Vehabistët i caktojnë vend dhe drejtim Allahut



Deri sa i akuzojnë shumicën e muslimanëve se jan politeist, vehabistët vet e kanë dalluar veten e tyre nga muslimanët tjerë përkitazi me përceptimet e tyre rreth çështjes së besimit (Akides). Pasi që Vehabistët kanë një qasje përgjithësisht tekstuale kur janë në pyetje atributet e Allahut, ata qetësisht besojnë se Allahu ka cilësi të krijuara, apo atribute që janë tipike për njeriun, dhe pastaj mundohen që ta fshehin antropmorfizmin e tyre duke shtuar se ata nuk e dijnë se "si" Allahu i ka ato atribute".

P.sh.: Bilall Filips, një autor vehabist, thotë: "Ai (Allahu), nuk ka as trup fizik, as nuk ka një shpirtë pa formë, Ai, ka një formë që i përshtatet madhërisë së Tij, të atillë që asnjë njeri nuk e ka parë ose përfshirë, dhe që do të shihet vetëm nga banorët e Xhennetit".

Siç po shihet çdo pjesë e deklarimit të tij flet për mendjen e tij prej një antropmorfisti. Bilall Filipsi thotë se "Allahu ka një formë që i përshatet madhërisë së Tij ...", Ajo që ky konfirmon, është se Allahu definitivisht paska formë. Ai bile e specifikon edhe çfarë forme, duke thëne: "Ai (Allahu), nuk ka as trup fizik ..." që do të thotë se Allahu ka formë që nuk është si e krijesave, dhe pastaj thotë: "as nuk ka një shpirtë pa formë ...", dhe pastaj shtonë: "Allahu ka një formë që i përshatet madhërisë së Tij". Problemi me muslimanët e këtill është se ata shprehin qartë antropomorfizëm. Ajo çka bën Bilall Filips këtu është që si i humbur po i atribuon Allahut form, që sipas mendjes së tijë askush se paska parë. Pra, Bilall Filipsi besuaka që Allahu ka një formë të caktuar, apo një trup jo-fizik. Është absolutisht e sigurtë se asnjë musliman sunni, deri më tani nuk ka deklaruar një gjë të tillë.

Imam Ahmed ibn Hanbeli, një nga muxhtehidët më të mëdhenjë të Ehli Sunnetit, ka hedhur poshtë një antropomorfizëm të këtillë një mijë vjetë para se të lind Bilall Filipsi. Dijetari i madh Esharit, Imam El-Bejheki, në librin e tij "Manakib Ahmed", me një zinxhirë të shëndoshë transmeton se Imam Ahmedi ka thënë: "Një person bën kufër nëse thotë se Allahu është një trup, bile edhe në qoftë se thotë se është një trup, por jo si trupat tjetrë".

Imam Ahmedi vazhdon: "Shprehjet janë marrë nga gjuha dhe Islami, dhe gjuhëtarët ia shtojnë, fjalën "trup" një gjëje që ka gjatësi, gjërësi, formë, strukturë dhe komponente. Shprehja nuk është dhënë në Sheriat dhe si e tillë nuk mundet që të përdoret".

Imam Ahmedi është një dijetar i devotshëm nga koha e selefit, bile edhe i lavdëruar nga Pejgamberi a.s. Si ka mundësi që Bilall Filipsi të pretendojë se i përfaqëson pasardhësit e devotshëm nga Selefi. Ai, jo vetëm që është në kundërshtim me ta, por edhe fuqishëm i refuzuar nga ata. Paraardhësit tanë të ndershëm i kanë hedhur poshtë injorantët si Bilall Filipsi në kohërat e tyre, shumë kohë më parë.

Antropomofrizëm i hapur poashtu është ilustruar edhe ne Komenatrin e ibn Bazit mbi punën e Imamit të madh Ebu Xhafer et-Tahavi i quajtur: Akide et-Tahavije (Akideja e Tahavit), një punim ky që në fakt është lavdëruar gjërësisht nga dijetarët e Ehli-sunnetit. Tani më i ndjeri, ibn Bazi ishte dhe Muftiu i madh i Arabisë Saudite.

Në artikullin 38, të Imam Tahavit qëndron: "Ai është larg asaj që t'i ketë përcaktuar kufi Vetes, apo duke u kufizuar, ose të ketë pjesë apo gjymtyrë. As që Ai është i përkufizuar me gjashtë drejtimet, si që janë të kufizuara të gjitha krijesat, apo trupat".

