Mirza Gulam Ahmedi: Mesihu i rremë



Kapitulli IX

"Ebu Hurejre ka transmetuar se: I Dashuri i All-llahut tha: Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, së shpejti do të zbresë (Isai,) djali i Merjemes në mesin tuaj dhe do t'i gjykojë njerëzit me drejtësi (si Sundues i drejtë), ai do ta thyejë kryqin, do t'i mbysë derrat dhe nuk do të ketë më xhizje. Para (pasuri) do të ketë me bollëk, kështu që askush nuk do ta pranojë atë (si sadaka, etj.) dhe një sexhde për All-llahun (gjatë namazit) do të jetë më e mirë se e tërë bota dhe çka në të". Ebu Hurejre shtoi: "Nëse dëshironi, mund ta recitoni (këtë ajet të Librit të Shenjtë): 'Dhe nuk ka asnjë nga Ithtarët (Popujt) e Librit (çifutë e të krishterë), vetëm se i duhet patjetër që t'i besojë atij (d.m.th., Isait) përpara vdekjes së tij. Dhe në Ditën e Gjykimit ai do të dëshmojë kundër tyre', (Kur'an, En-Nisa: 159)", (Sahihul-Buhari).

Mirza Gulam Ahmedi ishte një musliman nga Penxhabi, i cili jetoi në qytetin Kadian të Indisë, në fillim të shekullit të njëzetë. Ai vdiq pak para se të fillonte Lufta e Parë Botërore. Ai nuk jetoi që ta shihte transferimin e pushtetit nga njëri shtet sundues i botës (Britania) tek tjetri (SHBA-ja), që gjë ngjau gjatë Luftës së Parë Botërore. Dhe as nuk jetoi që ta shihte rikthimin e çifutëve në Tokën e Shenjtë dhe rivendosjen e shtetit të Izraelit më 1948. Ai, po ashtu, nuk ka jetuar që ta shihte atë që ne po përgatitemi për ta dëshmuar (d.m.th., transferimin e pushtetit nga SHBA-ja tek shteti tjetër sundues - shteti çifut i Izraelit). Ky libër parashikon se një gjë e tillë do të ngjajë brenda pesë gjer në dhjetë vitet e ardhshme ose ndoshta më shpejt.

Mirza e befasoi botën kur bëri një numër pretendimesh në lidhje me profecinë e të rikthyerit të Mesihut. Ai e themeloi Lëvizjen Ahmedie (ose Kadijanie - shën. i përkth.) në Indi dhe ajo me një orvatje të jashtëzakonshme filloi menjëherë që të predikonte në botën perëndimore dhe ta konvertonte popullin europian në ahmedi. Por kjo lëvizje gjithashtu bëri përpjekje që t'u kushtonte vëmendje të veçantë muslimanëve afro-amerikanë të kombit islam që udhëhiqej nga Elijah Muhammad. Si pasojë, Mirza korri sukses duke ndikuar te shumë myslimanë afroamerikanë, të cilët sot udhëhiqen nga Imam Warithuddin Muhammad ose nga Louis Farrakhan, për sa i përket çështjes së rikthimit të Mesihut. Për këtë arsye, neve na u desh që t'i kushtonim një kapitull të këtij libri pretendimeve të Mirza-s.

Në bazë të asaj se si po rrjedh procesi historik në periudhën e fundit të historisë, do të duhej t'u bëhej gjithnjë e më e qartë pasuesve të tij, si dhe atyre që janë të ndikuar nga mësimet e tij, se pretendimet e poshtëpërmendura të Mirza Gulam Ahmedit (nga India) qenë tërësisht të pavërteta:

- se ai është Imam Mehdiu që do të jetë udhëheqësi i muslimanëve në kohën kur të rikthehet Mesihu,

- se profecia në lidhje me rikthimin e Mesihut është përmbushur tek ai,

- se ai është pejgamber i caktuar nga ana hyjnore përbrenda pejgamberisë së Muhammedit (s.a.v.s.).

Ne shpresojmë se ahmeditë do t'i përgjigjen ftesës sonë, të cilën po e ofrojmë këtu, që ta përdorin Kur'anin dhe hadithet për të shpjeguar ngjarjet që kanë ndodhur pas vdekjes së Mirza-s (të përmendura më lart), e në veçanti 'rikthimin' e çifutëve në Tokën e Shenjtë dhe rivendosjen e shtetit të Izraelit. Nëse veprojnë kështu, ne jemi të sigurt që ata do të zbulojnë një kuptim të ri të çështjes së Dexhxhallit - Mesihut të rremë, Gogut dhe Magogut, Imam Mehdiut, si dhe të rikthimit të Mesihut (Isait, birit të Merjemes) - një të kuptuar krejtësisht ndryshe nga ai që ata kanë pranuar nga Mirza Gulam Ahmedi.

