Qëndrim barbarë i myftiut Saudit - Kremtimi i lindjes së Muhamedit a.s. është 'shirk' (idhujtari)!



Sauditët po vuajnë edhe më tej nga qëndrimet barbare dhe nxitëse si dhe përqatëse të myslimanëve të botës.

Sipas "Dijetarët" të tyre ka kohë që dalin me qëndrime strikte dhe të pargumentuara nga Kur'ani Fisnik, njofton Foltash.

Këto ditë myftiu i këtij vendi vehabist ka dal edhe njëherë me qëndrimin që kremtimi i lindjes së Muhamedit a.s. është idhujtari.

Ndërsa në lidhje me kremtimin e ditës kombëtare apo ditës së familjes 'AL-SAOUD', myftiu ka thënë se është detyrë që të kremtohet dita nacionale apo siç njihet ndryshe dita e ardhjes në pushtet e familjes sunduese të këtij vendi, duke bërë thirrje që të respektohet familja mbretërore.

Arabia Saudite pothuajse është vendi i vetëm që ka qëndrim ofendues ndaj gjithë besimtarëve të botës, duke ofenduar ndjenjat e besimtarëve që shfaqin gëzimin e tyre me rastin e lindjes së pejgamberit Muhamed.

Më e keqja ai i llogaritë si idhujtarë gjithë ata që i gëzohen lindjes së pejgamberit të fundit Muhamedit a.s..



Përshtati: foltash

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...