Medet per ty Altin (Ahmed Kalaja)



Per t'iu shmangur debatit te hapur nga vellezerit e tij ideologjik rreth metamorfozes se tij gjate 20 e kusur vitesh, nga vehabizem radikal ne nje selefizem (teorik) kulturor, hoxhes Ahmed (Altin) Kalase i duhet nje debat teologjik. Ky debat teologjik nuk ka lidhje me pozicionin e tij ne raport me Bajramin dhe Zgjedhjet Politike (ne akord me vendimet e konferences se mbajtur para pak muajsh ne Saudi - servilizmi ndaj pushtetit), as me pozicionin e tij si Tullumbace Mediatike Kuq-e-Zi, as me barcaleta futbollistesh per Prifterinj, as me pervojen e "puthjes me llape" (French Kiss) qe duhet te kete nje besimtar para se te martohet, as me liturgjine diskriminuese gjonore e as me shume "as"-e te tjera, sepse ai vete eshte "As"-i mac i hoxhallareve kontravers, qe ben c'ben do dale ne ze te origjines si formim i patjetersueshem.

Dje, zoteria ne fjale, ka publikuar nje faqe nga liberthi me Virde (program ditor lutjesh per sufiste) te botuar nga Vellazeria "Shems El-Kulub" (Dielli i Zemrave), duke akuzuar me nje retorike te forte ekskomunikuese (sic velezerit e tij ideologjik tekfirist e akuzojne), fyese si tipar injorantesh dhe duke e mohuar pak rreshta me pas (sic metamorfoza e tij shperblen) si tipar hipokritesh.

Tema ne fjale ka lidhje me ceshtjen teologjike te "te kerkuarit ndihme" (Istigatheh dhe Istimdad - Medet) nga krijesat, ku te gjitha argumentat sheriatike tregojne se Istigatheh dhe Meded perfshihen ne kontekstin e Tevessul - Ndermjetesimit, ku kjo ceshtje s'mund te trajtohet drejte vetem se pas te kuptuarit e shprehjes Istigatheh dhe perdorimet e saj sheriatike.

Si me poshte, do te keni nje shpjegim te permbledhur, jo per te sqaruar Ahmed (Altin) Kalane, e as per t'i bere avokatine Vellazerise (qe jane teologe te nderuar), por jam i interesuar per Xhematin te mos tundohet nga kontraversiteti i njerezve pa fundshpine.

Istigatheh ne kuptimin gjuhesor eshte (طلب الإعانة) "te kerkuarit ndihme".

Atehere, ne baze te ketij kuptimi, Istigatheh - Kerkimi i ndihmes - nga krijesa, per ate qe ajo e ka aftesine dhe mundesise (فيما يقدر) te beje eshte e pranuar unanimisht sipas ajetit kur'anor: {{فَاسْتَغَاثَهُ الَّذِي مِنْ شِيعَتِهِ عَلَى الَّذِي مِنْ عَدُوِّهِ فَوَكَزَهُ مُوسَىٰ فَقَضَىٰ عَلَيْهِ}} - "Dhe ai qe ishte nga kasta e tij i kerkoi ndihme kunder atij qe ishte i armiqve te tij. Musai e goditi me grusht dhe e mbaroi" [Kisas:15] (vini re: E ndihmoi - Istegathe'hu) Nder gjerat qe krijesa ka mundesi dhe aftesi te beje eshte: Duaja dhe Shefaati - ndermjetesimi, ashtu sikurse diten e Kijametit, sipas transmetimit te Bukharijut 5/324 eshte edhe "استغاثوا بآدم" - "i kerkuan ndihme (istigatheh) Ademit", pra i kerkuan Shefaat - ndermjetesim. Istigatheh ne kete hadith ka kuptimin e kerkimit te ndihmes dhe mbeshtetjes dhe kjo forme eshte: 'qe pejgamberet te kerkojne prej Allahut xh.sh.'. Ky eshte kuptimi i Shefaatit dhe kuptimi i Duase per te tjeret, ku ne fakt eshte kerkim prej Krijuesit.

Shprehja dhe veprimi i Istigathes eshte e lejuar dhe nuk mund te thote dot askush se eshte e ndaluar, akoma me keq nese thote Shirk (politeizem), kur eshte provuar e kunderta sipas transmetimit te Bukharijut.