Ky libër u shkrua që t'i ndihmojë ahmeditë përderisa ata ta kërkojnë atë shpjegim kur'anor të ngjarjes më të çuditshme që ka ndodhur ndonjëherë në historinë fetare të njerëzimit, d.m.th., të rikthyerit e çifutëve në Tokën e Shenjtë. Nuk është e mundur që një pjesëtar i lëvizjes ahmedie t'i kuptojë dhe pranojë argumentet dhe konkluzionet bazike të këtij libri, e në të njëjtën kohë të mos i refuzojë pretendimet e Mirza Gulam Ahmedit se ai gjoja ka qenë Mesihu që një ditë do të rikthehej, Imam Mehdiu, si dhe Pejgamberi i caktuar nga ana hyjnore. E All-llahu (xh.sh.) e udhëzon në dritën e Tij atë që Ai Vetë dëshiron që ta udhëzojë!

Çifutët nuk ishin të vetmit që u mashtruan nga Dexhxhalli. Shumë muslimanë fanatikë, demonstrimi i ndjekjes së sinqertë të besimit të të cilëve të ngjallte emocione dhe nderim, u mashtraan në mënyrë të ngjashme. Ata iu bashkuan me sinqeritet të plotë lëvizjes ahmedie dhe u bindën se e kishin përqafuar pasqyrimin e vetëm autentik të Islamit në botë. Por, në fakt kishin rënë në një kurth të vendosur për ta nga Dexhxhalli. Si u mashtruan ata?

Lëvizja ahmedie beson se profecia në lidhje me rikthimin e Mesihut u përmbush përmes vetë Mirza Gulam Ahmedit. Ekzistojnë shumë arsye se pse ky pretendim është fals. Së pari, hadithet që kanë të bëjnë me 'rikthimin e Mesihut' e qartësojnë shumë mirë se Mesihu që do të rikthehej do të ishte 'djali i Merjemes'. E Mirza Gulam Ahmedi është djalë i një gruaje nga Penxhabi (nga India - shën. i përkth.). Së dyti, nëse Mirza ishte vërtet përmbushja e profecisë për sa i takon rikthimit të Mesihut, atëherë atij i duhej që ta mbyste Dexhxhallin, Mesihun e rremë derisa ishte gjallë, meqë kjo është ajo që duhet ta bëjë Mesihu. Kjo është ajo që Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë në lidhje me këtë çështje. Ne po e citojmë të tërë hadithin në dobi të lexuesve:

