Vehabizmi dhe Jehudizmi e Cilësojnë All-llahun xh.sh. se ka të ngjashëm si ai dhe i japin formë atij



Duket qartë se Vehabizmi nuk është i ngjashëm me jahudizmin vetëm në çështjen e cilësimit të All-llahut xh.sh. se ulet por kanë ngjashmëri edhe në çështje tjera, gënjejnë kur e bëjnë atë të ngjashëm me krijesat duke e trupëzuar dhe duke e cilësuar në formë të caktuar dhe gjëra të ngjashme me këto, kjo është argument i qartë se kjo lëvizje në akiden e vet buron nga Akideja Jehude.

Në tevrat thuhet kështu: "Ka thënë All-llahu e krijojmë njeriun në formën dhe dukjen tonë të ngjashëm me ne ... ka krijuar All-llahu njeriun në formën dhe dukjen e All-llahut ka krijuar meshkuj dhe femra". [27]

Po ashtu në tevrat thuhet: "Nëse ju nuk e shihni Allahun kur ai ju flet nga kodra Hurib në mes të zjarrit atëherë ndërtoni një idhull në formën e njeriut mashkull apo femër", [28] dmth ky idhull në formë të njeriut është si All-llahu xh.sh..

Mu kështu si jahudit të cilët e kanë cilësuar All-llahun xh.sh. në formën e njeriut apo të ndonjë krijese, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Ibni Tejmije dhe lëvizja vehabiste të njëjtin mosbesim.

Ibni Huzejmetu thotë: "All-llahu xh.sh. na paraqitet neve në një formë tjetër nga forma e tij në të cilën e kemi parë herën e parë, pastaj kthehet në formën e parë në të cilën e kemi parë herën e parë dhe na thotë unë jam Zoti juaj". [29]

Ibni Kutejbetu thotë: "kam parë në tevrat: vërtetë pasi All-llahu xh.sh. e ka krijuar qiellin dhe tokën, ka thënë: po krijojmë njeriun në formën tonë". [30] Pastaj thotë: "në hadithin e Ibni Abasit r.a.: vërtetë Musai a.s. kur e ka godit gurin për Beni Israilët dhe ka shpërthyer uji ju ka thënë atyre: Pini o ju gomar dhe All-llahu xh.sh. i ka zbrit atij shpalljen dhe i ka thënë: i ke nënçmuar krijesat e mija që i kam krijuar në formën time dhe ata i ngjasove me gomarin", [31] "ka thënë pejgamberi a.s. vërtetë forma e njeriut është e njëjtë me atë të All-llahut xh.sh., vërtetë All-llahu xh.sh. ka krijuar njeriun në formën e fytyrës së tij", [32] kjo është shpifje ndaj Pejgamberit a.s..

Kjo e bën të qartë se vehabit besojnë në këtë kufër të hapur dhe të qartë edhe nëse këtë e fshehin nga njerëzit e thjeshtë, ka disa nga vehabit të cilët e kanë zhvesh teshën e turpit dhe kanë treguar haptazi për këtë, kanë treguar haptazi kufrin e tyre dhe dëmin që e kanë ata, është botuar një libër të cilin e kanë emëruar "Li Ledhi Jeselu Ejne All-llah" (Për atë i cili pyet ku është All-llahu), në këtë libër është një titull i cili thotë: "Cila është forma e All-llahut xh.sh.", faqe 100 thuhet: "Për All-llahun nuk dimë ndonjë formë sepse një gjë e tillë është jashtë mundësive tona dhe jashtë kërkimeve shkencore". [33]

Shikoni se çfarë ngjashmërie të kufrit të qartë kanë bërë dhe besojnë në të vehabistët.



Përgatiti dhe përshtati: Halef bin Selef



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".

[27] - Tevrat Sefer Et-Tekwin El-Is-hah 1 nr.26-28.
[28] - Tevrat Sefer Et-Tethnijetu El-Is-hah 4 nr.15-16.
[29] - Et-Tewhid Li Ibni Huzejmetu fq.156 bot. Dar Ed-Davetu Es-Selefijetu me koment te Muhamed Halil Heras.
[30] - "Akidetu Ehl El-Iman fi Halk Adem Ala Sureti Err-Rrahman" autor: Hamud bin Abdullah Et-Tevixhirij bot. Dar El-Liwa Riad fq.16.
[31] - "Akidetu Ehl El-Iman fi Halk Adem Ala Sureti Err-Rrahman", autor: Hamud bin Abdullah Et-Tevixhirij bot. Dar El-Liwa Riad fq.17.
[32] - "Akidetu Ehl El-Iman fi Halk Adem Ala Sureti Err-Rrahman" ,autor: Hamud bin Abdullah Et-Tevixhirij bot. Dar El-Liwa Riad fq.27 dhe 40.
[33] - Li Ledhi Jesel Ejne All-llah fq.100 bot. Dar El-Beshair Bejrut.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...