Pse duhet ndjekur nje Imam?



Pyetja qe tani na parashtrohet eshte, "pse dikush duhet te ndjek nje Imam"? Kjo mund te pergjigjet duke lansuar kontra-pyetje: "A i njeh te gjitha normat e llojllojshme te fese? A je ne gjejnde ta nxjerish dhe percaktosh prejardhjen e normave qe kan te bejne me: abdesin, namazin, zeqatin, etj.? A e din cili hadith e ka abroguar nje hadith tjeter? A je ne gjendje te vendosish bashkrenditje ne mes haditheve te ndryshme qe ne dukje e kundershtojn njeri tjeterin? A e din cilet ajete ne Kur'ani kerim, jan gjenerale ne aplikimin e tyre dhe cilat ajete jan te kufizuara me tekst tjeter, etj."?

"Nese dikush nuk ka njohuri per keto aspekte, ateher ai definitivisht nuk eshte ne gjendje ti nxjer dispozitat drejtpersederjti nga Kur'ani dhe Hadithet". Ne kete rast per ne vlen ajeti Kur'anor, "Pyeti ata per dituri nese nuk din", (43:7).

Se kendejmi nese nuk posedojm dituri mjaft te madhe, qe te jemi ne gjendje te nxjerim dispozita direkt nga Kur'ani dhe Hadithi. Ne duhet qe, duam apo s'duam ta ndjekim njerin nga keta Imam te medhenj, qe arriten deri ne shkallen me te dalluar ne njohjen e ketyre problematikave. Ne mesin e te cileve eshte Ebu Hanifja (r.a.). Imam Ebu Hanifja eshte Tabiin (nje qe ka pare Sahab). Ai mori njohuri mbi hadithin nga rreth 4000 mesues.

Devotshmeria e tij ishte aq e madhe sa per 40 vjet e ka falur namazin e sabahut me abdesin e jacise (Tarikul Bagdad). Per diturin e tij, drejtesin dhe urtesin e tij deshmojne te gjithe dijetaret e kohes se tij. Prandaj duhet te jemi shum te sigurt se nje person i ketill eshte plotesisht i afte per analizimin e normave direkt nga Kur'ani dhe Hadithi. Nje arsye tjeter per adoptimin e vetem nje Imami si udheheqes eshte ajeti Kur'anor: "Dhe ndjekne rrugen e atyre qe me kthehen Mua", (31:15).

Per ti u kthyer Allahut kerkohen dy kushte elementare- Dituri dhe veprimi sipas asaj diturie. Sa i perket kesaj kater Imamet ishin ne kategorine me te larte.Imam Ebu Hanifja ishte i respektuar nga Ulema te ndryshem te kohes se tij, duke pranuar se ishte dijetari me i madh i kohes. Makki Ibn Ibrahim i cili ishte nje nga mesuesit e dalluar te Imam Buhariut (r.a) ishte nxenes i Ebu Hanifes (r.a). Imam Ebu Hanifja (r.a.) perpiloi nje liber me hadithe te titulluar "Kitabul Athaar" nga mesatarisht 40.000 hadithe. Prandaj ata qe ndjekin nje Imam te ketill, mund te jene te kenaqur se jane ne menyre te perpikte duke i ndjekur urdherat e Allahut teala dhe te derguarit te Tij, (salallahu alejhi we selem).


Dallimi i pikëpamjeve

Ne kete pikpamje dikush mund te pyes: "Nese te gjithe Imamet i kan nxjer dispozitat nga Kur'ani dhe Hadithi, si eshte e mundur qe ata te ken dallime ne disa aspekte"? Ne menyre qe ta kuptojme realitetin e ketyre dallimeve, do te duhet te kthehemi ne histori, ne kohen e Sahabeve (radiallahu anhum). Nje here Resulullahu (alejhi selam) sa ishte kthyer nga nje beteje, kur i urdheroi Sahabet te vazhdojne per ne vendin e Beni Kuraizah - nje fis hebre qe jetonte ne periferi te Medinet al-munewereh. Qellimi ishte te vendosin rrethim mbi ta, per shkeljen e paktit te cilin e kishin lidhur me Muslimanet.

