Hadithi Merfu Sariha dhe Merfu Hukmen



Hadith merfu' është një traditë që shkon prapa deri tek Pejgamberi (s.a.v.s.), dmth, i atribuohet atij. Kur kemi për qëllim "hadithin", zakonisht kemi për qëllim këto hadithe merfu'. Këtu përfshihen thëniet, veprimet, aprovimet, dukja, karakteri, sjelljet, etj., të Pejgamberit (s.a.v.s.).

Ekzistojne dy lloje te kryesore te hadithit merfu':

1. Sariha (i qartë dhe i drejtëpërdrejtë)
2. Hukmen (i paqartë dhe implied)

Një hadith merfu' sariha është vetë-shpjegues. Është diçka që është thënë, ose vepruar, ose aporovuar, etj., në mënyrë eksplicite nga Pejgamberi (savs).

Në një hadith "merfu' hukmen" (një gjë) i atribuohet në mënyrë implicite Pejgamberit (savs). Dmth, një thënie e bërë nga një Sahabij apo tabi'in që sugjeron se Pejgamberi duhet ta ketë thënë atë. Prandaj, kjo në mënyrë implicite shkon prapa tek Pejgamberi (savs).

Ka shtatë (7) lloje kryesore të hadithit "merfu' hukmen":

1.Prej llojit të parë është, kur një sahabij flet rreth botës tjetër, shenjave të ditës së gjykimit, shpërblimeve dhe ndëshkimeve ... Është e pamundshme që një sahabij të flet rreth këtyre gjërave pa pasur informacion prej Pejgamberit (savs). E njëjta vlen për komentimin e ajeteve (tefsirin), vetëm se këtu ka edhe disa kritere tjera që duhet marrë parasysh para se t'i atribuohet Pejgamberit (savs) tefsiri i një ajetit të caktuar.

2. Prej llojit të dytë mund të gjendet në çështjet e adhurimit ku nuk ka hapësirë për interpretim ose opinion. Një shembull është falja e namazit të eklipsit (Salat el-Kusuf) nga Ali ibn Ebi Talibi me dy ruku në një rekat. Nuk ka mundësi që ky të ketë bërë këtë pa e mësuar kështu prej Pejgamberit (s.a.v.s.). Pra kjo është mënyra e dytë kur veprimi i Sahabiut në mënyrë implicite i atribuohet Pejgamberit (s.a.v.s.).

3. Prej llojit të tretë te hadithit "hukmen merfu" është kur një sahabij thotë se diçka është bërë gjatë kohës së Pejgamberit (s.a.v.s.). Shembull i kësaj është transmetuar nga Aisha b. Ebu Bekr, në (Sahih) Buhari: "Kemi therur një kalë në kohën e Pejgamberit a.s., kur ishim në Medine, dhe e hëngrëm atë". Këtu shohim që Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk iu ka thënë specifikisht që mund të hani kuaj. Ka qenë miratim i nënkuptuar prej Pejgamberit (s.a.v.s.).

4. Prej llojit të katërt të "hukmen merfu" është kur një Sahabi thotë, "(është) prej sunetit". Shembull është thënia e Ibn Mes'udit, "është prej sunetit të thuhet teshehudi në heshtje".

5. Lloji i pestë është i njëjtë me llojin e katërt, veçse një tabi'in thotë që është prej sunetit. Edhe këtu ekzistojnë disa kritere që duhet marrë parasysh para se t'i atribuohet Pejgmaberit (savs).

6. Lloji i gjashtë i "hukmen merfu" është kur një sahabij thotë diçka në diatezën pësore. Kjo është kur një sahabi thotë, "Jemi urdhëruar për, ose, na është ndaluar ...". Kjo i atribuohet Pejgamberit (s.a.v.s.) sepse sahabët të gjithë iu drejtoheshin Pejgamberit si ai që duhet të ndiqet në mënyrë të pakushtëzuar.

7. Lloji i shtatë është kur një sahabi përmend një mëkat ose shpërblim në lidhje me një veprim specifik. Kjo automatikisht i atribuohet Pejgamberit (s.a.v.s.). Kjo, sepse sevapi dhe ndëshkimi mund të dihen vetëm përmes të Dërguarit të Allahut (s.a.v.s.).



Përktheu: Fatih IBRAHIMI



_________________________

Shenimet online nga kursi "Chain of Command" ne lidhje me shkencat e hadithit, i mbajtur nga Shejh Abdul-Beri Jahja.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...