Pikat në të cilat janë të njëjta Akideja Vehabite dhe ajo Jehude



Jahudit i përshkruajnë All-llahut xh.sh. ulje, qëndrim, masë, sasi, peshë dhe All-llahu xh.sh. na ruajt nga kjo akide e humbur, në Tevratin e ndryshuar i cili është bazë për besimin jehudi thuhet: "atëherë dëgjoi fjalët e zotit, e kam pa zotin ulur në kursi (karrige) dhe të gjithë ushtria e qiellit duke qëndruar te ai në anën e majtë dhe të djathtë", [11] po ashtu thuhet: "Zoti është ulur në kursi". [12]


Vehabistët i përshkruajnë All-llahut xh.sh. ulje dhe kjo është kufër

Ibni Tejmije thotë: "Vërtetë All-llahu xh.sh. do ta ulë pejgamberin a.s. në arshin (fronin) e tij së bashku me të", [13] Ibni Tejmije thotë: "ato lajme që na kanë arritur nga pejgamberi a.s. për uljen e All-llahut xh.sh. siç është hadithi i Xhafer bin Ebi Talib dhe hadithi i Omerit r.a. është në rregull se kjo cilësi nuk është si cilësitë e robërve që janë trupa", ndërsa në të njëjtin vend thotë: "Nëse Allahu ulet në karrige (kursi) dëgjohet një lloj oshtimë e ngjashme me atë nga samari i ri i devesë", [14] në këtë libër duket qartë nga fjalët e Ibni Tejmijes humbja e qartë e kësaj Akideje.

Duhet ditur se shprehja ulje nuk është përmendur për All-llahun xh.sh. askund as në Kuran e as në hadith por kjo është një shpikje e Ibni Tejmije mosbesuesit dhe pasuesve të verbër të tij Vehabizmit dhe atyre që pajtohen me ta.

Imam Shafiu r.a. thotë: "Kush beson se All-llahu xh.sh. është i ulur mbi arsh ai është qafir (jo besimtar, nuk është musliman)". [15]

Ibni Tejmije i cili beson se All-llahu xh.sh. është trup thotë: "Kur të vjen - Ibni Hamid (edhe ky është një nga ata që beson se All-llahu xh.sh është trup) - dhe ulet në kursi, toka do të ndriçohet me dritë nga ai". [16]

Muhamed Hamid El-Fekij thotë: "Kur Allahu ulet në karrigen (kursin) e Tij, në të mbeten të lira vetëm katër pëllëmbë", [17] kjo ide kufri i mëveshët pejgamberit a.s. padrejtësisht në këtë libër në të cilin bazohen vehabit, lusim All-llahun xh.sh. të na mbroj nga kjo humbje.

Në të njëjtin libër Ed-Darimij (Idetë e Ibni Tejmijes burojnë plotësisht nga idetë dhe librat e këtij personi), (ky nuk është Abd Allah ibn Abd el-Rahman ed-Darimi, muhadithi i njohur dhe autori i Sunenit, i cili vdiq më 255 h.) ky shpif ndaj pejgamberit a.s. se ai ka thënë: "Kur të vi te dera e xhenetit hapet ajo derë dhe e shoh All-llahun xh.sh. ulur në kursi e nganjëherë ulet në arsh (fron)", [18] po ky njeri shpifës thotë: "se pejgamberi a.s. ka thënë: Zoti ka zbritur nga arshi në kursi", pastaj thotë: "ka thënë një grua: një dite ulet El-Melik (All-llahu) në kursi", [19] "nëse Ai këtë do ta dëshironte, Ai do të mund të vendosej në shpinën e mushkonjës dhe ai Atë do ta barte për shkak të fuqisë së Tij dhe begative të pasurisë së Tij, e mos ta përmendim fronin madhështor (Arshin)". [20]

Ibni El-Kajim El-Xhevzij thotë: "ka thënë Muxhahid: vërtetë All-llahu xh.sh. e ulë pejgamberin a.s. në arsh së bashku me të", [21] (kjo është shpifje ndaj Muxhahidit).