"En-Nevves ibn Sem'an transmeton: I Dashuri i All-llahut (s.a.v.s.) epërmendi Dexhxhallin një ditë në mëngjes. Ai ndonjëherë atë e përshkruante si të parëndësishëm, e ndonjëherë e përshkruante (trazirën e tij) si shumë të rëndësishëm, sikur të ishte tek drunjtë e hurmave. Kur shkuam tek ai (tek Pejgamberi s.a.v.s.) në mbrëmje dhe ai i lexoi fytyrat tona (shenjat e frikës në to) tha: Çka ka ndodhur me ju? Ne thamë: O i Dashuri i All-llahut, ti sot në mëngjes e përmendje Dexhxhallin (ndonjëherë duke e përshkruar) si të parëndësishëm e ndonjëherë shumë të rëndësishëm, derisa ne filluam të mendonim se ai ishte prezent diku (ajer) tek drunjtë e hurmave. Si pasojë ai tha: Unë jrikësohem për ju nga shumë gjëra të tjera më tepër sesa nga Dexhxhalli. Nëse ai paraqitet derisa jam në mesin tuaj, unë do të luftoj me të në vend tuajin, por nëse paraqitet derisa unë nuk jam në mesin tuaj, njeriu duhet patjetër të luftojë për veten e tij dhe All-llahu do të kujdeset për secilin musliman në vend timin (dhe do ta mbrojë nga e keqja e tij). Ai (Dexhxhalli) do të jetë një djalë i ri, me flokë të qethura shkurt e të përdredhura dhe me një sy të verbër. Unë e krahasoj atë me Abdul-Uzza ibn Katanin. Ai që do të jetojë nga mesi juaj e do ta shohë atë, duhet që t'i recitojë pranë tij ajetet e para të Sures El-Kehf. Ai do të shfaqet në rrugën në mes Sirisë dhe Irakut dhe do të mbjellë ligësi djathtas e majtas. O shërbëtor i All-llahut! Ji besnik (në rrugën e së Vërtetës)! Ne thamë: O i Dashuri i All-llahut (s.a.v.s.), sa kohë do të jetojë ai mbi Tokë? Ai tha: Dyzetë ditë, një ditë sa një vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një javë, ndërsa ditët e tjera do të jenë si ditët tuaja. Ne thamë: O i Dashuri i All-llahut (s.a.v.s.), a do ta mjaftojë namazi njëditor për namazet e ditës së barabartë me një vit? Ai tha: Jo, por ju duhet ta bëni patjetër një llogaritje të kohës (e pastaj ta kryeni namazin). Ne thamë: O i Dashuri i All-llahut (s.a.v.s.), me çfarë shpejtësie do të ecë ai mbi tokë? Ai tha: Sikur reja e lëvizur nga era. Ai do të vijë tek një popull dhe do ta ftojë atë (në fenë e gabuar), ata do ta konfirmojnë besimin tek ai dhe do t'i përgjigjen. Ai atëherë do ta urdhërojë qiellin e do të bjerë shi mbi Tokë dhe do të rritën të korrurat. Pastaj në mbrëmje, bagëtia do t'u vijë me xhunga shumë të larta në kurriz, me gjinjtë përplot qumësht dhe me ije të mbufatura (d.m.th., të ngopura mirë). Ai pastaj do të shkojë tek një popull tjetër dhe do ta ftojë atë. Por ata do ta refuzojnë, kështu që ai do të largohet, ata do të përjetojnë një thatësirë dhe asgjë nuk do t'ju mbetet nga pasja. Pastaj ai do të ecë përmes shkretëtirës dhe do t'i thotë: Nxirri thesaret e tua. Thesaret do të dalin jashtë dhe do të grumbullohen para tij si mizëri bletësh. (Kjo i referohet zbulimit të naftës, si dhe shumë thesareve të tjera të botës). Ai pastaj do ta thërrasë një djalosh shumë të ri, do ta godasë me shpatë, do ta ndajë në dy pjesë dhe këto pjesë do t'i vendosë në distancën që zakonisht ekziston në mes shigjetarit dhe nishanit të tij. Ai pastaj do ta thërrasë (djaloshin e ri) e ai do të ofrohet duke qeshur me fytyrën përplot shkëlqim (nga lumturia). Kjo do të ndodhë pikërisht në kohën që All-llahu do ta dërgojë Isain, djalin e Merjemes. Ai do të zbresë tek minarja e bardhë në pjesën lindore të Damaskut, i veshur me dy rrobe me ngjyrë të lehtë shafrani dhe krahët e vendosur mbi krahët (flatrat) e dy engjëjve. Kur të ulë kokën, do të pikojnë pika djerse nga koka e tij e kur ta ngrejë lart, pika porsi margaritari do të derdhen nga ajo. Çdo mosbesimtar që e ndjen aromën e trupit të tij do të vdesë dhe frymëmarrja e tij do të arrijë po aq larg sa do arrijë edhe shikimi i tij. Pastaj ai do ta kërkojë atë (Dexhxhallin) derisa ta kapë tek porta Ludd dhe aty do ta vrasë. Pastaj populli, të cilin e ka mbrojtur All-llahu do të vijë tek Isai, djali i Merjemes, i cili do t'ua fshijë fytyrat dhe do t'i informojë për gradat e tyre në Xhennet. Kjo do të vazhdojë kështu derisa All-llahu do t'ia shpallë Isait këto jjalë: Unë kam nxjerrë nga mesi i robërve të Mi një popull të tillë, kundër të cilit nuk mund të luftojë askush, ti merri këta njerëz nën siguri dhe dërgoi në Tur, dhe pastaj All-llahu do ta dërgojë Gogun dhe Magogun dhe ata do të zbresin nga çdo tatëpjetë. I pari i tyre do të kalojë pranë liqenit Tiber dhe do të pijë nga ai. Dhe kur të kalojë i fundit nga ata do të thotë: Dikur kishte ujë këtu. Isai dhe shoqëruesit e tij pastaj do të rrethohen atëbotë (në Tur dhe do të jenë aq shumë nën presion), saqë koka e demit do të jetë më e dashur për ta sesa 100 dinarë. I Dashuri i All-llahut Isa, si dhe shoqëruesit e tij do ta lusin All-llahun, i Cili do të dërgojë insekte mbi ta (Gogun dhe Magogun, që do t'i sulmojnë në qafat e tyre) dhe në mëngjes do të mbarojnë (vdesin e kalbën) sikur të jenë një person i vetëm. I Dashuri i All-llahut Isa dhe shoqëruesit e tij pastaj zbresin në Tokë dhe nuk do të gjejnë hapësirë mbi të pothuaj as sa një hap e që nuk është e mbushur me kalbësira dhe kundërmim të keq. Atëherë Isai dhe shoqëruesit e tij do ta lusin All-llahun, i Cili do të dërgojë zogj, qafat e të cilëve do të jenë sikur qafat e deveve baktriane, që do t'i bartin ata me vete dhe do t'i hedhin atje ku të dëshirojë All-llahu. Pastaj All-llahu do të dërgojë shi, i cili do të përfshijë çdo shtëpi me tulla balte ose çdo tendë prej leshit të devesë dhe do ta lajë Tokën derisa ajo t'i ngjajë pasqyrës. Atëherë do t'i thuhet Tokës që t'i nxjerrë frutat e saj dhe që ta rikthejë mirësinë e saj dhe, si rezultat i kësaj, do të rritet një shegë (aq e madhe), saqë një grup njerëzish do të munden të hanë nga ajo, si dhe të strehohen nën lëkurën e saj. Një lopë qumështore do të japë aq shumë qumësht, saqë do të mund të pijë një grup i tërë. Deveja qumështore do të japë aq qumësht (një sasi shumë të madhe), saqë do të mund të pijë një fis i tërë, si dhe delja qumështore do të japë aq shumë qumësht, saqë do të mund të pijë një familje e tërë. Në atë kohë All-llahu do të dërgojë një erë të këndshme, e cila do t'i qetësojë (njerëzit) dhe do t'u futet bile edhe nën sqetulla. Ai do t'ia marrë shpirtin secilit musliman dhe do të mbesin gjallë vetëm të këqijtë, të cilët do të kryejnë marrëdhënie seksuale sikurse gomarët dhe mbi ta do të vijë Ora e Fundit (Kiameti)", (Sahihul-Muslim).