Ne menyre qe ta shpreh urgjencen e ceshtjes, Resulullahu (alejhi selam) u tha Sahabeve: "Askush nga ju te mos e fal namazin e Iqindise para se te arrini ne Beni Kuraizah". Deri sa sahabet ishin ende duke udhetuar errdhi koha e namazit te Iqindise. Disa Sahabe (radiallahu anhum) ndien se duhet ta falin namazin menjeher. Ata e kuptuan urdherin e Resulullahut (alejhi selam) se ata duhej sa me shpejt te arrinin ne destinacionin e tyre. Dhe se ajo nuk implikonte pamundesin qe namazin ta falin ne udhetim e siper. Keshtu ata e falen namzin aty. Grupa tjeter e Sahabeve (radiallahu anhum), i pranuan instrukcionet bukfalisht. Prandaj ata vazhduan dhe e falen namazin e tyre kur arriten ne Beni Kuraizah. Me vone kur u informua, i Derguar i Allahut (alejhi selam) per kete, nuk i beri verejtje asnjeres grup, (Sahih Buhari).

Sekendejmi dallimi paraqitete nga pika e interpretimit. Sidoqoft, ky dallimi ne interpretim eshte i kendshem kur vjen nga person i cili ka dituri te thell ne fe dhe ka arritur superioritet ne Kur'an dhe Hadith dhe ne ceshtjete tjera perkatse. Ne raste te caktuara dallimet paraqiten si rezultat i refimeve te ndryshme qe gjenden, perkitazi me nje ceshtje. Nje Imam mbeshtetur ne kritere te caktuara i jep perparesi njerit refim, deri sa tjetri ne driten e dituris te cilen e posedon, preferon refimin tjeter. Kjo eshte menyra se si keto dallime paraqiten.

Sidoqoft, sikur qe Resulullahu (alejhi selam) nuk e qortoi asnjeren grup ne rastin e permendur me larte, ngjajshem Imamet pasi kan arritur shkallen e muxhtehidit, nuk do te akuzohen edhe nese kan gabuar. Resulullahu (alejhi selam) transmetohete te kete thene: "Kur nje Hakkim gjykon, dhe perpiqet me tere kapacitetin e tij dhe vjen deri te zgjidhja e vertete, fiton shperblim te dyfisht. Nese gabon, ndonse e ka dhene krejt mundin e tij, fiton nje shperblim", (Buhariu vell. 2 faq. 1092). Ibn el-Menzir (r.a.) duke komentuar kete hadith thote se Hakkimi do ta fiton kete shperblim vetem pasi te kete vertet njohuri te skajshme dhe ne driten e kesaj diturie gjykon. Kater Imamet kishin aftesi dhe dituri te mjaftueshme per te bere ixhtihad. Keshtu ata hyjn ne kufijt e ketij hadithi.


Ndjekja e një Imami të vetëm

Nje ceshtje tjeter e cila shpesh ngritet eshte: "Pse eshte e domosdoshme ndjekja vetem e nje Imami"? Pse nuk ka mundesi qe te ndjeket nje Imam perkates per nje aspekt e nje tjeter per nje aspekt tjeter. Pergjigja e thjesht ne kete do ishte: "Ku dote ishte bazuar dikush per te bere nje perzgjedhje te ketill. Duke qene se nuk posedon me diturin e mjaftueshme per ti parashtruar normat, personi i ketill nuk do te jete ne gjendje ti vleresoi perfundimet e Imameve perkates".

Nese kete nuk eshte ne gjendje ta ben ateher ai nuk ka ku te bazohet tjeter perpos se ta zgjedh ate qe i pelqen atij. Nderkaq, kjo nuk eshte tjeter perpos se ndjekja e pasioneve te veta, gje per te cilen Allahu teala na ka terhequr verejtjen ne Kur'an. Ndjekja e pasioneve, bile njeriun e con edhe ne kufer. Prandaj Juristet e medhenje te koheve me te fundit, nemesin e tyre Shah Waliullah (r.a.), rikonfirmon se eshte Waxhib per masat popullore ta ndjekin nje Imam te vetem.



Pergatiti: Xhamia e Gradecit

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...