Allahu xh.sh. ekziston pa pasur nevojë për vend



Thënia se Allahu xh.sh. ekziston pa pasur nevojë për vend është besimi dhe bindja e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., e shokëve të tij dhe të atyre që me mirësjellje i pasuan ata, deri në ditën e Gjykimit. Dëshmi për këtë qëndrim të vyer është ajo çka Allahu ka thënë në Kur'an, në suren esh-Shuara, ajeti 11: - {لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ} - që do të thotë: "Asnjë send nuk është si Ai, Ai është dëgjuesi, shikuesi". Ky ajet në mënyrë absolute dhe të tërësishme na e bën të qartë se Allahu dallon nga të gjitha krijesat. Nga ajeti kuptojmë se Allahu xh.sh., është i ndryshëm prej krijesave në: Vetvete, Atribute dhe Veprime. Kështu që, ai tregon se Allahu, teala, ekziston pa pasur nevojë për vend, sepse ai i cili ekziston në vend, sipas natyrës, do të ishte i përbërë nga atomet, d.m.th., ai do të ishte një trup që do të zinte hapësirë, ndërsa Allahu, teala, është i pastër nga të zënit e hapësirës.

Buhariu, Bejhekiu dhe Ibn el-Xharud kanë rrëfyer se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: - [كَانَ اللهُ وَ لَمْ يَكُنْ شَئٌ غَيْرُه] - që do të thotë: "Allahu ka ekzistuar përjëtësisht dhe nuk kishte asgjë tjetër". Ky hadith vërteton se Allahu ishte i vetëm në el-'ezel, (gjendja paraekzistenciale), d.m.th., para se të krijojë ndonjë krijesë. Nuk kishte asgjë me Atë: "as vend, as hapësirë, as qiell, as dritë, dhe as errësirë". Është e përcaktuar në rregullat e Religjionit dhe gjykimeve të mendjes së shëndoshë se Allahu i Lartësuar nuk pëson ndryshim. Kështu që, është e pamundur që pasi të ketë qenë pa vend, Ai do të ndodhej në një vend, sepse kjo është një evolucion (zhvillim), ndërsa zhvillimi si i tillë është një simptom i nevojës nga të tjerët dhe ai i cili ka nevojë nga të tjerët nuk është Zot.

Imam Ebu Mansur el-Bagdadi rrëfen në librin e tij "El-ferku Bejnel-firak", se Imam Aliu i katërti prej kalifëve, Allahu e bekoftë atë, ka thënë: - (كان الله و لا مكان ، و هو الآن على ما عليه كان) - që don të thotë: "Allahu ka ekzistuar përjetësisht dhe nuk kishte vend, dhe Ai tash është ashtu siç Ai ishte, d.m.th., pa vend".

Imam Ebu-Hanife në librin e tij "El-Fikh El-Absat" ka thënë: "Allahu ka ekzistuar përjetësisht dhe nuk kishte vend. Ai ka ekzistuar para se të krijojë krijesat. Ai ka ekzistuar dhe nuk kishte vend, krijesë ose gjësend dhe Ai është Krijuesi i çdo gjëje".

Imam el-Hafidh el-Bejheki ka thënë në librin e tij "El-Esmau ves-Sifat", në faqen 400: "... Ajo çka është përmendur nga fundi i hadithit është një shenjë e cila e mohon pohimin se Allahu ka vend si dhe mohon që robi i ngjanë Allahut, xh.sh., qoftë për së afërmi apo në largësi. Allahu, i Lartësuari, është edh-Dhahir - kështu që, është e vlefshme që të përfitojmë njohuri rreth Tij me anë të argumenteve. Allahu është el-Batin - kështu që, është e paligjshme të themi se Ai mund të ketë vend". Ai gjithashtu ka thënë: "Disa nga shokët tanë kanë përdorur si argument për të përgënjeshtruar pohimin, që Allahu të ketë vend, thënien e profetit, s.a.v.s.: ,'Ti je edh-Dhahir dhe nuk ka asgjë mbi Ty, dhe Ti je el-Batin dhe nuk ka asgjë nën Ty!'. Prandaj, përderisa nuk ka asgjë mbi Të dhe asgjë nën Të, Ai nuk ka vend".