Hadithi është i qartë. Isai, Mesihu i vërtetë, do ta mbysë Dexhxhallin, Mesihun e rremë: "Pastaj ai do ta kërkojë atë (Dexhxhallin) derisa ta kapë tek porta Ludd dhe aty do ta vrasë". Nëse Mirza Gulam Ahmedi e përmbushi paralajmërimin e haditheve që kanë të bëjnë me rikthimin e Isait (a.s.), atëherë ai do të duhej që ta kishte mbytur edhe Dexhxhallin. Kështu që Mesihu i rremë, Dexhxhalli, nuk do të mund të kishte ndonjë mundësi për të vazhduar misionin e tij pas vdekjes së Mirza Ahmedit. Megjithatë, Mirza vdiq menjëherë pas lindjes së lëvizjes sioniste dhe nuk jetoi që ta shihte triumfin e madh të Dexhxhallit, domethënë krijimin e shtetit 'mashtrues' të Izraelit dhe rikthimin e çifutëve në Tokën e Shenjtë. Në tërë historinë fetare të njerëzimit nuk ka pasur ndonjë ngjarje që do të mund të krahasohej për sa i përket çuditshmërisë me këtë arritje të Dexhxhallit, Mesihut të rremë (shih kapitullim paraprak).

Së treti, ekziston një mal me fakte (të dukshme për ata që shohin me dy sy) se ne ende jemi duke jetuar në epokën (kohën) e Dexhxhalli, Mesihut të rremë. Të tilla, për shembull, janë të poshtëpërmendurat:

- Shirku filozofik në materializmin e ditëve të sotme që e ka përmbushur paralajmërimin e Pejgamberit (s.a.v.s.), i cili deklaroi se Dexhxhalli do të përpiqej që ta mashtronte njerëzimin për ta adhuruar atë në vend të All-llahut të Lartmadhërishëm. Thelbi kryesor i sulmit të materializmit u shfaq nga ishulli i Britanisë. Hadithi i Temim Dariut në Sahihun e Muslimit tregoi qartë se kur Dexhxhalli do të çlirohej, ai do të qëndronte në një ishull dhe që nga ai ishull do ta niste sulmin ndaj njerëzimit dhe ndaj çifiitëve. Ne përfundimisht kemi demonstruar se ishulli nuk mund të ketë qenë tjetër veçse Britania.