Pra, Istigatheh do te thote te kerkuarit e Shefaatit dhe Duase, por problemi mesa duket qendron tjeter kund. A ka mundsi qe dikush prej sahabeve t'i thote Pejgamberit s.a.v.s. "me fal mua", ose "me fut ne Xhenet", ose "me shpeto nga zjarri i Xhehenemit", ose "me shero nga semundja", e te tjera te ketij lloji ku autoriteti dhe mundesia ekskluzive eshte e Allahut xh.sh. ne kuptimin "kerkoi Allahut per mua ta beje ate gje", pra te kete synimin ne fjalet e tij kerkimi i duase per zgjidhjen e problemit qe ka dhe a eshte kjo e lejueshme?

Ne fakt, shembuj te ketij lloji kerkese prej Pejgamberit s.a.v.s. gjejme te shumta ne transmetime Korrekte - Sahih, ku duhet gjithashtu komentimi korrekt i tyre ne akord me synimet e Sheriatit, sepse ato jane paraqitur ne Sunnetin Profetik.

Ne kete kuader dhe sipas transmetimit te Muslimit ne "Fadl Es-Suxhudi ue El-Haththu Alejhi" (3/40) Sahabiju i nderuar Rebij'ah ibn Ka'b El-Eslemij i thote Pejgamberit s.a.v.s.: "أسألك مرافقتك في الجنة" - "te kerkoj ty shoqerimin tend ne Xhennet", nderkohe qe hyrja e Rebi'as ne Xhennet eshte ne doren e Allahut ekskluzivisht dhe per sa kohe qe kjo thenie eshte e deshmuar, provuar dhe faktike ne Sunnet, atehere kjo do te thote se patjeter eshte e lejueshme dhe as qe behet fjale qe eshte e ndaluar dhe Shirk. Pejgamberi s.a.v.s. nuk pranon te thuhen gjera te ndaluara aq me teper nese behet fjale per Shirk do te ishte i prere.

Perderisa eshte e lejueshme ne prezence te Pejgamberit s.a.v.s. atehere eshte i papranueshme kundershtimi dhe as pretendimi i leshimit te me te mires, sepse po te kishte sadopak shkelje te Sheriatit atehere do te ishte Pejgamberi s.a.v.s. ai qe do te terhiqte vemendjen me fjale te llojit "lere kete edhe nese eshte korrekte, sepse shembellen te gabuaren".

Ky hadith i lartepermendur, sipas asaj qe percon shprehja, ka dy kuptime korrekte dhe nje jo korrekte edhe pse mund te kete permbajtje shprehese, sepse nuk eshte ne akord me Sheriatin:


- Kuptimet korrekte

1. - "Te kerkoj t'i lutesh Allahut te me beje shoqeruesin tend ne Xhennet", pra ketu kemi Tevessul (ndermjetesim) ne menyre e kerkeses per dua prej Pejgamberit s.a.v.s. dhe ky Tevessul eshte ne akord me Sheriatin.

2. - "Qe Pejgamberi ta fuse ate ne Xhennet me ane te shoqerimit, por me lejen e Allahut", ku perderisa eshte e pranueshme qe Isai te ringjalle te vdekur me lejen e Allahut, etj., te kesaj forme ku kjo nuk eshte Shirk e as e ndaluar, atehere eshte me i lehte pranimi qe Pejgamberi s.a.v.s. te fuse dike prej ymetit te tij ne Xhennet me lejen e Allahut xh.sh. ashtu sikurse jane paraqitur ne nje sere transmetimesh te haditheve te Shefaatit.


- Kuptimi jo korrekt

1. - Pejgamberi s.a.v.s. te veproje aktin e futjes se tjetrit ne Xhennet pa lejen e Allahut xh.sh..

Te gjithe myslimanet e dijne se Pejgamberi s.a.v.s. dhe te gjithe pejgamberet e tjere, nuk bejne Shefaat pa lejen e Allahut xh.sh.. E kushdo qe akuzon myslimanet se me fjalet e tyre kane per qellim kete kuptim te fundit jo korrekt, u pergjigjemi: 'A mos valle pe se c'ka ne zemrat e tyre'? Ashtu sikurse Pejgamberi s.a.v.s. i tha Usamah ibn Zejdit kur ky kujtoi se nje jo-besimtar e tha "Shehadetin" vetem per t'i shpetuar denimit: A mos valle e pe se cka ne zemren e tij?