Imam Ahmed Ibn Selemeh, Ebu Xha'fer et-Tahavi, i cili ka lindur në vitin 237 pas Hixhretit, shkroi një libër që quhej "El-Akideh et-Tahavijjeh". Ai ka përmendur se përmbajtja e librit të tij është një sqarim i kredos (besimit) të Ehli Sunneh vel Xhema'ah, besim ky të cilin e mbështeste edhe Ebu Hanife, i cili vdiq në vitin 150, pas Hixhrit, si dhe të dy shokët e tij, Imam Ebu Jusuf el-Kadi dhe Imam Muhammed Ibn el-Hasan esh-Shejbanijj dhe të tjerë. Ai ka thënë në librin e tij: "Allahu është plotësisht i pakufishëm, i pastër nga ekstremet, gjymtyrët, organet si dhe instrumentet".

"Të gjashtë drejtimet nuk e përfshijnë Atë - këto u përkasin të gjitha krijesave tjera". Siç është thënia e Imam Ebu Xha'ferit, i cili është njëri prej kryetarëve të Selefit, i cili në mënyrë të qartë ka pohuar se Allahut nuk i përkasin të gjashtë drejtimet. Të gjashtë drejtimet janë: "Mbi, nën, përballë, prapa, djathtas dhe majtas".

Gjuhëtari dhe shkencëtari i hadithit, Imam Muhammed Murtada ez-Zabidijj, ka treguar nga një zinxhir i vazhdueshëm nga ai deri tek Imam Zejn el-Abidin, Ali ibn el-Husejn ibn'Ali Ibn Ebu Talib, (i cili ishte njëri ndër të parët e Selefit, i cili e fitoi titullin es-Sejjed, d.m.th., ai i cili lutet shumë), se: Zejn el-Abidini ka thënë në traktatin e tij "es-Sehifeh es-Sejjedijjeh" rreth Allahut: - (سبحانك أنت الله الذي لا يحويك مكان) - që në përkthim do të thotë: "O Allah ti je i pastër nga çdo e metë. Ti je Allahu, Ai i Cili asnjë vend nuk të përfshinë Ty". Ai gjithashtu ka thënë: - (سبحانك أنت الله الذي لا يحويك مكان) - që do të thotë: "O Allah ti je larg nga çdo e metë. Ti je Allahu, Ai i Cili nuk ka kufij".

Në sqarimin e Buharuit në kaptinën e El-Xhihad, Hafidh Ibn Haxheri ka thënë: "Fakti që të dy drejtimet lartë dhe poshtë janë të pa mundshme që të jenë atribute të Allahut, nuk donë të thotë se Allahu nuk mund të vishet me cilësinë e lartësisë, sepse cilësimi i lartësisë tek Allahu është çështje statusore ndërsa pamundësia qëndron në të qenit fizik".

Dijetari Imam Zejn ed-Din Ibn Nuxhejm, në librin e tij "El-Behr er-Ra'ik", në faqen 129, ka thënë: "Kushdo që thotë se është e mundur që Allahu të bëjë një vepër në të cilën nuk ka urtësi, ka bërë blasfemi (sharje e zotit), dhe gjithashtu ka bërë blasfemi ai i cili pohon se Allahu i Lartësuar ka vend".

Imam Ahmed er-Rifa'i el-Kabir, i cili ka jetuar rreth vitit 600, pas Hixhretit, ka thënë: - (غاية المعرفة بالله الإيقان بوجوده تعالى بلا كيف و لا مكان) - që nënkupton: "Njohuria themelore rreth Allahut është që të jesh i bindur se Allahu ekziston pa mënyrë ose vend".