- Shirku filozofik i epistemologjisë perëndimore, e cila e refuzon vlefshmërinë e diturisë 'shpirtërore intuitive të brendshme' dhe e cila është e dukshme qartë në deklarimin paralajmërues të Pejgamberit (s.a.v.s.) se Dexh-xhalli, Mesihu i rremë, sheh vetëm me 'një' sy, ndërsa "Zoti juaj nuk është me një sy (i verbër)". Kjo epistemologji 'me një sy' u përqafua nga qytetërimi modem perëndimor dhe pastaj u transmetua tek pjesa tjetër e njerëzimit përmes edukimit modem perëndimor. Përsëri ishte Britania ajo që e kryesoi sulmin epistemologjik.

- Shirku politik universal i shtetit modem laik, i cili po ashtu e ka përmbushur paralajmërimin e Pejgamberit (s.a.v.s.) që deklaroi se Dexhxhalli, Mesihu i rremë, do të ketë për qëllim që t'i bindë njerëzit që ta adhurojnë atë në vend të All-llahut të Madhërishëm. Qytetërimi modem perëndimor prodhoi shtetin modem laik, i cili deklaroi se sovraniteti i përkiste shtetit, se autoriteti i shtetit ishte suprem, si dhe ligji i shtetit ishte ligji më i lartë. All-llahu (xh.sh.) mund ta shpallte diçka për haram, por shteti mund ta bënte atë hallall, d.m.th., ta legalizonte. Ky ishte shirk i pastër, por çuditërisht edhe muslimanët madje kanë vështirësi në të kuptuarit dhe njohjen e tij. Sërish ishte Britania që e udhëhoqi këtë sulm. E gjithë bota tani e ka përqafuar shtetin laik dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara laike, të cilat e udhëheqin sistemin. Por kjo ende nuk kishte ndodhur kur Mirza Gulam Ahmedi vdiq.

- Revolucioni shkencor dhe teknologjik, i cili i ka sjellë botës mundësinë e udhëtimit ajror dhe 158 kozmik, telefonat dhe telekomunikacionet modeme, etj., e ka përzier në mënyrë mashtraese atë që është dukshëm e dobishme me atë që është shumë e rrezikshme. Ky revolucion i papërfunduar ende ka gjëra të çuditshme dhe të mahnitshme për të sjellë me qëllim që ta mashtrojë njerëzimin me mashtrim të tmerrshëm. Ky revolucion shkencor dhe teknologjik ka lidhje me Dexhxhallin dhe kjo gjë dallohet qartë në hadithet që deklarojnë, për shembull, se Dexhxhalli do të udhëtojë me një gomar, i cili do të lëvizë po aq shpejt sa edhe retë dhe që do t'i ketë veshët e shtrirë për së gjeri. Kjo i referohet aeroplanëve modemë dhe luftarakë.

- All-llahu i Lartmadhërishëm e krijoi njerëzimin dhe pastaj i njoftoi engjëjt se Ai do ta vendoste në tokë atë që do të funksiononte si Halife i Tij (d.m.th., do të vepronte në emër të Tij duke iu nënshtruar Atij). Shteti Islamik i Hilafetit (Halifati) bëri pikërisht këtë gjë. Ai e njohu Sovranitetin dhe Autoritetin Suprem të All-llahut (xh.sh.), si dhe e njohu Ligjin e All-llahut (xh.sh.) si Ligjin më të lartë. Halifati u shkatërrua nga qytetërimi perëndimor pas vdekjes së Mirza Ahmedit dhe u zëvendësua nga shteti modem laik i themeluar në shirk. Shteti i ri laik e kaploi edhe Turqinë, pikërisht vatrën e Hilafetit. Ai pastaj vazhdoi ta kaplonte Arabinë, qendrën islame, përpara se ta kaplonte përfundimisht të tërë botën islame. Në këtë mënyrë e tërë bota islame xhalli, Mesihu i rremë, sheh vetëm me 'një' sy, ndërsa "Zoti juaj nuk është me një sy (i verbër)". Kjo epistemologji 'me një sy' u përqafua nga qytetërimi modem perëndimor dhe pastaj u transmetua tek pjesa tjetër e njerëzimit përmes edukimit modem perëndimor. Përsëri ishte Britania ajo që e kryesoi sulmin epistemologjik.

