Festimi i Mevludit



Çka është mevludi: Mevludi është një eveniment gëzimi në të cilën tubohen muslimanët që të falenderojnë Allahun xh.sh. për dërgimin e Profetit të Tij, Muhamedin (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të). Muslimanët përkujtojnë këtë ngjarje në mënyrë të përsëritur çdo vit në datën 12 të muajit hënor Rebiul evel, e cila është dita kur ka lindur Profeti. Gjatë kësaj ngjarje, myslimanët tubohen bashkërisht, lexojnë Kur'anin, lavdërojnë Pejgamberit, flasin rreth jetës të nderuar të tij dhe rreth atributeve të tij, mësojnë rreth Islamit dhe shërbejnë ushqime.

Gjykimi i mevludit: Aktivitetet e Mevludit, siç përmenda më lartë, janë të ligjshme në Islam. Muslimanët shpërblehen me bërjen e mevludit. Bërja e Mevludit nuk është në kundërshtim me Kur'anin, me Hadithit, me konsensusin apo praktikat dhe thëniet e shokëve të Tij (Sahabëve). Ajo është një ngjarje e veçantë dhe muslimanët festojnë mevlud nëpër të gjithë pesë kontinentet. Kujtimi i lindjen së Pejgamberit, duke bërë vepra të shpërblyera është një praktikë e lavdëruar dhe e denjë për ata që e përgatisin dhe për ata që marrin pjesë në këtë ngjarje të nderuar.

Historia e Mevludit: Mbreti i Irbilit, Ebu Sa'id el Muzaffer bin Baktakin Kaukabri, inicoi mevludin në shekullin e shtatë hixhrij (viti hënor) dhe ishte personi i parë që e bëri këtë. Ai ishte një njeri i devotshëm, trim, i drejtë, udhëheqës bujar, i ditur dhe mbrojtës i Islamit, i cili vdiq duke luftuar kryqtarët në Palestinë. Ai ftoi shumë myslimanë në këtë eveniment duke përfshirë edhe dijetarët e hadithit, të tefsirit, fikhut dhe sufive të sinqertë dhe festuan mevludin bashkërisht.

Dijetari i fikhut, Ebu el Hatab Ibn Duhja, shkroi një libër duke përgëzuar këtë punë dhe ia dha mbretit që ta lexon veçanërisht gjatë kremtimit të Mavludit. Bërja e Mevludit u bë e njohur tek dijetarët në lindje dhe perëndim, ata e pranuan atë dhe e vunë në argumentet islame që konfirmon vlefshmërinë e saj. Në mesin e atyre dijetarëve janë imami i Hadithit Hafiz Ahmed bin Haxher el Askelani, imam Hafiz es-Sakhavi dhe imam Hafiz es-Sujuti. Këto dijetarë dhe të tjerët shkruan disa libra duke përgëzuar mevludin dhe asnjë nga dijetarët muslimanë nuk e shante këtë festim.

Çfarë argumente dhanë Dijetarët për vlefshmërinë e Mevludit. Profeti ka veçuar ditën e hënë dhe vlerësoi agjërimit në këtë ditë, pasi ai lindi dhe pranoi shpalljen në këtë ditë. Ai ka thënë: ذاك يومُ أُنْزِلَ علىَّ ويومٌ ولِدتُ فيه - Kjo është dita kur u linda unë, (Muslimi).

Profeti Muhamed agjëronte ditën e dhjetë të muajit hënor Muharrem pasi ai emigroi për në Medine. Ai mësoi se çifutët e përkujtonin çdo vit ditën kur All-llahu xh.sh. e ruajti Profetit Musa dhe pasuesit e tij nga Faraoni. Profetit ju shpall se ajo që thonin hebrejt ishte e vërtetë(në lidhje me Musain a.s. dhe ndihmën që ja dha Zoti), kështu që Profeti u tha atyre, ashtu siç transmeton Buhariu: نحنُ أَوْلى بموسى - "Ne jemi më meritor për Musain sesa ​​ju", kështu që Pejgamberi porositi muslimanët të agjërojnë në ditët e nentë dhe të dhjetë të Muharremit si agjërime vullnetare.