Imam Muhammed Ibn Hibah el-Mekkijj, në librin e tij "Hada'ik ul-fusul ve Xhevahir ul'Ukul", gjithashtu i quajtur "El-Akidah-es-Salahijjeh" për shkak se ai ia dhuroi atë si peshqesh Sultan Salahuddin Ejjubit i cili porositi që ky libër t'u ligjërohet nxënësve nëpër shkolla si dhe të transmetohet nga majat e minareve, ka thënë: - (قد كان موجوداً و لا مكاناً وحكمه الآن على ما كانا) - që do të thotë: "Allahu ka ekzistuar përjetësisht kur nuk kishte vend dhe gjykimi rreth ekzistimit të Tij tash është se Ai është ashtu siç Ai ishte, d.m.th., pa vend".

Imam Xha'fer es-Sadik ka thënë: "Kush pohon se Allahu është në diçka, ose mbi diçka, ose prej diçkaje, ka bërë shirk. Sepse nëse Ai do të ishte në diçka, Ai do të ishte i përbërë, si dhe nëse Ai do të ishte mbi diçka, Ai do të ishte i mbartur, dhe nëse Ai do të ishte prej diçkahit, Ai do të ishte krijesë".

Shejh Abdul-Ghanian-Nabulsijj ka thënë: "Ai i cili beson se Allahu i përmbush qiejt dhe tokën ose se Ai është një trup i cili qëndron ulur mbi Arsh (tavan i Parajsës, fron) është kafir".

Imam Ebul-Kasim Ali Ibnul-Hasan Ibn Hibatilah Ibn Asakir në librin e tij "Akidah" ka thënë: "Allahu ka ekzistuar para krijimit. Ai nuk ka një para ose një pas, një mbi ose një nën, një të djath apo një të majtë, një përballë apo një prapa, një tërësi aponjë pjesë. Nuk guxohet të thuhet kur ishte Ai, ku ishte Ai, ose si ishte Ai. Ai ekziston pa vend".

Imam Ebu Sulejman el-Hattabijj ka thënë: "Ajo çka është e obligueshme për çdo mysliman të dijë është se Zoti ynë nuk ka asnjë model ose formë, sepse modeli ka një ,'si', ndërsa ,'si', nuk i takon Allahut ose cilësive të Tij".

Dije pas dyshimit se pyetja "si" nuk i përshtatet Allahut, sepse kjo është një pyetje për modele, trupa, vende, thellësira dhe dimensione, Allahu është i pastër nga të gjitha këto. Gjithashtu bëhu i sigurtë se është e padrejtë të thuhet rreth Allahut "... por ne nuk e dimë si", sepse në esencë, ajo në mënyrë të gabuar tregon se Allahu ka ngjyrë, formë, dimensione, trup, vend, por është injorant ai i cili bën pyetjen "si".

Imam Gazaliu ka thënë: "Allahu i Lartësuar, ka ekzistuar përjetësisht dhe nuk kishte vend. Ai nuk është një trup, atom (xhavher), ose pronë, dhe Ai nuk është mbi një vend ose në një vend".

Të gjitha këto thënie tregojnë se cilësimi i Allahut me vetitë e lartësisë fizike dhe me vend (fizik), janë në kundërshtim me Kur'anin, Hadithin, Ixhma'in, dhe argumentimin intelektual (racional). Argumenti racional se Allahu ekziston pa vend mbështetet në faktin se ai i cili është në një vend do të duhej të ketë një territor, dhe ai i cili ka një territor ka nevojë për të, prandaj ai i cili ka nevojë nga të tjerët nuk është Zot. Veç kësaj, ashtu siç mendja llogarit se Allahu ka ekzistuar pa vend para se t'i krijonte vendet, gjithashtu mendja konstaton se pasi Allahu i krijoi vendet Ai ende ekziston pa një vend.