Gjithashtu kemi shprehjen e Amr ibn El-Ass te transmetuar nga Imam Ahmed ne Musned (17109) dhe Muslim kap. "Keun El-Islam Jehdim ma Kablehu we kedha El-Hixhreh we El-Haxhxh" ku i thote: "Kushtezo, qe te me falesh (أن تَغْفر لي) cka bera qe kam tentuar te veproj jashte rruges se Allahut" (tek Ahmedi "أنت تغفر لي", ndersa tek Muslim "أن يُغفر لي"), ku transmetimi i Ahmedit eshte me i forte se i Muslimit dhe s'ka dyshim se Magfireti - falja - e gjynaheve eshte ekskluzive e Allahut xh.sh., nuk ka mundesi Pejgamberi s.a.v.s. vetem se t'ia kerkoje Allahut xh.sh., por shprehja ka ardhur ne kete aspekt dhe kjo stilistike eshte dicka e njohur ne gjuhen arabe.

Gjithashtu kemi hadithin e transmetuar ne Sahih Muslim ne As'hab El-Ukhdud 14/292 me djalin sherues ku Pejgamberi s.a.v.s. teksa tregon perdor kete stilistike: "Filloi djali te sheroje verberine, lebrozen dhe semundje te tjera", ketu Pejgamberi s.a.v.s. ia atribuon Sherimin djalit. Pastaj ne pjesen e dyte, Pejgamberi s.a.v.s. shpjegon si vazhdim i tregimit se cfare kuptimi kane fjalet ne pjesen e pare ku citon djalin teksa i pergjigjet mekembesit te mbretit rreth sherimit: "O xhaxha, une nuk sheroj askend, por Allahu xh.sh. sheron, nese deshiron i beson Atij dhe une i lutem e Ai te sheron ty", keshtu pre u shpjegua ne pjesen e dyte se Sheruesi real eshte Allahu xh.sh..

Nese do te krahasojme kete hadith me hadithin e Rebij'ah ibn Ka'b "Te lutem ty shoqerimin ne Xhennet" dhe ate te Amr ibn El-Ass "Kushtezo, qe te me falesh mua", del qe kerkesa per nevojen, te cilen nuk mund ta ekzekutoje me aftesi dhe mundesi vetem se Allahu xh.sh. do te thote qe e kerkon ate prej Allahut xh.sh. me ane te duase qe ben Pejgamberi s.a.v.s. dhe kjo eshte e lejueshme dhe e pranueshme sic u pa nga argumentet.

Po ashtu edhe nese do te vinte dikush tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe do te thoshte "Meded ja Resulallah", duke pasur per qellim ndihmen permes duase, kjo do te ishte korrekte si per nga ana gjuhesore ashtu edhe per nga ana e Sheriatit, sic kuptohet nga hadithet e lartepermendura.

Kjo lloj stilistike, pra atribuimi i veprimit te Krijuesit tek Krijesa ne menyre stimulative, eshte e qendrueshme edhe ne Kur'an, sic eshte fjala e Xhebrailit: {{إنما أنا رسول ربك لأهب لك غلاماً زكياً}} - "Une jam thjeshte nje i derguar i Zotit tend, e do te te dhuroj ty nje djale te paster" - ku dhuruesi real eshte Allahu xh.sh..

Shpesh here hasim ne pretendimin se "kjo eshte e lejueshme gjate jetes se tij, ndersa pas vdekjes nuk lejohet".


Pergjigjemi:

Se pari, meselet e Shirkut nuk bejne dallim mes procedimit tek i gjalli dhe procedimit tek i vdekuri, pra ashtu sikurse nuk lejohet qe dikush t'i thote Pejgamberit s.a.v.s. "Ti je zoti im" kur ka vdekur, po ashtu nuk i lejohej atij kjo gje gjate jetes se Pejgamberit s.a.v.s..

Se dyti, perderisa shprehjet e permendura ne hadithet e lartepermendura, kane kuptimin e "Kerkimit te Duase", kjo gje nuk eshte Shirk. Kjo eshte sikur t'i drejtohesh nje krijese "Lutu per mua", gje e cila nuk lejohet t'i drejtohesh Allahut xh.sh. ne po te njejten menyre "Lutu per mua", kjo edhe nese supozojme se te vdekurit nuk degjojne perseri nuk eshte Shirk, sepse ti i drejtohesh Pejgamberit s.a.v.s. duke kerkuar prej tij te lutet per ty, ku kerkesa per lutje eshte specifike e krijesave dhe jo e Krijuesit (Krijuesi nuk lutet per askend).

