e tjera mohuese jane karakteristika te shtate cilesive te permendura edhe pse vetem nenkuptohen.

[5] - Arsyeja pse Ebu Hanife nuk permend pese 'Atributet Mohuese' (p.sh.: perjetesine pa fillim, pafundesine pa mbarim, pavaresine absolute, pangjashmerine me krijesat dhe njeshmerine) sepse 'Atributi Thelbesor' (Ekzistenca) dhe shtate atributet e tjera kuptimore te lartpermendura ne fakt jane tipare te cilesive kryesore te Allahut (veti te cilesive apo atributeve kryesore)te cilat jane shtate 'Atribute te Qenies' ose sic i quajne Esh'arinjte 'Atribute Abstrakte'.

[6] - Vullneti per te krijuar eshte ai qe Maturidinjte i referohen si 'takhlik'.

[7] - Vullneti per te vepruar eshte perkthim i fjales arabe 'fi'l' qe me se sumti perkthehet si veprim. Prandaj,ne perkthimin tim e gjeni ne kete kuptim perderisa i pershatatet me mire besimit te Maturidinjve te cilet mese shumti kredon e tyre e mbeshtesin ne doktrinen e Imam Ebu Hanifes. Ta perkthesh kete fjale (fi'l) ne 'veprim' ose 'veproj' nenkuptohet qe krijimi-nje nga veprimet e Allahut- eshte i perjetshem pa fillim perderisa autori shprehet se (fi'l) 'veprimi' eshte i pakrijuar.

[8] - Me fjale te tjera te pranosh nje gje te tille do te thote te radhitesh me mohuesit e kada e kaderit si Mu'tezilet te cilet sa here i pershkruajne Allahut dore nenkuptojne 'fuqine'.

[9] - Imam Sheukani, ne librin e tij Irashad-l-Fuhul kur diskuton mbi raportet dalluese qe lidhin te shprehurit e drejtperdrejte me ate figurativ thote se nje nga keto raporte eshte "ti jepet dickaje emri i nje prej formave apo manifestimeve te saj, sic eshte te nenkuptosh me fjalen 'dore' fuqine ..." (Irshad-l-Fuhul 1/119). E thene ndryshe, dora eshte trajte ose manifestim i fuqise. Ne kete kontekst, kur dikush thote 'dora' eshte nje nga atributet e Allahut, ai me kete nenkupton fuqine e Tij edhe pse shprehja eshte ndryshe. Allahu e di me se miri.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...