Dijetarët, siç është Imam Ahmed er-Rifaijj, i cili e ka përkufizuar tezën e tij në atë se ngritja e duarve dhe fytyrave kah qielli gjatë du'ave (lutjeve) është sepse qiejt janë kibleja e dua've ashtu siç është Qabeja kibleja e namazit. Nga qiejt, zbresin (burojnë) mëshirat dhe begatitë e Allahut. Prandaj, është e qartë për atë i cili kërkon të vërtetën se thënia se "Allahu ekziston pa vend" është në pajtim me Kur'anin, Hadithin, Ixhma'in, dhe kriteret e mbështetjes intelektuale. Bëhu i vendosur dhe i sigurt se para se të krijonte vendet, Allahu i cili krijoi çdo gjë (vendet dhe të tjerat), ka ekzistuar pa vend, dhe pas krijimit të vendeve, Ai ende ekziston pa vend.

Meqë e kemi përkufizuar se besimi i muslimanëve është se Allahu ekziston pa vend dhe se pyetja "si" nuk i përshtatet Allahut, është e qartë për ne se Arshi (froni) i cili është krijesa më e madhe e Allahut dhe tavani i Parajsës, nuk është vend i Allahut te Lartëmadhërishëm.

Imam Ebu Mensur el-Bagdadi ka treguar se Imam Ali Ibn Ebu Talib, kalifi i katërtë, ka thënë: - (إن الله تعالى خلق العرش إظهاراً لقدرته و لم يتخذه ملاناً لذاته) - që do të thotë: "Allahu, xh.sh., e krijoi Arshin si një shenjë që tregon Fuqinë e Tij dhe nuk e bëri atë një vend për Vete".

Imam Ebu Hanife ka thënë në librin e tij "el-Vasijjeh": "... Dhe Ai është Mbajtësi i Arshit dhe i gjërave të tjera veç Arshit, pa patur nevojë për këtë, sepse sikur Ai të kishte nevojë, Ai nuk do të posedonte fuqinë që të krijonte dhe menaxhonte botën. Veç kësaj, sikur të kishte qenë Ai në një vend në të cilin ka nevojë për qëndrim dhe pushim para se të krijonte Arshin, ku ishte Allahu?". Kështu pra, "ku ishte Allahu?, pyetje kjo e cila nuk mund të parashtrohet për Allahun". Gjithashtu, në librin e tij "Fikh-ul Ebsat", Imam Ebu Hanife ka thënë: "Allahu ka ekzistuar përjetësisht dhe nuk kishte vend. Ai ka ekzistuar para se t'i krijonte krijesat. Ai ka ekzistuar dhe nuk pati një vend, një krijesë ose një gjësend, dhe Ai është Krijuesi i çdo gjëje". Kushdo që thotë: "Nuk e di nëse Zoti im është në qiej ose në tokë, është qafir". Gjithashtu është qafir kushdo që thotë se: "Ai është mbi Arsh, dhe nuk e di nëse Arshi është në qiej apo mbi tokë".

Si rrjedhojë, Imam Ahmedi e ka llogaritur për qafir kushdo që i thotë këto dy frazat e fundit sepse ato përmbajnë tipare të drejtimit, kufij, dhe vend Allahut. Çdo gjë e cila ka drejtim dhe kufizim, domosdoshmërisht ka nevojë për një Krijues.

Në librin e tij "Ihja'u Ulumuddin", Imam Gazali ka thënë: "... vendet nuk e përfshinë Atë, ashtu siç nuk e përfshinë drejtimet, toka apo qiejt. Atij i atribuohet një tipar i 'istevaa-së' (mbi arsh) siç ka përmendur në Kur'an. Ajo është një isteva' e cila nuk ka të bëj me prekjen, vendqëndrimin, vend për t'u kapur, lëvizur apo përmbajtur. Arshi nuk e mbart Atë, por në të vërtetë Arshi si dhe çdo gjë që e bart Arshin i mban Allahu me Fuqinë e Tij dhe i janë nënshtruar Atij. Ai është mbi Arsh dhe mbi qiejt si dhe mbi çdo gjë - në pozitë - një lartësi e cila nuk mund të jetë e ngjashme me arshin ose me qiejt. Ai është më i lartë në aspektin e pozitës (gjendjes) se çdo gjë: Në aspektin e pozitës më i lartë se Arshi dhe qiejt, ashtu siç është më i lartë në pozitë se toka si dhe të gjitha krijesat tjera".