Ibni El-Kajim El-Xhevzij thotë: "Allahu xh.sh. është në arsh dhe në kursi", po ashtu thotë: "vërtetë All-llahu xh.sh. zbret në qiellin e dynjasë dhe ai ka në çdo qiell nga një kursi, kur zbret në qiellin e dynjasë ndihmësit e tij i ndihmojnë të shtrihet, kur të bëhet mëngjes ngrihet dhe ulet në kursi", [22] pastaj thotë: "All-llahu xh.sh. shikon në orën e dyte (dy orë pas uljes në kursi) në xheneti Adnin sepse ai banon aty", [23] pastaj thotë: "All-llahu xh.sh. zbret nga arshi në kursi nën një hije". [24]

Po në të njëjtin libër thotë: "ditën e xhuma All-llahu xh.sh. zbret në kursi në pjesën më të lartë të kësaj lugine", mu në këtë libër i veshë pejgamberit a.s. gënjeshtër në të cilën thotë: "ka thënë pejgamberi a.s. me ka ardhur mua All-llahu xh.sh. e ai ishte në kursi ose në shtratin e tij", po ky njeri thotë: "një grua thotë: një ditë ulet All-llahu xh.sh. në kursi dhe gjykon në mes dy personave që i kanë bërë padrejtësi njeri tjetrit". [25]

Ibni El-Kajim El-Xhevzij nxënësi i Ibni Tejmijes thotë: "mos e mohoni se ai është ulur, mos e mohoni se ai ulet", këto fjalë ia ka veshë Darkutnit, nipi i Muhamed bin Abdul Vehabit thotë: "Ka thënë Edh-Dhehebij nga Vakia'a nga Israili: Atëherë kur ulet All-llahu xh.sh. në kursi ..." . [26]

Të gjitha këto që u thanë kanë të bëjnë vetëm me ngjashmërinë e Akides vehabiste dhe asaj Jehude në lidhje me përshkrimin e tyre se All-llahu xh.sh. ulet, është ulur, se ai shtrihet, se ai ka shtrat dhe shtrihet në të se ai flenë dhe zgjohet në mëngjes se te ai ka llogari të kohës me orë se ai është i kufizuar dhe se sipas Akides vehabiste ata ia dinë masën e caktuar dhe se ai është i rëndë në peshë.

Allahu xh.sh. thotë: "... Atë nuk e kaplon as dremitja kota), as gjumi ...", (El-Bekare 255).



Përgatiti dhe përshtati: Halef bin Selef



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".

[11] - Tewrat Sefer El-Muluk El-Is-hah 22 nr.19-20.
[12] - Sefer Mezamiir El-Is-hah 47 nr.8.
[13] - Mexhmua El-Fetawa Ibni Tejmije vëll.4 fq.374.
[14] - Mexhmua Fetawa Ibni Tejmije vëll.5 fq.527.
[15] - Transmeton Ibn El-Mualim El-Kureshij në librin e tij Nexhm El-Muhtedi ve Rexhm El-Muatedi fq.551.
[16] - El-Esma ve Es-Sifat mexhmua El-Fetawa vëll.1 fq.81.
[17] - Darimij - Ali Besher El-Mursi fq.74.
[18] - Po aty fq.71.
[19] - Po aty fq.73.
[20] - Darimij - Ali Besher El-Mursij fq.85.
[21] - Sherh El-Kasidetu En-Nunijetu Ibn El-Kajim El-Xhevzi fq.256.
[22] - Tabakat El-Hanabiletu vëll.1 fq.32 vit. i bot. 1997 Ebi Jala.
[23] - Po aty fq.236.
[24] - Po aty fq.250-251.
[25] - Po aty fq.257-267-127.
[26] - Fet-h El-Mexhid Sherh Kitab Et-Tewhid fq.356 bot. Dar En-Nedve El-Xhedidetu Bejrut - Abdurrahman bin Hasan bin Muhamed bin Abdulwehab.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...