Ibn Bazi, në një fusnotë komenton: "Allahu është jashtë kufijve që ne i dijmë, por ka kufij të cilat i din Ai".

Në nje fusnotë tjetër ai thotë: "Me kufij (huduud), autori (i referohet Imam Tahavit) mendon për të tillë që dihen nga njerëzit, pasi që askush pos Allahut nuk i din kufijt e Tij".

Ibn bazi, në mënyrë dinake mundohet që Imam Tahavit, t'i mvesh cilësi antropomorfiste duke ia u shtuar idetë e tija antropomorfiste fjalëve të Imamit. Dhe këtu duhet thekësuar patjetër se asnjë dijetarë i ehli sunnetit, nuk i ka kuptuar fjalët e Imam Tahavit ashtu siç i kuptonte ibn Bazi.

Ibn Bazi shpreh antropomorfizëm edhe në një koment nga Dijetari i madh Sunnit ibn Haxher El-Askalani, ibn Bazi thotë: "Sa për Ehli Sunnetin - e ata janë Sahabët dhe ata që i pasuan ato në dije - Ata japin drejtim për Allahun - duke besuar se i Lartësuari është mbi Arsh, pa mos dhënë shembull dhe pa hyrë në modalitete".

Një dijetarë tjetër Vehabist, Muhammed Salih El-Uthejmin, po ashtu haptas shpreh antropomorfizëm duke thënë: "Qëndrimi i Allahut mbi Arsh, do me thënë se Ai tekstualisht është ulur mbi fronin e Tij". Sulejman ibn Abdullah ibn Muhammed ibn Abdul Vehab, nipi i themeluesit të Vehabizmit thotë: "Kush do që thotë: "Allahu është në çdo vend, ose në një vend (tekstualisht - bi dhatihi) është pabesimtarë (kafir)". Është obligim të deklarohet se Allahu është i ndarë nga krijesat e Tij, qëndron mbi Arsh pa modalitet ose ngjajshmëri apo shembull. Allahu ishte dhe nuk kishte vend, pastaj Ai krijoi hapsirën (vendin) Ai ishte para se te krijonte hapësirën (vendin)".

Vetëm Bilall Filipsi i përshkruan formë Allahut në mendjen e tij, dhe ibn Bazi konfirmon prezencën e kufijve për Allahun, El-Uthejmin konfirmon se Allahu tekstualisht (bi dhatihi) është ulur mbi Arsh. Të gjithë këta me lojalitet i kanë ndjekur mësimet e ibn Tejmijes dhe Muhammed ibn Abdul Vehabit, bërthamave të herezisë dhe shkaktarve të fitnes dhe përçarjes në mesin muslimanëve.

Antropomorfistët Vehabistë thonë: "Allahu është në drejtime, Allahu ka kufij, Allahu tekstualishtë qëndron mbi Arsh dhe është ulur "personalisht" mbi fron (bi dhatihi)". Për një musliman, fakt është se Froni mund të jetë vetëm në një drejtim të caktuar dhe në një vend të caktuar. Me kuptimin që Allahu qëndron mbi Arsh tekstualisht ashtu siç mendojnë Vehabistët, ata i përshkruajn Allahut atribute të krijuara, si rezultat implikojnë që një pjesë e krijimit të ishte i përjetshëm me Allahun. Ndërkaq kjo është në kundërshtim me Kur'anin dhe Hadithin që në vazhdim e paraqesim e që e transmeton Buhariu dhe atë: "Allahu ekziston pergjithmonë, dhe nuk kishte asgjë para Tij".

Ehli Sunneti përjashton çdo gjykim sipas të cilit Allahu ka dimensione dhe vend. Për një musliman sunni, Allahu ka ekzistuar për gjithmonë pa nevojën për të pasur vend, dhe Ai nuk mori vend (apo hapsirë) për Vete pasi e krijoi atë.

Dijetarët e Ehli Sunnetit gjithmonë kanë thënë atë që është kuptuar nga Pejgamberi a.s. dhe Sahabët e tij r.a..


Vel-Hamdulilahi Rabil-alemin.



Autor: Zubair Qamar,
nga anglishtja: Mustafa Musliu.



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Rrënjët dhe roli i Vehabizmit".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...