Shejh Abdul-Gani-Nablusijj ka thënë: "Kushdo që beson se Allahu i ka përmbushur (zënë) qiejt dhe tokën apo se Ai është një trup që qëndron ulur mbi arsh, është qafir.", ajeti 93, i sures Merjem: - {إِن كُلُّ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَنِ عَبْدًا} - që don të thotë: "Nuk ka tjetër, vetëm se gjithë çka është në qiej e në tokë ka për t'iu paraqitur Zotit si rob".

Në Tefsirin e tij, Imam er-Razi, ka thënë: "... Përderisa ajeti i lartpërmendur konfirmon se çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë është rob i Allahut, si dhe përderisa është e domosdoshme të besuarit se Allahu xh.sh., nuk është rob, kështu pra Ai është i pastër nga të qenit në një vend apo drejtim, ose mbi arsh dhe kursij (karrige)".

Kështu që nga ajeti kur'anor i sures Ta-Ha, ajeti 5: - {الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى} - shihet qartë se Allahu nuk është i ulur mbi fron apo se Allahu është i vendosur qartë mbi fron. Në gjuhën Arabe, fjala istevaa' ka pesëmbëdhjetë kuptime të ndryshme, ndërmjet të cilave: të ulesh, nënshtrim (vënie në kontroll), të mbrosh, të pushtosh, dhe të ruash (mirëmbajtje). Duke u bazuar në atë çka kemi shtjelluar deri më tani është e qartë se është blasfemi t'i vishet Allahut xh.sh. cilësia e "të ulurit". Sidoqoftë termat të mirëmbash dhe të vësh nën kontroll janë në pajtim me Fenë dhe gjuhën.

Imam Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbelij e ka shpjeguar kuptimin e el-istevaa'-së me shprehjen "el-isti'laa'", që nënkupton: vënie nën kontroll (nënshtrim). Kështu pra, Allahu xh.sh., e ka cilësuar veten e tij me vënie nën kontroll arshin që në ezel (gjendja paraekzistenciale, para krijimit të krijesave). Meqenëse arshi, krijesa më e madhe e Allahut, i është nënshtruar Allahut xh.sh., atëherë çdo gjë tjetër që është më e vogël se arshi është nën kontrollin e plotë të Allahut xh.sh..

Siç thuhet për Imam Malik Ibn Enesin, Allahu e shpërbleftë, për veprat e tij, me atë çka el-Bejheki'u transmeton me zinxhir të shëndoshë prej Abdullah Ibn Vehbesë, se: "Ishim tek Maliku kur një njeri hyri dhe tha: 'O Eba Abdillah', (që nënkupton Imam Malikun), 'Er-Rahmanu 'alel-'arsh-istevaa', si (në çfarë mënyre) Allahu, xh.sh., 'istevaa'"? Maliku e uli kokën habitshëm dhe pastaj e çoi kokën dhe tha "'alel-'arshi-istevaa" ashtu siç e ka cilësuar Ai veten e Tij. Është gabim të thuhet "si", dhe "si" nuk i përshtatet Atij. Po shoh se ti je një bid'atxhi (novator). Nxëreni jashtë! Pra thënia e Imam Malikut "si" nuk i përshtatet Atij, d.m.th., istevaa'ja e Tij mbi arshin e Tij është pa "si", do të thotë: "nuk është me trup, vend, formë, apo formë uljeje, prekje, qëndrimi lartë dhe të ngjashme".