Por edhe nese ne menyre hipotetike bazohemi ne fjalen se "te vdekurit nuk degjojne", maksimumi qe mund t'i thuhet dikujt hipotetikisht eshte qe "fjala jote nuk sherben, sepse ai nuk te degjon, per rrjedhoje nuk mund te lutet per ty".

E megjithate, ne realitet, shumica e imameve te Islamit, bashke me ta edhe vete Ibnul Kajjim El-Xheuzijeh besojne se te vdekurit degjojne ku Ibnul Kajjim thote "Shume transmetime nga Selefi e deshmojne kete".

Nese supozojme se sahabet nuk kane kerkuar nga Pejgamberi s.a.v.s. asgje pas vdekjes - edhe pse e kunderta eshte e sakte - nuk shpreh ndalese, sepse veprimi i nje prej dy ceshtjeve legale nuk shpreh ndalesen e se dytes.

Pastaj, ky kusht - se nuk punohet me nje hadith nese nuk transmetohet veprimi i sahabeve - do ta kondiciononte sunnetin ne varesi te sahabit, nderkohe qe e kunderta kerkohet.

Shtoi kesaj se ketu ka nje konfuzion dhe perzjerje parimore mes dy ceshtjeve, mes mostransmetimit te veprimit te sahabeve (kjo nuk tregon per leshimin e hadithit nga ana e tyre) dhe ceshtjes se kundershtimit te hadithit nga ana e tyre, pra qe te veprojne ose te thone te gjithe dicka ne kundershti te asaj qe transmetohet dhe kjo eshte Ixhma.

Ndersa rasti konkret - te mos diturit se a eshte pranuar nga ana e sahabeve - nuk ka gje tjeter vetem se heshtje dhe heshtja nuk e kundershton aspak deklarimin e nje dijetari, atehere si mund te refuzohet ne kete menyre hadithi sherif.

Nderkohe te argumentuarit ne disfavorin tone me hadithin e Ibn Abbasit, sipas transmetimit te Imam Tirmidhijut: (إذا سألت فاسأل الله وإذا استعنت فاستعن بالله) - "Nese kerkon, kerkoi Allahut e nese kerkon ndihme, kerkoi ndihme Allahut", nuk eshte fare argument qe e ndalon Tevessulin me Pejgambere dhe Evlija, sepse hadithi nuk shpreh "mos i kerko dikujt pervec Allahut dhe mos i kerko ndihme dikujt pervec Allahut", por hadithi shpreh synimin faktik (sic shpjeguam me siper) permes prioritetit.

Hadithi ne fjale ka te njejtin vleresim kontekstual sic eshte hadithi: "لا تصاحب إلا مؤمنًا ولا يأكل طعامك إلا تقي" - "Mos shoqero vetem se besimtarin dhe mos ushqe vetem se te devotshmin", nuk eshte pare dhe as degjuar qe ky hadith perfshin ndalesen e te shoqeruarit dhe te ushqyerit te pabesimtarit.


Ne vend te mbylljes ...

Hoxha Ahmed (Altin) Kalaja, ben mire te shohe xhematin e tij e te mos ngaterrohet ne mesele qe nuk ka aftesi as mentale e as intelektuale per t'i trajtuar, sepse argumenta ne favorin tone ka boll edhe nga pala e tij, ne vecanti Ibn Tejmijeh ne "Fjala e Bukur" (El-Kelim Et-Tajjib) shenon hadithin cfare te thote dikush te cilit i mpihet kemba, te therrase njeriun me te dashur: "Ya Muhammed" - saktesoi Naser Albani, ku ne disa botime ne shqip ky hadith eshte fshire nga teksti.

Megjithate, uroj qe kjo te jete hera e fundit qe perzihet ne tematika diskutabile per te ndryshuar vemendjen, sa per t'ia kujtuar videon: https://www.youtube.com/watch?v=1JKCI6kKjNw.

Wesselam!



Autor: Alban CULI, 23 maj 2017.

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...