A ka festuar Profeti Mevludin. Mevludi nuk ka ndodhur gjatë kohës së Profetit, paqja mbi të, por Profeti a.s. nuk ka thënë se Mevludi është i paligjshëm. Sipas ligjeve të Islamit, kjo konsiderohet se është diçka e shpikur. Për më tepër, Mevludi është një risi e mirë.

Çfarë është një risia (novacion - bidat) Risia është diçka e re që nuk ka ndodhur më parë.

Cili është gjykimi i risisë në përgjithësi. Ehlisuneti janë dakord se disa novacione janë të ligjshme (të mira) dhe disa prej tyre janë të paligjshme (të këqija). Ata janë dakord që jo çdo risi është e paligjshme. Allahu vlerësoi risitë e mira në Suren el Hadid 27 kur tha: "Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë)".

Kur'ani vlerësoi pasuesit musliman të profetit Isa a.s. të cilët kishin shpikur "murgësinë - Rehbanijen", të cilën All-llahu nuk ua bëri të detyrueshme atyre. Megjithatë, ata e bënë atë vetë atë për të marrë bekimet e Allahut. "Rahbanije" është që të abstenojsh nga përmbushja e dëshirave të dikujt duke përfshirë edhe martesën. Këto pasues ndërtonin shtëpi të thjeshta nga balta, larg nga njerëzit dhe ja kishin përkushtuar vetes adhurimin e Allahut.

Profeti bënte dallimin mes inovacionit të mirë dhe të keq. Ai thoshte, ashtu siç është transmetuar nga Muslimi:
من سنّ في الإسلام سنّةً حسنة فله أجرها وأجر من عمل بها بعده من غير أن ينقص من أجورهم شىء، ومن سنّ في الإسلام سنّة سيئة كان عليه وزرها ووزر من عمل بها من بعده من غير أن ينقص من أوزارهم شىء.
- Kjo do të thotë se nëse dikush shpik një risi të mirë ai fiton shpërblimin e vet dhe shpërblim të ngjashëm me shpërblimet e atyre që e ndjekin atë, por shpërblimet e pasuesve nuk do pakësohen. Dhe ai që shpik një risi të keqe merr mëkatin e tij dhe mëkatin e ngjashëm me mëkatet e atyre që e ndjekin atë, por mëkatet e pasuesve nuk pakësohen.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi ka thënë: منْ أحْدثَ في أمرِنا هذا ما ليسَ منه فهو رَدٌّ - Kjo do të thotë se nëse dikush shpik në fenë tonë një çështje që nuk i takon asaj (ما ليس منه), atëherë ajo është e refuzuar. Pasi Profeti vuri në dukje posaçërisht çështjet që nuk përputhen me rregullat e fesë sonë, konkudohet se "jo çdo risi është e refuzuar në Islam". Prandaj, risia e cila përputhet me Kur'anin, Hadithin, kuncenzusin, thëniet dhe praktikat e shokëve të Profetit nuk është e refuzuar (ajo i takon risisë së udhëzimit).

Imam Shafiu ka thënë: Risia është e dy llojeve, risia e udhëzimit, dhe risia e devijimit. Ai thoshte: çka përputhet me Kuranin, Hadithin, konsensusi, thëniet dhe praktikat e shokëve të Profetit është një risi e udhëzimit, dhe ajo që kundërshton Kur'anin, Hadithin, konsensusin, ose thëniet dhe praktikat e shokëve të Profetit është një risi e devijimit.

Imam el Bejhakiju, Izz bin Abduselam, Neveviju dhe Ibn Haxher el Askalani dhanë përkufizimin e njëjtë për dy llojet e risive. Të katër dijetarët ​​ranë dakord në këtë klasifikim.

Disa risi (bidate) të udhëzimit. Edhe pse shumica e risive janë risi të devijimit, ka shembuj të shumtë të risive të pranueshme fetarisht. Që nga koha e Profetit, shumë inovacione të mira janë miratuar.