Prandaj, nuk ka baza për thëniet e atyre të cilët e krahasojnë Allahun xh.sh., me krijesat, të cilët në mënyrë të gabuar ia veshin Imam Malikut, se istevaa'-ja është e njohur por forma se "si" është e panjohur. Ajo çka ata mendojnë sipas kësaj është se istevaa' është ulje por "si" e kësaj ulje është e panjohur. Kjo thënie e tyre është e gabuar, sepse të ulesh, pa marrë parasysh si, ajo duhet të jetë me anë të organeve dhe pjesëve të cilat zënë vend.

Imam el-Laleka'ij rrëfen rreth Ummi Selemes dhe Rabiah Ibn Ebi' Abdir-rahaman: - (الإستواء غير مجهول و الكيف غير معقول) - që don të thotë: "Cilësia e istevaa'-së nuk është e panjohur, sepse është e përmendur në Kur'an. El-kejf (si), pra 'si' e saj është e papërfytyrueshme, për shkak se zbatueshmëria e saj tek Allahu është e pamundur". Andaj, hadithi dhe ajeti që cilëson Allahun xh.sh. me lartësi, i referohet lartësisë statusore (pozitës) dhe jo lartësisë vendore, drejtimit, prekjes apo qëndrimit pezull.

Në suren el-En'am ajeti 61, Allahu thotë: - {وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِه} - që don të thotë: "Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet". Kështu që lartësia (fouka) e përdorur në këtë ajet është ajo e nënshtrimit kurse jo ajo e vendit apo drejtimit.

Kini kujdes nga ajo çka haset në të ashtuquajturin "Përkthim i Kur'anit nga Jusuf Ali" si dhe të ashtuquajturin "versioni i korrigjuar dhe i printuar nga Mbreti Fahd, Kur'ani i Shenjtë, Kompleksi Printues në Medine Munevereh", ku në faqen 879, në interpretimin e ajetit 5, të sures Ta-Ha: - {الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى} - ata thonë: "I gjithëmëshirshmi është i ngritur në mënyrë të vendosur mbi fron", dhe në fusnotë ata qartazi thonë: "I cili e rrethon tërë krijesën dhe ulet mbi fron".

Gjithashtu, kini kujdes nga tërë pjesët tjera të këtij libri i cili krahason (ngjason) Allahun xh.sh. me krijesën e Tij, siç është në faqen 1799, ku në ajetin 42, të sures El-Kalem: - {يَوْمَ يُكْشَفُ عَن سَاقٍ} - ata ia ngjesin cilësinë e kërcimit (kacavirje) Allahut xh.sh..

Në faqen 1015, në interpretimin e sures en-Nur, ajeti 35: - {اللَّهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ} - ata thonë "Allahu është drita" dhe në fusnotë ata qartazi thonë: "Ne mund të mendojmë rreth Allahut vetëm në bazë të përvojës sonë të jashtëzakonshme".

Mushebbihitët janë ata të cilët ia ngjasojnë krijesën Allahut xh.sh. Ata besojnë se Allahu i ngjanë krijesës. Ata i caktojnë Allahut, xh.sh., vende, drejtime, forma, dhe trup, dhe tentojnë ta kamuflojnë këtë duke thënë: "Sidoqoftë, ne nuk e dimë si është vendi i Tij, apo si është i ulur Ai, apo si është fytyra e Tij, apo si është drita e Tij". E gjithë kjo nuk mund t'i shmang ata nga blasfemia.

Lavdërimi i takon vetëm Allahut Zotit të botëve, Atij të cilit nuk i përngjanë asnjë prej krijesave, është i pastër nga të gjitha vetitë e papërshtatshme, si dhe nga e gjithë ajo çka blasfemuesit padrejtësisht thonë për Të.


Dhe Allahu e di më së miri.



Nga gjuha Angleze: Islam ALIJA

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...