- Shirku politik universal i shtetit modem laik, i cili po ashtu e ka përmbushur paralajmërimin e Pejgamberit (s.a.v.s.) që deklaroi se Dexhxhalli, Mesihu i rremë, do të ketë për qëllim që t'i bindë njerëzit që ta adhurojnë atë në vend të All-llahut të Madhërishëm. Qytetërimi modem perëndimor prodhoi shtetin modem laik, i cili deklaroi se sovraniteti i përkiste shtetit, se autoriteti i shtetit ishte suprem, si dhe ligji i shtetit ishte ligji më i lartë. All-llahu (xh.sh.) mund ta shpallte diçka për haram, por shteti mund ta bënte atë hallall, d.m.th., ta legalizonte. Ky ishte shirk i pastër, por çuditërisht edhe muslimanët madje kanë vështirësi në të kuptuarit dhe njohjen e tij. Sërish ishte Britania që e udhëhoqi këtë sulm. E gjithë bota tani e ka përqafuar shtetin laik dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara laike, të cilat e udhëheqin sistemin. Por kjo ende nuk kishte ndodhur kur Mirza Gulam Ahmedi vdiq.

- Revolucioni shkencor dhe teknologjik, i cili i ka sjellë botës mundësinë e udhëtimit ajror dhe 158 kozmik, telefonat dhe telekomunikacionet modeme, etj., e ka përzier në mënyrë mashtraese atë që është dukshëm e dobishme me atë që është shumë e rrezikshme. Ky revolucion i papërfunduar ende ka gjëra të çuditshme dhe të mahnitshme për të sjellë me qëllim që ta mashtrojë njerëzimin me mashtrim të tmerrshëm. Ky revolucion shkencor dhe teknologjik ka lidhje me Dexhxhallin dhe kjo gjë dallohet qartë në hadithet që deklarojnë, për shembull, se Dexhxhalli do të udhëtojë me një gomar, i cili do të lëvizë po aq shpejt sa edhe retë dhe që do t'i ketë veshët e shtrirë për së gjeri. Kjo i referohet aeroplanëve modemë dhe luftarakë.

- All-llahu i Lartmadhërishëm e krijoi njerëzimin dhe pastaj i njoftoi engjëjt se Ai do ta vendoste në tokë atë që do të funksiononte si Halife i Tij (d.m.th., do të vepronte në emër të Tij duke iu nënshtruar Atij). Shteti Islamik i Hilafetit (Halifati) bëri pikërisht këtë gjë. Ai e njohu Sovranitetin dhe Autoritetin Suprem të All-llahut (xh.sh.), si dhe e njohu Ligjin e All-llahut (xh.sh.) si Ligjin më të lartë. Halifati u shkatërrua nga qytetërimi perëndimor pas vdekjes së Mirza Ahmedit dhe u zëvendësua nga shteti modem laik i themeluar në shirk. Shteti i ri laik e kaploi edhe Turqinë, pikërisht vatrën e Hilafetit. Ai pastaj vazhdoi ta kaplonte Arabinë, qendrën islame, përpara se ta kaplonte përfundimisht të tërë botën islame. Në këtë mënyrë e tërë bota islame (a.s.). Kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Por kur të ndodhë, kjo do të pasqyrojë përparimin e mëtejshëm të Dexhxhallit në ndjekje të misionit të tij në personifikimin e Mesihut. Të gjitha këto do të ndodhin së shpejti, megjithatë Mirza ka vdekur pothuajse një shekull më parë.

Të gjitha të lartpërmendurat janë vepra të Dexh¬xhallit, Mesihut të rremë, i cili pa dyshim është ende gjallë, por Mirza tashmë ka vdekur. Në të vërtetë të gjitha të lartpërmendurat u shfaqën plotësisht në botë dhe morën karakter universal shumë kohë pas vdekjes së Mirza Gulam Ahmedit. Nëse Mirza e mbyti Dexhxhallin, Mesihun e rremë, atëherë si do t'i shpjegojnë të lartpërmendurat pasuesit e Mirza-s? Ndoshta pasuesit e mençur të tij tani mund ta njohin realitetin e sotëm botëror, kështu që do ta pranojnë se e Vërteta është ndryshe nga pretendimet e Mirza Gulam Ahmedit.

Amin!



Autor: Imran N. HOSEIN
Përktheu: Daim ABAZI



_________________________

Shkëputur nga Libri: "Jerusalemi në Kur'an, një pikëpamje islame rreth fatit të Jeruzalemit", autor: "Imran N. Hosein", faqe: "149-162".

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...