- Një person faleshte pas Profetit, paqja mbi të, dhe pasi u ngrit nga rukuja tha një lutje të mirë. Pas namazit, Pejgamberi pyeti se kush ishte ai person. Profeti shtoi: Unë pashë afro 40 engjuj që tentonin kush të shkruan më parë për të (sevape), (Buhariu).

- Sahabiu I quajtur Hubejb bin Adiu r.a. shpiku faljen e dy reqateve në luftë para se armiku ishte gati për të vrarë atë dhe ishte personi i parë që e bëri këtë. Profeti u informua në lidhje me këtë gjë, por ai nuk e ndalojnë atë.

- Buhariu (Maliku dhe Muslimi) transmeton se udhëheqësi I besimtarëve Umer Ibn el Hattabi i mblodhi muslimanët dhe caktoi një imam për ata që të falin namazin e Taravisë me xhemat. Kur ai i pa ata të nesërmen duke u falur pas imamit me xhemat ai tha: نِعْمَت البِدعةُ هذِه - që do të thotë: "Çfarë risi e mirë që është kjo"! Umeri përdorte shpeshë termin risi (bidat) në lutjet e tij. Nëse të gjitha risitë të çonin në humbje atëherë Umeri nuk do t kishte shpikur këtë praktikë, as nuk do ta kishte shprehur këtë lutje.

- Udhëheqësi Uthman r.a. shpiku ezanin e parë në namazine Xhumasë para se imami të ngjitet në minber për të mbajtur hutben. - Fillimisht, Kurani ishte shkruar me shkronja si: ي , ث , ت , ب , etj., të cilat nuk kanë pasur pika lart ose poshtë tyre. Praktika e dallimit të shkronjave duke përdorur shenja pikësimi filloi nga Hasan el-Bisria pas kohës së Profetit.

- Gjatë kohës së pasuesve të shokëve të Profetit, Jahja bin Ja'mur ishte i pari i cili vuri regullat e "tashkilit" në fletët e Kur'anit. Sot, Kur'ani lexohet duke përdorur këto shenja pa kundërshtim.

- Muslimanët shtuan mihrabin (vendin e imamit, gjysmë rrethore, me strukturë të thelluar që tregon kiblen) në xhamia, duke përfshirë edhe xhaminë e Profetit në Medine.

Cili është kuptimi i Hadithit: كُلُّ بِدعةٍ ضَلالةٌ - "Çdo risi është devijim (shkatrim)".

Ky hadith është transmetuar nga Ebu Davudi dhe kjo do të thotë se: shumica (jo çdo një) nga risitë janë risi e devijimit. Ajo nuk mund të kuptohet se çdo risi është devijim, sepse ky interpretim bie në kundërshtim me provat e mëparshme, kurse provat e Islamit nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Në aspektin gjuhësor, fjala (كل) këtu është një deklaratë e përgjithshme duke i dhënë një kuptim të veçantë dhe nuk do të thotë "çdo". Ky përdorim është parë në Kur'anin Famëlartë në ajetin 25 të Sures el Ahkaf: تُدمِّرُ كلَّ شَئ - që do të thotë se "All-llahun dërgoi erën si dënim për popullin e Adit, duke shkatërruar shumicën e gjërave, por jo të gjitha gjërat si pemët, qiellin apo malet". Në mënyrë të ngjashme, në shpjegimin e Sahih Muslimit, Neveviju ka thënë: thënia e Profetit, paqja mbi të: كلُّ عَينٍ زانية - që don të thotë: "çdo ngulje sysh është zina (trathti)" është ndër termet të cilat i referohen një thënie të përgjithshme duke i dhënë një kuptim të veçantë fjalisë. Ajo qartazi nuk do të thotë që çdo ngulitje sysh të çon në tradhti bashkëshortore, por është diçka që ka mundësi tët çon në zina, pra predispozohesh më shumë ndaj trathtisë.



Përktheu nga gjuha angleze: Mr. Xhemail Çupi
Teksti është marrë nga: http://darulfatwa.org.au/content/view/1191/299/

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...